e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

U harrua 17 nëntori!

9
Postuar më: 19 Nëntor, 2013 tek Letrat e Lexuesve

Përshëndetje DITA. Këtë vit, ndryshe nga vitet e tjera, çlirimi i Tiranës, kjo festë kombëtare u harrua. Shumë pranë qendrës së Tiranës, tek “Rruga e Durrësit”, ndodhet përkujtimorja e dëshmorëve të Tiranës. Është për të ardhur vërtet keq, pushtetarët tanë nuk janë kujtuar kurrë të bëjne diçka për këta të rënë. Me kontributin tonë kemi skalitur emrat e tyre në një pllakë mermeri dhe me ndihmën e qytetarëve të Tiranës është vendosur në një pallat.

Nuk e di çfarë përgjigje dhe ku do ta çojë kryebashkiaku i Tiranës nëqoftëse do të vinte një vizitor i huaj, i cili do kërkonte të dinte për dëshmorët e Tiranës dhe përkujtimoren e tyre. Ai para pak ditësh, ndoshta i helmuar nga sherbeti kimik, e shndërroi këtë festë në 5 Maj duke thënë: “Lavdi dëshmorëve të kombit”, duke mos i kujtuar fare këta të rënë. Me respekt, Eduart Bashllari.

 

Letër e nënshkruar

Eduart Bashllari

 

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


9 Komente


  1.  

    Ouuuuuu,sa keq ,sa keq .
    17 nentori kur iken gjermanet dhe u pushtuam nga shqiptaret
    kur morracaket e kuq ,kriminelet ,pushkatuan 1000 vete brenda dites
    pushkatuan eliten tiranase
    i vrane ne pragun e portes ,para syve te femijeve ,rrugeve ,me plumb mbas shpine …ashtu si dine te vrasin tradhetaret ,frikacaket .
    do vij vizitori i huaj dhe do kerkoj …diktaturen e proletrareve
    hesht ,hesht …injorant bunkerist , se nuk ka aspak nder ne 17 nentroin qe ju pergjaket me gjakun e …shqiptarit !




  2.  
    tomorri

    O DREAM:
    Enigmatik dhe injorant pa kufi.
    Ne shqiperi çdo fshat ,krahine dhe qytet ka daten e çlirimit nga okupatoret e huaj nazi fashiste,jo me Tirana qe eshte Kryeqyteti i shqiperise ne se e di o kreminel.
    Nuk po bejme fjale per gjigandizma por festive por perkujtimoret duhet te jene te organizuara dhe modeste mor qafir e kopuk bir kopuku.
    Ti duhet te jeshe nga ata te Xhafer Deves tani e kutova une por pak me vonese.selam andej nga ai vend.




  3.  

    Xhaxho Tomorri pershendetje …se salamin nuk e di une ..nuk eshte shqip
    Tani ca i vonuar je ti ..po nejse gjysma e te keqes qe kuptoke
    Ne Shqiperi ,cdo perkujtimore duhet rishikuar ,dhe datat tuaja jane te palavdishme
    sepse gjermanin nuk e perzuret juve …e humbi luften ,e humbi …do ikte nga ky vend i nemur …por ate dite qe iku …ju pushtuat Shqiperine …u pushtua nga shqiptaret …nga perbindeshat e kuq .
    Pra, xhaxho Tomorri veteran dhe pensionist i 80 lekeshit ,kur tu keni dhene nje emer gjithe kockave anonime ,atyre qe pushkatuat pa gjyq ,kur tu keni vendosur nje pllake perkujtimore atyre qe luftuan ne krahun tuaj …dhe pastaj sadisti dhe ju morracaket e tjere i beret ‘armiq te kllases” …kur te ulni kokat boshe qe keni dhe te kerkoni ndjese per ate qe i beret brezave ,pasardhesve te tyre …hajde kerko respektin dhe festimet .
    Kopil i zborit ,jo nuk jam nga dera e XH.Deves …jam nje nga ata tiranset e vjeter qe ju morracaket i kalbet burgjeve dhe zvarritet internimeve .
    Kriminelin do ta gjesh kur te shohesh veten ne pasqyre …gjithashtu dhe historine do e rishkruajme …niperve te tu po i mesojme QE JU ISHIT BOLSHEVIKET SADIST ….ATA QE ARMIK KISHIN …SHQIPTARIN !




