Një nga faqet më aktive këto ditë të hetimeve Veliaj ka qenë faqja investiguese Prapaskena. Ajo ka botuar shumë të dhëna dhe dokumentacion, veçanërisht për prokurorin Ols Dado dhe gjykatësin Erjon Bani.
Kjo faqe u ka kthyer një përgjigje gazetarëve të “sekreteve hetimore” pasi këta kanë kërkuar nga ekranet ku dalin, hetimin e reporterëve të saj dhe të tjerëve që sipas tyre “sulmojnë prokurorët dhe gjykatësit”.
Këta gazetarë vetë kanë rënë në sy për detajet e dosjeve hetimore të SPAK-ut që i nxjerrin në ekrane në kohë dhe forma të ndryshme.
Rasti duhet të hapë një debat brenda komunitetit të medias dhe në opinionin publik:
A kanë të drejtë mediat që duan të ndajnë me publikun të dhëna dhe dyshime mbi karakterin dhe personalitetin e atyre që kanë marrë në dorë pushtetin e rëndësishëm të drejtësisë?
Apo kanë të drejtë gazetarët që i bëjnë thirrje këtij pushteti të hetojë dhe arrestojë kolegë që nuk flasin dhe nuk mendojnë si ata?
Më poshtë përgjigja e Prapaskenës:
“…Gazetarët Klodian Tomori, Klodiana Lala dhe Ola Xama allias Basjola Pandeli, i kanë bërë thirrje mbrëmë SPAK të hetojë mediat, të cilat sipas tyre kanë marrë urdhër nga Erion Veliaj në burg, për të sulmuar gjyqtarët dhe prokurorët e çështjes së tij.
Analisti Andi Bushati, ndonëse më i moderuar pasi ka qenë vetë objekt i një represioni të SPAK-ut për listën e patronazhistëve, tha se Veliaj po i hedh mediat në fyt SPAK-ut.
Ndërkaq, gazetari Flamur Vezaj ka shprehur indinjatën nga SHBA-të se pse SPAK nuk po u turret mediave siç iu turr Elton Qynos. Si për ironi, edhe ndonjë gazetar i Syrit, baltores së Berishës kundër SPAK, flet për presione ndaj SPAK.
Magjistratët e çështjes së Veliajt janë prokurori Ols Dado, kreu i SPAK Altin Dumani, gjyqtari i GJKKO Erjon Bani dhe gjyqtari i Apelit të GJKKO Engert Pëllumbi, i cili korrigjoi pjesërisht vendimin e gjyqtarit Bani, por duke lënë gjithsesi në burg Veliajn.
Engert Pëllumbi dhe Altin Dumani janë sulmuar mbi dhe nën brez nga Sali Berisha, i cili i ka konsideruar pjesë të organizatës kriminale, hajdutë, të korruptuar etj., cilësime këto të pambështetura në asnjë provë dhe fakt. Madje gjyqtari Pëllumbi është bullizuar nga Syti Tv për cilësitë fizike. Ju keni mbajtur ndonjë qëndrim? Jo se e keni për detyrë, por meqenëse jeni pezmatuar për Ols Dadon dhe Erjon Banin.
Në rrethin e analistëve, fyerjet më të rënda për prokurorët e SPAK-ut i ka nxjerrë nga goja pikërisht Andi Bushati, duke i quajtur plehëra, legena, kasapë të Ramës, hanxharë, madje edhe juve u ka quajtur papagaj të SPAK-ut, se SPAK ka krijuar një bandë dezinformatorësh që shpërndajnë lajme, që nuk kanë b***le etj. Ju keni mbajtur ndonjë qëndrim?
Ndërkaq, mediat, ditët e fundit, kanë raportuar me fakte dhe prova rreth karrierës së paligjshme dhe të bazuar në mashtrim të Ols Dados, konfliktit të interesit, fshehjen e pasurisë, mashtrimin e dyshuar me formularin e dekriminalizimin, emërimin e paligjshëm si prokuror në 2008, notat e dobëta etj., si dhe qasjen e dyshimtë greke të Erjon Banit dhe arsyetimet e tij të papranueshme për mbajtjen e njerëzve në burg për hir të imazhit të drejtësisë.
Pse jo më parë, por tani? Duke pasur në dorë një çështje të bujshme si ajo e Erion Veliajt natyrisht që shtohet edhe kureshtja rreth karrierës dhe asaj çka përfaqësojnë këta magjistratë, të cilëve u kemi besuar shpatën e drejtësisë së re.
Magjistratët e SPAK-GJKKO dhe familjarët e tyre kanë firmosur një deklaratë që heqin dorë nga privatësia e tyre. Apo jo zonja Klodiana Pretenca? Dhe ne afërmendësh duam të dimë çdo gjë rreth tyre; si flasin, a dinë greqisht, si hanë, si sillen, si pinë, duam të dimë për të kaluarën e tyre, si janë emëruar prokurorë, kush i ka marrë për dore, a i kanë plotësuar kriteret, a kanë pasuri të fshehura, a kanë pallate dhe hotele, a kanë dashnore, si dhe pse janë ndarë me gratë, notat në hetuesi dhe fiskulturë, duam të dimë a pinë raki, çfarë makinash kanë, kë përgjojnë, kush i përgjon, mundësisht të dimë edhe ëndërrat dhe dëshirat e tyre, ku i kanë punësuar bashkëshortet dhe fëmijët mbi 18 vjeç, si i kanë punësuar, a janë konsumues droge apo jo etj. Sepse kanë hequr dorë nga privatësia zonja Pretenca.
Dhe kureshtja e publikut është e ligjshme. Dhe interesi publik është i lartë.
Pyetja që duhet të shtrojë një gazetar profesionist dhe serioz, është: A janë të vërteta raportimet e mediave rreth Ols Dados dhe Erjon Banit? A mbështeten në dokumente?
Pse nuk ka asnjë kritikë për gjyqtarin Engert Pëllumbi, për të cilin Syri.net tha se i ishin ofruar miliona euro për të liruar Veliajn? A është e ndaluar me ligj kritika ndaj SPAK dhe GJKKO, të mitizuar po nga mediat? A jeni shqetësuar ju për sulmet e Berishës dhe Metës ndaj Altin Dumanit, Arben Krajës, Irena Gjokës, Enkeleda Millonai etj? Po për emisionin e Syrit për karrierën e Altin Dumanit? Po kronikat e Syrit kundër Klodian Brahos, i cili ka në dorë dosjen e Shkëlzenit? Po akuzat e Syrit Tv dhe Jamarbër Malltezit ndaj prokurorit Alfred Shehu, i cili po heton 21 Janarin? Po gjuha e Flamur Nokës dhe Çim Pekës për Altin Dumanin?
1. Pyetje për Klodian Tomorrin
A të ka blerë oligarku Bashkim Ulaj me një telefon? Po Arben Ahmetaj çfarë të ka ofruar gjatë një udhëtimi në SHBA?
2. Pyetje për Klodiana Lalën
A ke marrë zarfe me euro dhe doza kokaine nga një anëtar i grupit të Nuredin Dumanit, sot në arrati dhe që del në aplikacionin Matrix? Sekretet hetimore që merr nga zyra e dy prokurorëve të SPAK, përveçse me Vesho mallistin, a i ndan apo tregton edhe tek personazhe të tjerë?
3. Pyetje për Ola Xamën
Në ç’formë dhe në çfarë rrethanash ke marrë dhjetëra mijëra euro nga Bashkia e Tiranës, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe nga kompania Furst Koloss, e cila ka 30 % të aksioneve në kompaninë Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka ndërtuar inceneratorin e Fierit, përmes kompanisë Kuadr.com, në të cilën ka qenë bashkëaksioner bashkëshorti juaj Ilir Pandeli? Si ka mundësi që këto pagesa, lehtësisht të dokumentuara, nuk janë përfshirë te dosja e Erion Veliajt?
4. Pyetje për Flamur Vezajn:
Cili ka qenë roli juaj në lirimin nga burgu të babait të Elgert Laskajt, ortakut të Gentian Sharrës? Sa para janë dhënë dhe sa ke përfituar ti?
5. Pyetje për Andi Bushatin:
A keni përfituar para publike nga pushteti i Edi Ramës përmes vëllait tuaj? A keni përfituar para nga kompania Gogel e vëllait të Erion Veliajt? Pse nisët kritikat ndaj Veliajt pasi t’u ndërprenë pagesat?
Ju nuk keni baza morale për të folur në emër të SPAK-ut, për të dhënë dhe shkoqitur mesazhe sepse jeni thellësisht të korruptuar dhe matrapazë të vegjël. Po të vijojmë edhe me disa pyetje të tjera, mund të arrestoheni duke dhënë ‘pretencat’ e përnatshme në qebaptore.
Marrë nga Prapaskena
Jeta deri me tani me ka treguar qe kush i ben gropen tjetrit, bie vete brenda.
Pertej rastit “Veliaj”, kjo Pretenca me perdredh zorret, eshte e neveritshme dhe konstatoj se e ka humbur kontaktin me planetin Toke!
Pyetje per gazeta Dita?
Jeni asnjanes apo jeni te pishtetit?
E pra, këta gazetarët e zagarosur, nëse janë pa mëkatet antligjore që nënkuptohen nga pyetjet që u bëhen, le ta hedhin në gjyq Prapaskenën.
Kllodumja Llalla, nje zhabë që kërcen nga moçalja në moqale.
Sa mirë ja keni bërë këtyre plerave gjoja gazetarë,Klodiana Lala është përdoruese e rregullt e kokainës e dinë të gjithë në Tiranë,si nuk ka turp kjo mostër dhe del bën moral në tv,jep edhe pretenca.
Shqiperia vazhdon te jete sic e do dhe e beri Saliu! Shumica mendojne se duhen larguar xhaketat e vjetra dhe hajdute dhe vrases ne keto 34 vjet! Po keta prokurore apo dhe gjykates a duhen kaluar ne filter here pas here?! Po keta gazetare dhe pronare TV, a duhen kaluar neper jeten e tyre sepse askush nuk eshte i imunizuar! Sepse veren se kjo Lala,Klodiana, njegazetare mediocre meson e para nga SPAK se cfare do te ndodhe dhe ku jemi! Sigurimi i shtetit eshte kthyer me keq sot me ALTIN , nga Dibra, qe mendon se ka ne dore jeten e c’do Shqiptari! Eshte shume e rrezikshme kjomendesi! Rama, si K/minister zgjohu para se republika e prokuroreve berishiste te shkateroje jetet e njerezve!
Oh të lumtë pena! Këtu s’flitet për pushtet por për fakte, për prova që tregojnë me zë e figurë llumin e Lalës dhe të tjerëve…
Përgënjeshtroni po patët këllqe, jo të hakmerreni por të na mbushni mëndjen se këto që thotë prapaskena nuk qëndrojnë.
O Rezi, jo se mua me hapet barku per keta gazetaret se as i noh e as i di, por nje nga rregullat baze te drejtesise eshte qe kur behet nje akuze i takon akuzatorit te vertetoje akuzen e tij, jo te akuzuarit qe te vertetoje qe akuza eshte e padrejte. E kam fjalen qe ti nuk ke pse i kerkon ketyre gazetareve te te mbushin mendjen qe keto qe thote prapaskena nuk qendrojne. I takon prapaskenes te vertetoje qe keto qendrojen dhe po te jete keshtu prapaskena nuk ben pyetje “te renda”, prapaskena nxjerr faktet qe keto qe pretendon jane te verteta dhe ketu mbaron muhabeti.
LUFTE PER PUSHTET MIDIS KENETES RAMA DHE KENETES BERISHA.
Fushate Elektorale e Autokrateve te Sistemit Elektoral/Politik dhe sahanlepiresve te tyre ne media qe per interesat e tyre,
orvaten me çdo menyre qe te bejne pis njeren nga Shtyllat e Pushtetit Demokratik (Pushtetin Juridik) qe me ndihmen e
Aleateve te Medhenje, ketu funksionon shume me mire se Pushteti Legjislativ, dhe shume me mire se Pushteti Ekzekutiv.
Po pse ka portal a gazetare te njohur qe nuk paguhen? Po ky Doci nuk paguhet? Rrini mos na hapni barkun. Kush ka lek sot? Pushteti e oligarket…gazetaria eshte arme ne duart e tyre….kaq
Ju lumte per artikullin qe demaskon keto funderrina qe dalin dhe lehin si ato prostitutat ne bordellot mediatike. Nje pjese e tyre, si ky legeni Bushati, por edhe te tjere Lubonja etj. paguhen me para ruse, serbe dhe greke. Keta kane shitur shpirtin per droge dhe para. Pttu ndyresirat!
Sa për dijeni, Andi Bushati, nuk ka vëlla. Ka vetëm një motër. Ja ke fut kot plako. Bushatlinjë, ka shumë, myslimanë dhe katolikë. Myslimanët me origjinë janë nga qyteti i Shkodres, ndersa katolikët janë me origjinë nga fshati Bushat i rrethit të Shkodres.
OK,Pamflet.TRE JANË FATKEQSIT KOMBËTARE TË KËTIJ VËNDI NË 34 VITE:
1.SALIsërbi me vjerrën MILICA kolonele e UDB dhe vet Ai Spiun i E.Hoxhës 1967 “..penicilina” & Spiun i shimfisht SËRB,GREK,FRANKO 1970-80..” busturia”,deri sot që nuk e lën të iki nga politika.Ndaj deklaron..” JAM SB UNË OR BUDOLLEJ.”.?
Kjo është arsyeja që nuk hapen dosjet e spiunve.Nuk don Sb.Ndaj Ai po tallet me 90 % të popullit,SPAK,GJKKO,SHB,BE..ME BOTËN.!
2.DREJTËSIA e tredhur prej tij 1992 me kursin 6 mujor,ku 85 % i kapi VETINGU & NUK JU SEKUESTRUA PSSURIA,Ku edhe sot Ai u ka HEQUR PANTALLONAT E FUSTANET duke i lën në brekë..GATI LAKURIQ.Ndaj SHBA E SHPALLI NË LISTËN E ZEZË.
Dhe A.Dumani po mban në sirtar dosjen e KRIMIT SHTETROR(QEVERI-DREJTËSI) TË 21 JANARIT+GËRDECIT = ME 28 TË VRARË,Ndonse e detyron Gj.Ndërkombëtare.
3.Mbi 800 TV+PORTALE+GAZETA..të kapura nga TIRANI VIÇIDOLIT 2005= 99.99 %.
Shihni kush janë presidentët e TV-ve.!? Shihni gazetarët në dyert e SPAK për të nxjerr në mixhilis dosjet hetimore.
Shihni kush del në çdo mbrëmje si HA-LE-IST.!
Pse nuk lejon Saliu të VOTOET LIGJI ANTI/SHPIFJE.?
Pse nuk do Saliu VOTIM E NUMURIM ELEKTRONIK.?
Pse Saliu nuk arrestohet për 101 krimet e tij 1991-2024.?
Pse SPAK nuk veproi kur DASH e shpalli Non Grata.?
Pse drejtësia i dha VULËN & LOGON Sb kur Amerika kërkoi që Sb të përjashtohet nga PD.?
Pse Moxhoranca nuk heq nenin e PARASHKRIMIT,por FAL akoma Sb FATKEQSI KOMBËTARE.?
A mundet të stabilizohet ky vënd me Sb në politikë,me DREJTËSINË STALIANE(SALISTE) & MEDJET KAZAN.?
FLM
Dhjete vjet me pare, Trampi futin ne perdorim fjalen “kenete” si metafore per te karakterizuar korrupsionin e Uashingtonit qe ai pretendonte ta “thante”. Sot te gjithe ne shqiptaret, duke perfshire politikanet e te dy kraheve, e dime qe jetojme ne te (natyrisht politikaneve u vjen turp ta pranojne kete).
Ne dime gjithashtu edhe se kush e krijoi kete kenete te ndyre politike.
Por cudia eshte se ne prape presim ta thajne keneten ata qe e krijuan.
@Hevo Smajli:
Keni kapur nje teme shume te drejte qe BAJGAT e Enver Dulles alias JASHTEQITJET e Erion Griseldes e perdorin me shumice ne kete forum te gazetes DITA:
SULMO ARMIKUN E KLLASES ME AKUZA QE E KA MOTREN KURVE DHE PASTAJ MBYLL VESHET KUR ARMIKU THOTE SE NUK KA MOTER FARE.
