Gazetari investigativ Adriatik Doçi shkruan për lidhjet e Arben Ahmetajt në media. Prej kohësh qarkullon informacioni se ka shumë pjesëtarë të medias që janë paguar nën dorë nga ish-zvlryeministri në forma të ndryshme.
Z.Doçi veçon një gazetare me dy emra, që nënshkruan si Ola Xama por emrin e ka ndryshe dhe mbiemrin gjithashtu.
Flitet se ajo e fsheh mbiemrin për të zhdukur gjurmët e lidhjeve mes bashkëshortit dhe Arben Ahmetajt.
Denoncimit të gazetarit i janë përgjigjur me reagime ata që kanë djegur redaksi mediash e kanë gjymtuar gazetarë.
Shkruan Doçi:
“Debati rreth integritetit profesional të Olës po merr përmasa të paparashikuara. Shoh që qenkërkan solidarizuar edhe dhëndri i Nongratës (profesori i pastrimit të parave), Syri i Nongratës (nën hetim për pastrim parash) dhe deputeti me 365 vota Peço Vasili, të cilit po i bëjnë letrat që të bëjë burgun në vend të Likes për dosjen e lobimit.
Ndërkaq, njëri nga pronarët e inceneratorëve mësohet se ka banuar te Ambasador 3!
Vetëm ai e di se sa komshinj i kanë trokitur në derë për farë kosi! Ishte koha kur Ben Tigri kontrollonte sofrën e këtij biznesi dhe të gjithë ishin në paqe me inceneratorët, që nga vetë Tigri, Belo, Bleta e Tatimeve, Mona, Ola etj., përveç Vesho mallistit, i cili ishte mërzitur pasi nuk e kishin përfillur kur kishte kërkuar reklamë.
Nuk jam i sigurt nëse përbën apo jo interes publik integriteti profesional i Olës, por prova e zjarrit janë këto tre nipte (M22224037O, M32301023C dhe L72227010J).
Janë marrë para publike përmes këtyre 3 nipteve apo jo? Nëse po, në ç’formë janë marrë dhe ku kanë përfunduar.
Shumë e thjeshtë. Siç tha edhe Tigri, ndiq paranë”.
Gazetari ve në dukje se kemi të bëjmë me një hajdute të fondeve publike.
“…Edhe hajdute e fondeve publike përmes një karteli kompanish në emër të burrit, edhe të japësh leksione integriteti profesional dhe të ‘luftosh korrupsionin’ sipas direktivave të ish ministrave në kërkim nga drejtësia për korrupsion dhe pastrim parash.
Guxim i madh për t’u marrë në konsideratë. Shpresoj mos të ndryshojë sërish emrin para se t’i dalin letrat!” – shkruan Doçi.
n.s. / dita