Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë: Sa i kushton një deputet shqiptarëve?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë: Sa i kushton një deputet shqiptarëve?
Lajmi i funditPolitike

Nga rroga, tek karburanti, telefoni, dietat për udhëtime e qiraja e shtëpisë: Sa i kushton një deputet shqiptarëve?

Published: 2 Korrik, 2025
Shpërndaje

Në pesë muajt e parë të vitit 2025, Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar mbi 2.2 milionë euro për mbulimin e pagave dhe përfitimeve të tjera të 140 deputetëve. Kjo shumë përfshin pagat bazë mujore, por edhe një sërë përfitimesh të tjera që i bashkëngjiten detyrës së tyre.

Gazetarja Arestina Skënderi raportoi në “Dita Jonë” se për çfarë kanë shpenzuar më shumë deputetët në këta 5 muaj; nga karburanti te shpenzimet telefonike, dietat apo banesat.

Paga zyrtare mujore e një deputeti në Shqipëri, pas rritjes së bërë në maj të vitit 2023, është 310,000 lekë (rreth 3,100 euro). Por kjo është vetëm baza. Përveç saj, një deputet përfiton  rreth 1500 në muaj në formën e rimbursimeve dhe dietave për funksione të ndryshme.

- Publicitet -

Shpenzimet mujore përfshijnë:

– Karburantin, i cili llogaritet mes 30,000 dhe 40,000 lekë në muaj (rreth 300–400 euro).

– Shpenzimet telefonike të rimbursuara nga Kuvendi, që arrijnë deri në 200 euro në muaj për disa deputetë, veçanërisht kryetarët e komisioneve parlamentare.

– Dietat për udhëtime brenda vendit, që mund të shkojnë deri në 150,000 lekë në muaj (rreth 1,500 euro), varësisht nga aktivitetet dhe pjesëmarrjet në komisione apo vizita në zonat elektorale.

– Për deputetët që nuk kanë banesë në Tiranë, Kuvendi mbulon deri në 35,000 lekë në muaj për qira. Aktualisht janë 21 deputetë që përfitojnë këtë subvencion.

Kjo do të thotë se, në total, kostoja reale mujore për një deputet arrin nga 3,600 deri në mbi 4,000 euro, varësisht përfitimeve që ai deklaron dhe kërkon të rimbursojë.

Megjithatë, ka edhe përjashtime. Disa deputetë, si fjala vjen Lulzim Basha, kanë deklaruar se që nga shtatori 2024 nuk kanë përfituar asnjë shtesë përtej pagës bazë, duke refuzuar karburantin, qiranë dhe dietat.

Edhe deputetë si Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Agron Shehaj, Bujar Leskaj dhe Pandeli Majko rezultojnë të kenë qenë të kujdesshëm në raport me shpenzimet shtesë, duke mos dorëzuar fatura për dieta apo udhëtime.

Sipas burimeve nga administrata e Kuvendit, figura si Klotilda Bushka (Komisioni i Ligjeve), Mimi Kodheli (Komisioni për Politikën e Jashtme), Jorida Tabaku (Komisioni për Ekonominë), Ina Zhupa dhe Zheni Gjergji përfitojnë deri në 20,000 lekë në muaj për shpenzime telefonike, si dhe dieta të shtuara për shkak të angazhimeve në komisione apo takimeve ndërkombëtare.

Ndërkaq, Kuvendi vijon të mbulojë qiranë për 21 deputetë që kanë deklaruar se nuk kanë banesë në Tiranë. Ndër ta janë figura si Niko Peleshi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi, Greta Bardeli dhe Antoneta Dhima.

Sipas gazetares së A2, shqetësimi qëndron te fakti se nuk ka asnjë mekanizëm për të verifikuar vërtetësinë e deklaratave të tyre.

“Nëse rezulton që ata posedojnë banesa në Tiranë, përfitimi i qirasë nga fondet publike do të përbënte një shkelje serioze ligjore”, raportoi gazetarja Arestina Skënderi.

Një rast i veçantë është ai i deputetit Agron Gjekmarkaj, i cili rezulton si një nga më “modestët” në përdorimin e telefonisë, me shpenzime mujore që variojnë nga 2,000 në 7,000 lekë, shumë më pak se kolegët e tij që arrijnë në 17,000 deri në 20,000 lekë në muaj.

“Ndërkohë që Shqipëria përballet me sfida të mëdha ekonomike, kostoja për mirëmbajtjen e klasës politike vazhdon të jetë e lartë dhe shpesh e pajustifikuar – duke e bërë të domosdoshëm rishikimin e skemave të përfitimit dhe vendosjen e kritereve më të rrepta të transparencës e kontrollit”, përfundon gazetarja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Komente
  • Adnan Resuli thotë:
    2 Korrik, 2025 te 8:21 pm

    Shqiperia duhet te pergjysmoje numrin e deputeteve ,nga 140 ne 70,te ule pagesen nga 3 vjet ne 1 vit per ish deputetet.Shpenzimet per nje vend si Shqiperia jane shume te larta dhe te pajustifikuara.Nje vend me 2.5 milion banore nuk ka pse te kete 140 deputete.70 jane mjaft dhe cilesia e tyre patjeter rritet.Ish deputetet mund te arsyetohet qe per nje vit te marrin nje pjese te ish rroges se deputetit por jo 3 vjet.Abuzimi i pushtetit duket qartazi ne trajtimin qe i kane bere vetes.