Andi Bushati është një gazetar dhe publicist politik shqiptar qe njihet per gjuhen e gazetarise llogjike pa hipokrizi, por qe mbtet i indoktrinuar nga vija e Partise se Punes per SOVRANIZMIN “patriotik” allogjik per nje shtet si Shqypnia e katandisur nga Mafia Enveriste 35 vjet pas renies se Murit te Berlinit dhe qe po asgjeson sot Shqypnine . I lindur në Tiranë në vitin 1969 nga i ati Mehdi Bushati dhe e ëma Vera (Kapo) Bushati, e bija e Hysni Kapos, te tjerat jane llogje PRAPASKENASH te gjobavenesit Adriatik Doci. Shikoni se cfare ka shkruar Andi Bushati shume kohe me pare per NDYRESIREN Erion Veliaj:
“Kujt ti flasësh për repekt për veten, apo për raport me të vërtetën, një njeriu që la Griseldën me barrë??? Nëse Erion Veliaj do të ishte një makartist që qëmton biografitë e familjeve të ish komunistëve dhe i ndërton raportet me ta në bazë të këtij kriteri edhe mund ti’a kuptoja shqetësimin ndaj meje. Por ai s’ka as cipë dhe as parime. Se po të kishte pasur këto shqetësime nuk do të kishte pranuar të qe ulur në të njëjtën qeveri me fëmijë të anëtarëve të Byrosë politike. Do kish postuar në rrjete sociale atë kartolinën e nipit Edvin për dajë Spiron apo do kishte dencocuar firmën e babait Kristaq, për Havzi Nelën. Nuk është çudi që edhe ti përdori të gjitha këto një ditë atëherë kur të përgatisë goditjen që po planifikon prej kohësh, thikën pas shpinë për Edi Ramën. Po Edi Rama behet si shurdhmemec bujar dhe bamires, por vigjelon nate e dite per goditjen e tij. Po as atëherë nuk kanë për ta besuar, do i thonë sërish “zdroms” me dy fytyra, që kujtohet të përdorë akuzat me biografi që i ka telendisur më parë Sali Berisha. Ngjanjnë në këtë pikë apo jo? Sepse e përsëris, e rëndësishme nuk është se në prehërin e kujt qëndron kur je fëmijë, por mes këmbëve të kujt zhytesh kur je në moshë madhore dhe me pushtet politik.”
Nga ana tjeter enveristi Bledi Mane, fans i zjarrte i Lali Erit publikon kundersulmin e tij:
“Gruaja e dyte e gazetarit të përnatshëm Andi Bushati eshte me fat. Me fat sepse ben dy pune e merr tre rroga jo prej aftesive te saj por prej allishverisheve te atij qe fle ne te njejtin krevat. E theksoj, atij qe vetem fle ne te njejfin krevat. Ky bashkefjetesi i zonjes, Andi Bushati “i pakompromisi gazetar” para ca vitesh filloi nje lufte te frikshme e te tmerrshme mediatike kunder Bankes Amerikane te Investimeve ABI. E quante lavatriçe parash, banke krimi, banke qeverie dhe veçanerisht kur anetare e bordit drejtues te bankes u emerua edhe gruaja e Edi Rames, Linda, lufta u ndez me keq. Andi dyfishoi altilerine e rende me predha mediatike derisa nje dite te bukur mbylli gojen, taposi fytin, zhduku nga portali i tij gjithe artikujt agresive. Zeri iu mek, lufta iu sos dhe qellimit ia arriti. Gruaja e tij Balina Bodinaku eshte emeruar drejtoreshë marketingu e bankes shqiptaro-amerikane ABI. Me nje rroge prej 3 milione e 700 mije lekesh ne muaj plus bonuse dhe shperblime per dashnoren apo gruan e dyte te tij. Dhe sipas heshtjes koherente te Andi Bushatit, kjo banke nuk pastron më para, nuk eshte më banka e qeverise, Linda Rama eshte grua zonjë, kjo banke nuk eshte më aset kriminal. Shiu i prillit lag Tiranen, lag edhe koken time ku brenda saj më ulërasin pyetjet rutinë: Pse kaq e poshter, pse kaq materialiste, pse kaq hipokrite, pse kaq kurvërore kjo publicistika e Andi Bushatit? Pse Andi Bushati e ka në raport të drejtë edhe zërin e tij kur flet, edhe mënyrën si shkruan? Kur të rritem, do bëhem dot si Andi i Balinës së Big Brother, si Andi Bushati i Balinës së bankës së Lindës së Edi Ramës?
prandaj:
A ka te drejte LAPSI i Andi Bushatit apo PRAPASKENA e Adriatik Docit?
KOHA DO TA TREGOJE
Edhe nje pyetje per Klodiana lalen:mire hetuesit dhe Prokuroret nuk bene asgje, po ti si gazetaresh investigative a e zbulove kush organizon atentatin ndaj teje ne shtepine e babait tend? Mos valle je ti vete, si zedhenese e krimit te organizuar?