  4.  
    gozhda

    politikane leshi tirana eshte kryeqytet dhe si e tille duhesh perkujtuar data e clirimit por krtu tek ne eshte rumpalle gjithandej




  5.  
    Bocari

    @tomorri, @dream

    Zoterinj ju jap te dyve te drejte dhe meqenese prekni nje teme qe na intereson edhe ne te gjalleve desha tu lutesha per ndihme. Ku i gjen njeriu keto te drejta para vdekjes, se pas vdekjes eshte vone. Mua Ramizi me denoi, Saliu me deboi Edi me harroi. Ashtu si une ka shume shqiptar qe enden neperbote, hije te jetes qe meritojne sepse meritat dhe luften qe ben njeriu ne pergjithesi e gezojne te tjeret qe ta fusin nga mbrapa. Keshtu ndodhi dhe me 17 Nentorin ata qe vdiqen u harruan nje dite se te gjallet qe mbi vepren dhe gjakun e tyre u lodhen duke i kujtuar 1 here ne vit. Sa per te vraret e pafajshem e thote vete fjala te pafajshem, ishin me Deven apo Ballin, askush ska te drejte ti marri jeten tjetrit ne emer te asnje ideali. Denimin e ka ne dore vetem drejtesia.




    •  

      Bocari e ke shkruar padashje pergjigjen per ndihmen qe kerkon
      “hije te jetes qe meritojne ”
      E kaloni gjithe jeten duke pritur qe dikush tu ndihmoje ,dikush tu punesoje ,dikush tu bej drejtesi ,dikush qe te shkruaje histori …
      Derisa te presesh ate “dikushin” do jesh skllav
      Kur te kuptosh qe ai “dikushi” je ti …ateher do ndryshojne gjerat !




  6.  
    Bocari

    @Dream

    Je ngutur dream ne pergjigjen qe ke dhene. Nuk me njeh e as te njoh. Por nqs. une shkruaj se ramizi me denoi, kjo do te thote qe kam bere dicka. dhe kur them se Sala me deboi dmth. se kam bere aq sa kam qene rrezik per te, dhe kur them se i treti na harroi dmth se perseri kam dicka. Sa per punesim e kam dhe shume te mire kam 33 vjet ne pune dhe te them te drejten nuk me del koha te rri dhe te pres.. Megjithate bere mire qe e dhe mendimin tend. As une nuk e di se perse i kam shkruar keto rrjeshta. Ndoshta si nje ngushellim per kete harrese qe nuk kap vetem tev dekurit por edhe ne qe jemi gjalle.




  7.  
    eduarti

    Ktu behet fjal per nje fest kombetare .Dhe ashtu sic na e kane lene te paret duhet tja u leme pasardhesve tane .Nuk behet fjale per pune interes dhe politik .por ne po harrojme historin e vendit po e prishim dhe pasqyrojme ndryshe .ju that jemi tirans .ne tirane ka nje rruge qe quhet kater deshmoret ka nje shkolle me kte emer .dhe kto emra i ka ven populli .dhe qeverritaret po i zhdukin kto bukuri te verteta historike .neser kjo rrug apo shkolle do emerohet zogu i dut apo i tret .cdo fshat dhe qytet ka historine e vet ka diten dhe vendet e shenuara per tu festuar .por ato po festohen atje ku kan interes pushtetaret .Cdo rrug apo lagje ka nje histori por ato po emerohen me emra qe nuk kan fare te bejne per ate vend .tirana esht mbush ne cdo cep dhe shesh me buste qe nuk kemi degjuar as ne emrat e tyre apo ne historin e Vendit njihen tradhetare. tani cfar do ju thoni femijve ju tiransit e vjeter . .nje dit kta do na e cojne festen e flamurit ne tropoje diten e veres ne skrapar karrnavalet ne diber .te kesh emrin tirans dhe te jesh patriot i vendit nuk flet keshtu per kte mesazh .qe godet pushtetaret qe e shnderruan sipas traditave te tyre .





Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter