e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Turizmi, Shqipëria në listën e sugjerimeve të NYT

3
Postuar më: 12 Janar, 2014 tek Lajme Flash
albania-1254

Bregdeti shqiptar renditet i 4-ti në listën e 52 vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2014. Prestigjozja “New York Times” rekomandon të gjithë turistët të vizitojnë bregdetin shqiptar, i cili ofron kombinimin më të mirë të bukurisë së bregdetit Dalmat në Kroaci, thesaret arkeologjike që gjenden në Turqinë dhe Greqinë e lashtë dhe bukuritë e Italisë së Jugut. Të gjitha këto perla të Evropës mund ti gjeni në një vend të vetëm, Shqipëri, një rikthim në kohët kur Evropa ishte e virgjër dhe kushtonte pak, shkruan New York Times. Sipas gazetës zhvillimet e mëparshme kërcënonin rikthimin e këtij bregdeti në vitet pas komunizmit, por qeveria e re që erdhi në pushtet në shtator të 2013-ës premtoi ta kthejë në identitet.

Linku i shkrimit:

http://www.nytimes.com/interactive/2014/01/10/travel/2014-places-to-go.html?smid=tw-nytimes&_r=2

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


3 Komente


  1.  
    kanti

    do na kishin nxjerre te paret po ce do qe nuk pranuam 1300 tone sarine dhe mustarde ne bisht palle…




  2.  

    natyra po, qe ne fakte nuk ka lidhje me shqiptaret. por shqiptaret nuk ka liste qe ti rendise pervecse ne ate te lipe shtogut




  3.  
    Pjetri

    Mos filloni perseri me gjepura qe nuk i hante njeri ne kohen e monizmit kur S.Lazeri na solli çmimin e vendit te pare per ushqim,e me pas me karagjozlleqet e satrapit Sali qe ne renditemi pas Gjermanise e vendeve me te zhvilluar ne bote.Mos u beni qesharak kur permendni bregdetin me te bukur duke zene vendin e katert!ka ikur koha e idiotesirave te tilla se tashme nuk ka shqipetare qe mos te kete pare bregdetet e fqinjeve e te arrish ne konkluzion se shqiperia me bunkieret(pallatet alla Basha)kane zbritur deri ne breg te detit!Ata qe bejne keto komplimenta gjatiu e kane mendjen ,lexoni me vemendje se ku u rreh atyre tek thesaret arkeologjike,tek ato qe nisen po nuk e perfunduan ne Butrint qe germonin naten e benin komplimenta diten,tek ato qe pas germimeve vetem gropat na lane e nuk na thane se ç’fare gjeten.Ndaj lerini deklaratat qe mjaftone te kene siglen e NY e ne te rrezojme edhe qeveri per kete mioperi.A thua se tani u konstatua kjo bukuri apo perpara e kishin lejen ne xhep e sishte nevoja per reklame te tille !





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter