Pak ditë para mbylljes së afatit zyrtar për listat e kandidatëve, kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një ide se si do të jetë ajo.
Duke folur në në një aktivitet me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, ai tha se burrat do të jenë në pjesën e hapur të listës, ndërsa një pjesë e grave dhe të rinjtë në pjesën e mbyllur të saj.
“Ne kemi një qasje krejt tjetër. Ne burrat, ata që kanë marrë nga PS-ja mandate do ti hedhim në fushë që të meritojnë mandate, ndërsa grate do t’i ndajmë në dy pjesë, grate që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS në pjesën e mbyllur të listave dhe pastaj vajzat që do jenë pjesë edhe e listave të hapura”, u shpreh Rama.
Sipas tij “Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza dhe gra që janë forca e të resë, forca e gruas dhe forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030. Në gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të përfshijmë të gjitha energjitë, eksperiencat dhe burrat luftëtarë do të jenë aty për të shkuar dhe fituar në territor vota për PS-në”.
Kreu i socialistëve ironizoi edhe koalicionin “Për Shqipërinë Madhështore” që ka krijuar Partia Demokratike.
“Në këtë sfidë të Shqipërisë ku po përgatitemi të hyjmë në betejë elektorale, ndryshe nga të tjerët që kanë grumbulluar të gjitha rraqet mashkullore të Shqipërisë në emër të një madhështie që Zoti e di ku është dhe që gjëja më madhështore që unë shoh janë mustaqet e Kujtim Gjuzit…shikoni mustaqet e Kujtim Gjuzit dhe aty ku keni kartvizitën e madhështisë së asaj bauleje me rraqe”.
i.b./dita
Sot me tete Mars 2025 socialistet manare,me te bijat,ne Pallatin e Kongreseve,me shume kureshti,do te takonin origjinalin e foteve nudo,te shperndara nga gjyshi katundare “ antikomunist”!?
Per kuriozitet, shikoni body language at dy te moshuarat ne te djathte (te fotos) te kuptoni si e shikojme ne liderin. Dhe fatkeqesisht jane shume perderisa marrin votat dhe qendrojne ne pushtet 34+ vjet.
Zeqo vdiq,Sulua u vra,Sofos i ra mortaja prane,,Keni mbetur ti me Saliun.
Kur e pyesin per fotot lakuriq behet nervoze gjiganti kurse me mustaqet e Gjuzit bene humore te partia se e di qe delet do te gajasen.
Ajo mjekrra e vet i duket sikur e ben te mençur prandaj dhe shikon mustaqet e Gjuzit ! Dikush i ka mbushur mendjen se i ngjason Ismail Beut , biles dhe me i zgjuar e me i bukur ! Shikoni sa krenar ndihet ne mes grave dhe se sa respekt ka per ato sa ka ndare nja 4-5 prej tyre !
Kurse madheshtorja e Rilindjes jane breket e Spiropaleshave me Belinden ne krye.
Epo , po të hash mutin e Berishës vetëm kështu do të shkruash si këta zagarët e mësipërm.