e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Nëna e gruas që vrau tri vajzat: Toka, shkaku i grindjes dhe më pas i divorcit të çiftit Dobrushi

45
Postuar më: 10 Mars, 2014 tek Aktualitet
vajzat

Nëna e Edlira Dobrushit, gruaja që ka vrarë tre vajzat e mitura paraditen e së dielës në Lecco të Italisë tha se mes vajzës dhe bashkëshortit të saj Bashkimit ka patur konflikte prej kohësh. Sipas saj kanë qenë kushtet e këqija ekonomiko-sociale, të cilat e kanë detyruar Edlirën të merrte vendimin fatal.

Në një intervistë me televizionin Ora News, Altie Çoba, tregon se toka është bërë shkaku kryesor i grindjes dhe më pas divorcit me Bashkimin.  Çifti Edlira dhe Bashkim Dobrushi ishin bashkë prej rreth 15 vitesh, ku patën dhe tre vajza, të cilat u vranë nga e ëma e tyre, Edlira.

Dobrushi, 37 vjeç, ka qëlluar me thikën e kuzhinës vajzat e saj 13, 10 dhe 4 vjeç dhe ka tentuar të vetëvritet. Tragjedia ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës në një banesë sociale në periferi të Lecco-s. Bashkim Dobrushi, ndodhej në shtëpinë e familjarëve të tij në Kukës, kur ka marrë lajmin tragjik. Burri ka shpjeguar se ishte kthyer për t’u rrëfyer familjarëve të tij dhe atyre të gruas arsyet që kishin çuar në fundin e martesës së tyre.

“Jam e vetme, askush nuk më ndihmon. Nuk mundesha më”, mësohet se ka thënë gruaja ndërsa transportohej për në spital. Sipas dëshmive të fqinjëve, vajzat janë vrarë në pika të ndryshme të shtëpisë dhe më pas trupat janë zhvendosur në dhomën e gjumit, në krevatin e të cilës janë gjetur të tria të shtrira. Hetuesit kanë gjetur në apartament edhe armën e krimit: një thikë e madhe kuzhine.

Prifti i zonës ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje, pasi vajza e madhe e familjes frekuentonte mësimet e kishës, pavarësisht se i përkiste besimit mysliman. / Corriere della Sera / Përgatiti: Gazmira Sokoli

 1

2

 

3

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


45 Komente


  1.  
    Horri i Bulevardit

    Fatkeqsi, qe sdi si ta ngushellosh, femije te parritur, qe bien pre e tragjedise familjare, nga prinder qe kane frike te jetojne.
    Te vrasesh femijet, eshte nje krim i paimagjinuar, qe sdi si ta quash vrasesin.
    Mallkim ku ve dore mbi femijet, se ne qofte se ka qenie te pafajshem, ata jane femijet.
    Zot, merri keta femije dhe mbaji Ti, SE QENIA NJERI, eshte kthyer ne qenie vrastare.




    •  

      Sinqerisht i bashkohem me dhimble+trishtim komentit te Horrit pa pike e presje ,bo-bo o Zot car behet keshtu .MJAFTTTTT nuk me ben zemra me te vazhdoj kome….tragjedi me permasa te medha….




  2.  
    Istresuari

    Fajin e ka ai babai qe braktis nje nene me tre femije…ajo nene mund te jetonte vetem me ndihme finanaciare ose te kthehej ne shqiperi,po njerezit atje s’kan buke vet dhe nuk japin shprese…
    Atje ne shqiperi shresa nuk vdes se ke dicka,nje shtepi,nje prone dhe kryesoren familjen por po tu vra shpresa ne emigrim vetem per vetvrasje mendon pastaj.
    Un ketu ne amerike kam 12 vjet qe vete ne krevat me endrra per vendin dhe familjen time…ketej ste hyn gje ne sy pervec punes dhe cekut.
    Ketu kur ske pune vetem te vrasesh veten mendon.




    •  
      Rivi

      Me fal ,po si mund te flasim per economin kur behet fjal per nje tragjedi kaq te rend qe ka tmerruar gjith shqiptaret , nuk mund te mos gjykojm edhe babain. E tyre por ne fund as aj grua mizore nuk I falet….




  3.  

    Lotè dhe vetem lotè per ket tragjedi ,dhimje edhe me shumè kur theren fèmitè nga varferia,
    o Zoti i madh ku po shkon kjo BOTE……..




