e përditshme info-analitike
Universiteti Marin Barleti

 

Z.Rama, zhvishe krahun, Vlora po pret

0
Postuar më: 14 Tetor, 2013 tek Letrat e Lexuesve

DITA, nëpërmjet jush, dua t’i dërgoj një sms Edi Ramës, z.Kryeministër. Jam një qytetar nga Vlora, jetoj me shqetësimet e drejtuesve më të lartë këtu në Vlorë, shqetësimet janë nga më të ndryshmet dhe këto për fajet e tyre, për 20 vjet po na qeverisin!

E kam bërë publike disa herë të tjera po te kjo gazetë, por shkrimet tona janë aq të vogla, sa korrupsioni bashkiak e kalon kufirin dhe atyre vendor, ke me mijëra sheshe ndërtimi, që nga ana proceduriale ja kalojnë edhe Kandaharit! Ne qendër të Vlorës po ngrihet një pallat madhështor, si anije që trasporton solar, ku po humbet obelisku i pavarësisë!

Më tutje, te kinoteatri, u prish lulishtja, më tej, në skelë, po ndërtohet një pallat ku distanca midis pallatit ekzistues s’i kalon tre metra. Këtu nuk jam si denoncues, por si qytetar që kërkoj liri dhe drejtësi. Z.Kryeministër! Si deputet i Vlorës, shkarkimet do i nisje nga vendi që kërkon më shumë demokraci, Vlora ka aq shumë potencial njerëzor, sikundër pushteti që ishi ja kishte hequr të drejtën e vetëqeverisjes dhe po të vësh re, në të gjitha institucionet drejtuese, ka njerëz militantë të zotit kryebashiak.

Z.Rama, zhvishe krahun, Vlora po pret, është rrëzuar qeveria vendore, por ajo lokale për Vlorën ka qenë më e rëndë. Faleminderit z.Kryeministër dhe punë të mbarë për një qeverisje sa më dinjitoze! Lexues, Vlorë.

Faleminderit per vleresimin!
Si ju ben te ndiheni ky lajm?

  • asnje ndjesi
  • I kenaqur
  • i shqetesuar
  • i trishtuar
  • i indinjuar


0 Komente



Ji i pari te lesh nje koment!


Lini nje pergjigje

(e domosdoshme)


Visit Us On FacebookVisit Us On Twitter