  4.  
    Pëllumb zaimi

    Krim i tmerrshëm? Të ngjethet mishi. Por mblidheni mendjen sidomos ju ” Istresuari”? Gjithmonë,gjithmonë,gjithmonë ka një rrugedalje. Unë për vehte kam kaluar shumë prova te vështira. Edhe kur në 97-ën isha piketuar për tu vrarë,buzëqeshja ne mes te piketuesve. Kjo i trembte ata. Të menduarit si optimist edhe në ditën më te zezë eshtë shpetimi. Me kujtohet nga leximet një komit që i thanë se na kanë rrethuar turqit. Komiti tha: “hajde te fillojme të hedhim valle” dhe,filluan ta hedhin. Turqit u lebetitën sepse menduan që këtu ishin para një kurthi te komitëve! Ja mbathën..komitet shpëtuan. Ka shpetim në cdo rast. Mëndja që mbetet e kthjellët ne cdo situatë e gjen. Mos mendoni zi,por bardhë dhe e bardha vjen. Vjen sepse jeton aty pranë dhe bashkë me të zezën…!? Nuk janë kurrë të ndara!




    •  
      Resilda

      Bashkohem plotesisht me ju Zoteri! Dhe faleminderit qe dhate nje mendim kaq optimist ne mes te ketij tmerri. Doja vetem te shtoja qe faji edhe ketu si ne te gjitha rastet dhe situatat eshte jetim. Kjo nene, ose me mire te themi “Medea” e diteve te sotme nuk e besoj kurre ti kete vajtur mendja per te vrare te bijat ne gjendje normale, ashtu si cdo prind. Vetem nje gjendje depresioni te larte mund ta kete shkaktuar. Po ashtu si edhe babai nuk mund te gjunjezohet. Ai ka bere zgjedhjen e tij, ashtu si mijera burra ne ditet e sotme( te cileve ish grate as nuk u jane vetvrare as nuk kane vrare). Prandaj kjo behet perbehet nga karaktere aq te ndryshem. Askush nuk e di se si mund te reagoje pala tjeter. E madje as pala tjeter nuk e di se si mund te reagoje, deri ne momentin qe reagon. Prandaj te ulemi ne karrige e te gjykojme gjakftohtesisht eshte mjaft e thjeshte.
      Ngushellime familjes. Nuk kam fjale… Jam jashtezakonisht e prekur!




  5.  
    beso

    Kjo eshte nje kriminele kurve qe duhet varur. Nuk eshte nena e pare qe mbetet vetem me femije, po eshte nga ato qe I duket mundim cdo gje qe ben per te tjeret. Ka shembuj grash qe pervec femijeve U Kane siguruar jetesen edhe burrave ne kohe te tilla krize e varferie, po jo vetem qe nuk kane vrare njeri por as nuk I degjon te ankohen. E thjeshte te zgjedhesh rrugen me te lehte, ti japesh fund.




    •  

      Beso
      MJAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAFTTTTTTTTT
      QETESI TE MORT !
      Dhe ky eshte nje mort qe te ndalon zemren
      MJAAAAAAAAAAAAAFTTTTTT ,PER ATE ZOT ,MJAFT !

      Te 3 ne moshen e femijeve te mi
      nuk mund ,nuk ka ngushellim !
      Trishtim ,dhimbje e pakufijshme .




      •  
        beso

        Jo mor zotni se nena shet syrin dhe veshken per te rritur femijet dhe nuk I vret. Prandaj mos me thuaj mjaft mua pot mendoje dhe nje here situaten e nje gruaje egoiste qe meqe nuk e do burri merr hak te femijet . Hajt tung




    •  
      mergimtari fv

      Beso jam dakort me ju , pjell dhe breshka por zahmet eshte rritja , kjo moster bushter-kurve theri krijesat e saja siduket per hater a premtim nga doshnori , jemi te shumte ne shqiptaret ne mergim dhe pse me probleme ekonomike te krizes prapseprap ka rruge zgjidhje te shumta ne krahasim me gjendjen ne Shqiperi , ne boten perendimore ka shoqata humanitare fetare e civile me qindera e nuk te lene te vdesesh urie dhe pa strehim e veshmbathje , vellezer e motra komentatore mos u revoltoni nga fjalet e mia sepse une jam i perveluar nga humbja e djalit aksidentalisht dhe nate e dite deri sa te vdes mendja me rri tek ai , por shyqyr zotit kam dhe dy yje te tjere qe me japin shprese e gezim .




      •  
        eb

        Me vjen keq per tragjedine tuaj, e uroj te gjesh paqe nje dite dhe pse e di sa e veshtire eshte. Askush nga ne se ka ne dore sa mund te jetojme, fatkeqesisht e uroj prania e te dashureve te tu te harroje sadopak dhimbjen

        Nje shprehje thote: kur nuk ecen ne kepucet e tjetrit nuk e di ku i dhemb. keshtu dhe puna e kesaj historie ketu. Nese do beni disa lexime mbi efektet e njerezve qe vuajne nga depresionit, nuk do e gjykoje ne kete menyre.




    •  
      Vjollca

      Tragjedi qe me preku thelle…..Keshtu ndodh me njerez te paedukuar,te pashprese te pagdhendur qe nuk mendoje per fatin e femijeve te tyre.Tmerr per ne shqiptaret…..




    •  
      eb

      Beso, bej disa studime, se mendimi yt i pa ANALIZUR eshte shokues. Sinqerisht!!

      PAb i ka permbledhur te tera si jane. Mendja eshte delikate e jo cdo njeri perballet me hallin njesoj. Ajo nene i rriti me sakrifice deri sot… ne kohen krize kur vuante dhe nga depresioni, shume njerez e kane te veshtire te ndajne relaitetin nga iluzioni.
      P.A.B

      Duhet nje “fshat te rrise nje femije” por ndoshta duhen disa nena ne anen e tij. Ne Amerike, 25 vjecarja Lasahnda Armstrong futet me gjithe furgon ne lumin Hudson, te New York-ut. Nga 4 femije vetem njeri shpetoi. Cuni 10 vjecar, tregoi se nena kish thene: “ Me falni. Do bej dicka te cmendur” Te degjojme ekspertin Mjeko-Ligjor, Dr Phillip Resnik qe e ka studiuar kete fenomen permbi 45 vjete. Ai eshte profesor i Psikiatrise dhe drejtues i Psikiatrise Ligjore ne Case Western University.

      Shpesh njerezit thone, pse nuk vret veten por femijet? Ka nje pergjigje per kete, quhet “vrasja altruiste”. Nena ndjen se bota eshte vend i tmerrshem per te jetuar, e nga mendja e saj e depresuar kujton se femijet vuajne aq shume sa ajo. Tenton ti mbroje femijet, duke besuar se do jene me mire ne Parajse. Une kete e quaj, vrasje nga dashuria, jo nga urrejtja.

      Ka nje dallim kryesor kur nje baba ne depression ose nene e tille vret femijet. Baballaret kane me shume shance te bejme familicid (vrasje e krejt familjes) duke eleminuar gruan, femijet dhe veten. Kurse grate shume rralle e vrasin te shoqin. Kjo sepse burrat tentojne ti shikojne me nje ndjenje pronesie grate dhe femijet e tyre, grate nuk e kane kete mentalitet ndaj burrave.

      Nje kategori tjeter eshte “hakmarrja martesore” ketu 4% e vrasjeve ndodhin nga prinderit. Zakonisht fillon nga gjyqet e gjata se kush do marre femijet, tradhetia bashkeshortore apo ndarje. Ka nje deshire te hakmerresh ndaj bashkeshortit. Pra keto jane dy kategorite1) altruiste 2) hakmarrje. Jo gjithmone ka problem mendore ne jeten e ketyre personave, por disa dhe kane. Une kam qene ekspert ne gjyqin e Andrea Yates, nje grua qe mbyti ne uje 5 femije se mendote qe ishin te pushtuar nga demonet. Nje nga faktoret kryesore eshte “ndjenja e izolimit”

      Disa studime per keto ceshtje jane 200 vjecare. Ne nje studim qe kam bere vete, ne SHBA me doli se ne cdo 33 vrasje, njera eshte nga prindi qe vret femijen. Te pakten mendimet transitore per te vrare femijen jane te shpeshta, dhe kjo eshte nje nga teorite pse duam ti denojme me rreptesi keto nena. Kjo ri-forcon kontrollin tone te brendshem. Dhe si gjithmone, ka nje deshire per te bere dike shembull. Gjykatat po ashtu i denojne shume rende, dhe kur keto gra jane me probleme mendore.

      Kemi te bejme me nje problem kritik, ne raport me parandalimin. Ne fillim duhen indentifikuar nenat ne depresion. Nese nje nena ka femije te vogel dhe do vetvritet, shancet jane 1:20 qe ajo do e marre femijen me vete. Pra, cdo nene ne depression qe eshte ne rrezik vetvrasje, ka potencial te demtoje dhe femijen e saj. Shteti ka rendesi ne nderhyrje, me profesionistet e shendetit mendor dhe punonjesit sociale. Kur dikush eshte psikotik, sic jane shume nga keto gra, duket qare se kane nevoje per ndihme. Por depresioni i rende, eshte dhe ai nje problem per tu trajtuar.

      Nje nga problemet eshte se grate nuk flasin per mendimin e vrasjes se femijeve te tyre, dhe person ii fundit qe mund ti besojne eshte punonjesi i shtetit. Po ashtu nuk e ndajne kete mendim me psikiatarin, obstetrin apo pediatrin. Dhe kur e bejne kete, kur kane ndihme, u duhet te mbi-kalojne paragjykimin social qe nje nene duhet te jete perfekte dhe ne gjendje te kaloje gjitha krizat e jetes.

      @ z. Thano/ nese doni, mund te publikoni te perkthim te shpejte, ne formatin leter. Me germen e-per-eshte e si t’ju pershtat ju. Publiku ka nevoje te informohet me teper. Phil Resnik eshte autoritet nderkombetar ne kete fushe.

      I vetmi kuotim qe duhet eshte me poshte.

      Copyright © 2012 NPR. All rights reserved. NPR- Radio Pubike Kombetare, bazuar ne Washington DC, Sh.B.A.




  6.  
    nick

    nuk ka me keq se depresioni.Behesh armik i vetes.E paimagjinueshme te vrasesh femijet me thike,pertej çmendurise.




  7.  
    cuci

    me te dhem shpirti se kishim degjuar ndonjeher dhe kurr mos degjofshim ne jete te jetev ngushellime me te sinqerta familjareve




  8.  
    tol francezi

    TRAGJEDI E TMERSHME,nuk eshte vetem varferia ,se ketu ne ITALI kur ske mundesi per te mbajtur femijet vin asistentet social dhe i marin femijet dhe u garantojne fjetjen ,ushqimin,shkollimin,te gjitha te drejtat,sa te arijne moshen e punes ,duke u garantuar pune ,shtepi qe fillojne jeten e tyre te panvarur,kjo grua ka rene ne depresion ,eshte ndier e vetmuar ,pafuqishme,ska pare asnje lloj drite ne fund te tunelit,zgjodhi nje fund tragjik per femijet e pafajshem qe skane asnje lloj faji,qe paguajne per fajin tone si prinder,me renqethet mishi kur shkruaj keto rjeshta,sdi cfare te them ,zoti te na ruaje mendjen kokes.




    •  
      eb

      sa gabim qe te marin femijet aty ne Itali…ne Angli nese ke probleme financiare te gjenden pronto per cdo gje. E shkreta ca e vrare ca e terrorizuar me vendimet atje, plus i shoqi do kete lozur me mendjen e saj…veproi keshtu.




  9.  
    P.A.B

    Duhet nje “fshat te rrise nje femije” por ndoshta duhen disa nena ne anen e tij. Ne Amerike, 25 vjecarja Lasahnda Armstrong futet me gjithe furgon ne lumin Hudson, te New York-ut. Nga 4 femije vetem njeri shpetoi. Cuni 10 vjecar, tregoi se nena kish thene: “ Me falni. Do bej dicka te cmendur” Te degjojme ekspertin Mjeko-Ligjor, Dr Phillip Resnik qe e ka studiuar kete fenomen permbi 45 vjete. Ai eshte profesor i Psikiatrise dhe drejtues i Psikiatrise Ligjore ne Case Western University.

    Shpesh njerezit thone, pse nuk vret veten por femijet? Ka nje pergjigje per kete, quhet “vrasja altruiste”. Nena ndjen se bota eshte vend i tmerrshem per te jetuar, e nga mendja e saj e depresuar kujton se femijet vuajne aq shume sa ajo. Tenton ti mbroje femijet, duke besuar se do jene me mire ne Parajse. Une kete e quaj, vrasje nga dashuria, jo nga urrejtja.

    Ka nje dallim kryesor kur nje baba ne depression ose nene e tille vret femijet. Baballaret kane me shume shance te bejme familicid (vrasje e krejt familjes) duke eleminuar gruan, femijet dhe veten. Kurse grate shume rralle e vrasin te shoqin. Kjo sepse burrat tentojne ti shikojne me nje ndjenje pronesie grate dhe femijet e tyre, grate nuk e kane kete mentalitet ndaj burrave.

    Nje kategori tjeter eshte “hakmarrja martesore” ketu 4% e vrasjeve ndodhin nga prinderit. Zakonisht fillon nga gjyqet e gjata se kush do marre femijet, tradhetia bashkeshortore apo ndarje. Ka nje deshire te hakmerresh ndaj bashkeshortit. Pra keto jane dy kategorite1) altruiste 2) hakmarrje. Jo gjithmone ka problem mendore ne jeten e ketyre personave, por disa dhe kane. Une kam qene ekspert ne gjyqin e Andrea Yates, nje grua qe mbyti ne uje 5 femije se mendote qe ishin te pushtuar nga demonet. Nje nga faktoret kryesore eshte “ndjenja e izolimit”

    Disa studime per keto ceshtje jane 200 vjecare. Ne nje studim qe kam bere vete, ne SHBA me doli se ne cdo 33 vrasje, njera eshte nga prindi qe vret femijen. Te pakten mendimet transitore per te vrare femijen jane te shpeshta, dhe kjo eshte nje nga teorite pse duam ti denojme me rreptesi keto nena. Kjo ri-forcon kontrollin tone te brendshem. Dhe si gjithmone, ka nje deshire per te bere dike shembull. Gjykatat po ashtu i denojne shume rende, dhe kur keto gra jane me probleme mendore.

    Kemi te bejme me nje problem kritik, ne raport me parandalimin. Ne fillim duhen indentifikuar nenat ne depresion. Nese nje nena ka femije te vogel dhe do vetvritet, shancet jane 1:20 qe ajo do e marre femijen me vete. Pra, cdo nene ne depression qe eshte ne rrezik vetvrasje, ka potencial te demtoje dhe femijen e saj. Shteti ka rendesi ne nderhyrje, me profesionistet e shendetit mendor dhe punonjesit sociale. Kur dikush eshte psikotik, sic jane shume nga keto gra, duket qare se kane nevoje per ndihme. Por depresioni i rende, eshte dhe ai nje problem per tu trajtuar.

    Nje nga problemet eshte se grate nuk flasin per mendimin e vrasjes se femijeve te tyre, dhe person ii fundit qe mund ti besojne eshte punonjesi i shtetit. Po ashtu nuk e ndajne kete mendim me psikiatarin, obstetrin apo pediatrin. Dhe kur e bejne kete, kur kane ndihme, u duhet te mbi-kalojne paragjykimin social qe nje nene duhet te jete perfekte dhe ne gjendje te kaloje gjitha krizat e jetes.

    @ z. Thano/ nese doni, mund te publikoni te perkthim te shpejte, ne formatin leter. Me germen e-per-eshte e si t’ju pershtat ju. Publiku ka nevoje te informohet me teper. Phil Resnik eshte autoritet nderkombetar ne kete fushe.

    I vetmi kuotim qe duhet eshte me poshte.

    Copyright © 2012 NPR. All rights reserved. NPR- Radio Pubike Kombetare, bazuar ne Washington DC, Sh.B.A.




    •  
      eb

      PAB.. komplimente per shkrimin. Informacione teper te duhura per injorancen shqiptare. Ne shume komente shikon qe shajne femren duke e quajtur lloj lloj emrash. Harrojne qe nje njeri qe arrin te vrase gjene me te shtrenjte te tyre e ka nga dobesia mendore, ku nuk mund te ndajne realitetin nga iluzioni, apo simptomat e depresionit e streset.




  10.  

    ME varferin as njeri nuk duhet te dorzohet sepse mund te jete provizore por kesaj mund di kete shptuar mendja e kokes dhe beri ate qe eshte e pa pranushme
    mos degjofshim kurre gjera te tilla
    KE DO NGUSHELLOSH?
    CFARE DO THUASH?
    NE shqiptaret ketu ne LECCO jemi shokuar




  11.  
    Aliu nga Selenic

    Jo te gjith shqiptaret i perballojne menyres perendimore te te jetuarit. Nje pjes e tyre turren pa kufi, pase c`do gjeje qe u dele perpara, nje tjeter eshte teper konservator dhe i frenuar, ketu krijohet perplasje ne mmes morali dhe amoralitetit.
    Nuk dihet se cili ishte shkaktari i ndarje qe kjo ndarje solli kete tragjedi, pore ketu po bene qe 23 vjet qe lufta ne mes te moralshme dhe te pa moralshmes po ndeshen per jete avdekje.
    Natyrishte qe ne kete ndeshje pjesa me e madhe e kane paguar femijet, ata ose jane vrare ose rriten ne ato kushte ku nuk kan asnjehe mundesi te te therrasin nene, ose baba.
    Neve sapo kaluam festen e Nenes dhe pikrishte nek kete dite pothuajse ndodhi kjo tragjedi. Duhet te dijme mire, se edhe ne familje prinderit kane nje statut.Po e humben kete statuse prinderit si nena ashtu edhe babai ata nuk munde te konsiderohen prinder me.Pra kujdes nje nen e mire duhet te ruaje, statusuin e saje ne raporet me femijet, ne repore me burrin, ne rapore me prinderit, po ashtu edhe burri, duhet te ruaj statusin ne raporte me gruan, ne rapore me femijet ne raporet me prinderit. Duke mos i ruajture keto norma statutore te famjlejs krijohen edhe keto fatekeqesi te natyarve nga me te tmerreshme.
    Une ngushelloi po ke te ngushellosh?.Ke thuajni ke te ngushellosh?.Femijet iken nga jeta te therur si qengja .Sa keqe. Ato krijes te pafajshe u prefeshin ne paqe ne boten tjeter, ndersa mekataret zoti i gjymtofte dite e per dite cilidopcofte nena apo babaj.




  12.  
    Bocari

    Rast tragjik. Fatkeqesisht jo i pari. Shoqeria civile duhet te kualifikohet ne ate qe quhet bashkekzistence.. Per te gjitha ka nevoje te kualifikohesh, vetem per tu bere nene, babe, bashkeshorte jo. Mendoj se keto jane dy certfikatat me te rendesishme qe i duhen shoqerise. .Fatkeqesisht ne asnje vend te botes nuk ekziston, dhe cdo drogaxhie, dhe e cmendur mund te pjelle. Mjer ata qe lindin nga prinder te tille. Cfare mekati i sjell ne jete.
    Para pak ditesh doli nje statistike e papritur shokuese. Ne EUROPE, 1 ne cdo 5 gra provon dhunen fizike dhe perdhunimin. Me duket se qenia mashkullore nuk e perballon dot me stresin e maredhenieve bashkshortore dhe familjes. Ajo ose dhunon nga frika qe ka ose behet pantofel e gruas. Po pregatiten kohet e matriarkaritetit?!




  13.  
    Bocari

    @P AB

    statistika dhe studimi qe shkruan eshte interesant. Megjithate statistika eshte gjeja me e thate qe mund te shkruhet mbi keto krime. Mendimi im eshte qe nje nene ne depresion me apo pa altruizem nuk mund te kryeje kurre nje akt te tille makaber dhe ne rastin tone me mjetin me te rende, THIKEN. Eshte vdekje e tmerrshme dhe kerkon doza shume te larta narkotiku ose cmendurie. Nga fytyra nuk mund ta quaj monster por edhe mund te gaboj, fakti qe ka ngelur gjalle le shume per te dyshuar. Ne rastet e degjuara deri me sot nuk mbaj mend vrasje te tille nga ana e nenes me thike, baballare po. Megjithate ngjarja eshte renqethese, por kjo eshte vetem nje ane e medaljes.




    •  

      o zot ,sa turp. sa te bukura ishin ato vajzat gati sa mosha e kalamjve te mi.
      po pse moj grua vrave vajzat? Si mund te jetosh ne kete jete? Besoj se do vetvritesh po ta kuptosh qe ke bere nje krim kaq te poshter.Po cfare varferire?
      Ke qene nje grua e bukur ,mund te beje dhe tre pune ne dite se vajza e madhe te ndihmonte.
      Kam qare per ata femije dhe pse nuk i njihsha.
      Ngushellime gjysherve,dajave ,hallave ,xhaxhallarve.
      Baba turp te kete,smendonte tju siguronte buken por kish kohe per relazione.

      Sa gjynah ..




  14.  
    baba nga durrsi

    Nuk e kam kuptuar kurre kte thenien: per arsye ekonomike….?! Po pas vrasjes cfar ndodh me ekonomine, permirsohet….?! Statistikat tregojne qe pjesa me e madhe e ksaj kategorije njerzish kane nje tenor jetese te mesem ose deri diku te larte, u fol ne mediat shqiptare qe kishte paguar gati 20.000 euri per te ndertuar nje shtepi te re ne shqiperi pra aq keq ekonomikisht duket se s,paska qene! Njoh familje perfshi dhe te nenshkruarin ktu qe femijet i kane rritur me buke e voj luledilli. po vrasje te ksaj natyre apo per shkaqe ekonomike sic thuhet rendom sot nuk ka patur! Shqip llafi: Behet fjale vetem per njerez qe kane psiken e demtuar per arsyet nga me te ndryshme dhe sic thot populli men,ja osht i grusht miza, fluturun e si mledh dot mo! Kohet e sotme moderne po vejne ne prove te madhe dhe integritetin moral dhe psiqik te njerzimit! Shkenca, teknologjia,etj, kane bere shume hapa perpara por ja qe formulen per te qene i lumtur apo thjesht i qete dhe i kthjellet prap se prap nuk e kane gjetur! drame e vertete!




  15.  
    Toni

    Pune grash perzejne burrat nga shpia dhe pastaj luajne nga ment e kokes po a vritet femija o njerez




  16.  
    Ana

    Mos na i jepni fotot e femijeve se na cmendet fare! U prehshin ne paqe! Gjithsesi edhe pse si ajo si ka dashur njeri tjeter s’arrij ta konceptoj kete krim. Ka qene hakmarrje per te shoqin. S’ka burre ne bote te ma marre mendjen e ti bej keq femijeve te mi. Une do pastroja rruget me gjuhe vetem per ti rritur. O zot meshire!




    •  
      P.A.B

      Ke te drejte, fotot e femijeve ndoshta s’duheshin publikuar. Me keni bere pershtypje ne dy fjalite e fundit. Respekt per ju, Zonje!




    •  
      eb

      Asnje nene qe jeton ne ambient normal, me siguri, mbeshtetje e paqe nuk zgjidhte kete rruge. Ajo i rriti me sakrifice deri tani… por arriti kulmi ku mendja nuk ndan dot iluzionin nga realiteti e veproi keshtu.




  17.  
    miri.

    cfare spo degjojme, pse jemi mallkuar, cfare ka ngelur pa bere…. i beme te gjitha, jemi te destinuar te zhdukemi si komb. jemi shume pak o njerez.




  18.  

    Vritini dhe ategrua dhe ate burre leshi qe s`ka c`u duhet jeta tani.Te tille mostra duhet ta dine qe jeta nuk eshte fushe me lule dhe sduhet te krijojne familje.




  19.  
    Sallakja

    Lajm i keq.
    Te le nje shije te keqe. Ngjarje te tilla te bejne
    te pa fuqishem,te heqin mundesine per te bere sadopak
    llogjike mbi cfare mund ti ndodhe njeriut.
    Kam idene se ne te tilla raste nuk gjykohet.
    Kush gjykon, gabon.
    De Andre nje nga perlat e tije e mbyll keshtu:
    …….se non sono gigli son pur sempre figli,
    vittime di questo mondo……




  20.  
    LORA

    Keto vrasje jane nje kob i tmerrshem qe ve ne pikepyetje memesine.
    Deri me sot,kam qene e bindur se memesia eshte dashuria e vetme,pa kushte,qe nuk ngjan me dashurite e tjera;dhe qe si e tille eshte me e dlira qe shijon njerezimi.
    Ka dy dite qe nuk me del tronditja;jam vete nene dhe sado qe e mendoj nuk ja gjej dot fillin ta arsyetoj.




  21.  
    MARKO

    Dhimbje ngushellim… por dhe kafsheri njerzore…




  22.  
    Julia

    Kjo per mua eshte nje ngjarje qe kurr sfo ta harroj per jet sa te jem
    Gjall nuk eshte arsyeja kushtet se ka femij qe rriten ne kushtw pa shtepi pa buk keto shum normale u dukeshin qe kan pas jetes .Dora ju thaftttt dora ju thafttt qysh ka mujt me qu doren ne keta engjuj kaq te mir o Allahh denoje ate öerson pa shpirt ka pas zgjidhje tjera bre dora ju thafttt gjith diten kam qajt




  23.  
    MD

    Dua tu them shqiptareve ku do qe jane te shkollur e ignorant. Ajo nene vuante nga depression ne vend qe burri te kerkonte ndihme mjeksore per te, vendosi ta divorconte. Ai eshte aq fajtor sa ajo qe I vrau. Semundjen mendore shkaktohet nga nje imbalance kimike ne tru. Eshte shume e thjeshte te gjykosh tjetrin po asnje nuk e di se sa e rende ka qene gjendja depresive e kesaj gruaje.




    •  
      Edi UK

      Pa mbrojtur as nenen dhe as baban ne radh te pare dua te shpreh ngushellimet per keto vajza per keto engjej. Ne akoma nuk dim mire se perse gjendja ka arritur deri aty dhe mendoj se nese hetimet do fillonin dhe telefonatat duhen hapur ateher do kishim akoma me shum prova per ngjarjen. Nese hapen telefonatat qe ka bere burri me dashnoren, Edlira me te shoqin, edlira me familjaret e saj, Telefonatat e vajzes me te jatin dhe shoqerine e saj dhe telefonatat e burrit me te vellain dhe njerezit e tij jam e bindur se do dale e verteta e depresionit te kesaj nene. Presioni psikologjik eshte i njejte me krimin sepse te iken truri pa ben veprime kriminale. Nese kjo grua sic flitet ka qene nje nen e rregullt, ka punuar dhe leket e saj i coi dhe bleu tok por i vellai i burrit ndertoi shpi ne token e saj, nese kjo grua punonte dhe mbante shtepin dhe mendonte se te rregullonte ekonomin dhe burri ben sherr dhe degjon njerezit e tij dhe zihet me gruan apo hakmerret ndaj saj duke mos ardhur ne shtepi, duke krijuar lidhje me femer tjeter pasi e shikon qe gruaja po rendohet psikologjikisht dhe femijet rendohen dhe ata psikologjikisht ateher per mua shkaku i fillimit te depresionit te kesaj nene eshte vet burri i saj. Pasi u krujua ajo gjendje depresive te trurin e gruas se tij ai jo vetem qe nuk mundohet ti qendroj afer apo ta coj te doktori por i del perpara me nje femer tjeter dhe e divorcon gjoja per depresionin e saj dhe i merr dhe femijet me gjyq. Pra e vret akoma me shum per te dyten her. Harron qe vajzat po jetojn me nje nene te semur dhe shikon qefin e tij duke udhetuar per tu fejuar tashme me dashnoren. Atehere cpret ai nga nje mendje e semur totalisht dhe duke e provokuar akoma me shum qe te bej kjo grua mendon ai se do hidhte valle? Jo or njerez kjo mendje e semur se nuk mund ta quaj as nene mori dhe bastardoi femijet e saj qe aq shum vuajti ti lindte dhe ti rriste. Nuk e di se kjo grua a e ndiente veten mjaftueshem nene apo e ndjente veten me shum grua pas burrit qe nese ai iken un nuk duroj dot dhe bej hatan. Prandaj kjo grua ka dashur me shum veten se femijet e saj. Te gjith njerezit vuajn ne kete jet, kan deprsesione ne menyra te ndryshem se jetea nuk eshte e leht por qe te vrasesh femijet se tu se ata jan te pambrojtur dhe flen te qet ne khaet e tu si nene un kete se kuptoj dhe nuk di se cfar emer ti ve. Por do beja nje thirrje per te gjitha familjet shqiptare qe kan femij se dhe vet kam 4 femij qe ju luten stop sherrit mos e shikoni njeri tjetrin si armiq burr e grua, beni detyren ndaj njeri tjetrit dhe ndaj femijeve pastaj ndaj te afermeve tuaj sepse keni krijuar nje familje dhe femij qe nuk e kan ata fajin per cfar ndodh ata duhen rritur dhe familja duhet mbajtur. Zoti i bekoft Shqiptaret dhe Shqiperin.




  24.  
    Tina

    Ngushllime Familjes Dobrushi. Kjo nene esht abnormale. Absolutikisht e semure ne koke. Pa mar parasysh se cfar gjendja ka qen, nuk ka arsye me I lendu femin ne asnji form. Inshallah ngjenet ato tre engjuj. Inshalla zoti e denon ket bishe te semure ne maksimum ):




  25.  
    eva

    ajo e don ta presish cdo dite nga nje cope te vogel dhe ti hedhish kripe dhe hudhra!!!TMERR!!!se kam degjuar kurre ne jeten time!!!e pabesueshme!!!




  26.  
    eva

    Nese babai e dinte qe ishte i martuar me nje femer kaq te cmendur atehere nga e lejonte mamane e tyre te kishin lidhje bashke me keta engjej te vegjel?nga iku ne shqiperi duke ditur me ke do ti linte mbrapa?




  27.  


  28.  
    lilija

    ju lutem eshte mekat kesaj ti thyhet nene grua apo njeri kesaj i thojn bish e djall o zot denoj ti ne menyren tende o zot qka satu mbajt kjo toke ni grip memi kap femin gjumin se baj gjum nga dhimta femiut tim nuk di nuk di ket njeri duhet me djeg persegjalli kadaldal malkuar qoft ajo ftyre zez




  29.  
    adonita

    ndoshta nje dite nena e tyre do te pendohet ndoshta nje dite dote te derdhe lote por engjullusha e saj nuk do te jen me ne mesin e saj ngushllime





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)