    Përgjigjiuni
  • vlonjati thotë:
    2 Korrik, 2025 te 8:56 pm

    Shqiperise i mjafton ti rrise rrogen Rames dhe ta shperndaje fare parlamentin e te pergjysmoje qeverine sepse deri tani ai eshte ai qe i ben te gjitha .

    Përgjigjiuni
  • CEKANI [email protected] thotë:
    3 Korrik, 2025 te 2:34 am

    Ky popull meriton qeverin qe ka pasur, ka, dhe do te kete.
    Injoranca e nje populli, eshte FATKEQESI e madhe per kombin.

    Përgjigjiuni
  • Valbona thotë:
    3 Korrik, 2025 te 9:04 am

    Cfare thoni 140 deputete. Te pyes cfare bejne keta deputete, vec se ngrohin kariken asnje gje tjeter

    Përgjigjiuni
  • Bureto thotë:
    3 Korrik, 2025 te 9:20 am

    Në aradhen e deputetëve që kanë patur në këto 35 vjet të pakten një mandat deputeti, në ka njeri që më duket se u ka ngrënë shqiptarëve bukën kot, me i shpifur prej tyre është Fate Mediu. Rroftë “drejtësia e reformuar” që e lejon atë zvarranike, te hajë atë nga taksapaguesit shqiptare edhe pas shtatorit 2025, në vend që të hante çorbën e burgut. Turp!
    Ps: Për komentin me provokoi foto e ketij shkrimi.

    Përgjigjiuni
  • mos e besoni po deshet thotë:
    3 Korrik, 2025 te 9:32 am

    Beni mire qe ne foto jepni deputetet e opozites! Se vetem ata i kushtojne shqiptareve nga rroga tek karburanti, telefoni, dietat per udhetime e qira shtepie!
    Krejt ndryshe jane keta deputetet e Vobeget te Partise Rama ”prane shtresave ne nevoje” qe karburant nuk harxhojne fare, as per telefona, dieta e qera shtepie. Shume-shume i kane kushtuar me disa qindra milione Euro te avulluara neper koncesione e tendera por keto jane bere vetem nisur nga qellime te mira ne funksion te Rilindjes aq fort te premtuar.

    Përgjigjiuni
  • Phoenix thotë:
    3 Korrik, 2025 te 11:35 am

    Sistemi Parlamentar duhet zhdukur plotesisht. Eshte thjesht nje fasade me parazite, per te kamufluar Diktaturen. Vetem sistem referendumesh nga Populli per Popullin. Kjo eshte demokracia e vertete, jo travestia e Cromwell qe quhet parlamentarizem.

    Përgjigjiuni
  • Arbeni thotë:
    3 Korrik, 2025 te 1:03 pm

    Me këtë popullsi të vogël është luks që Shqipëria të mbaj e të paguaj nga taksat e qytetarëve shqiptar 140 deputet.Shumica e tyre nuk janë aktiv dhe nuk kanë diskutuar asnjëherë në seancat parlamentare.Pse i ka zgjedhur “partia” dhe elektorati këta parazit e ushtar të bindur që dijnë vetëm të ngrejnë kartonin pro.Për mua 100 deputet do ishin të mjaftueshëm,sepse do kishte cilësi midis tyre dhe kështu do largoheshin 40 depulesh që marrin përveç pagës 3000 euro edhe nja 1000 Euro honorare të pamerituara.Qytetarit të punësuar si në shtet apo privat nuk i paguan kush karburantin e makinës apo qiranë e shtëpisë.Edhe këta birbo e parazit që nuk i shërbejnë aspak popullit nga rroga e madhe që marrin le ta paguajnë vet karburantin,telefonin dhe shërbimet e tjera,sepse edhe ata punëtor shteti janë.Mos i ka pjellë zagare beut ata pisa të padobishëm që luftojnë për të vjedhur e për tu siguruar të afërmëve të tyre punë të mira në shtet e privilegje të pamerituara !?Këto ditë u diskutua për një reformë për pagesat e njerëzve disejbëll (të sëmurë e të paaftë për punë) ku ministrja e financave dhe ministrja e DWP(Departamenti për punë e pensione) në qeverinë britanike kërkonin t’i shkurtonin pagesat e disa t’ua hiqnin fare,por nuk u eci,sepse 120 deputet laburist të pozitës,e paralajmëruan qeverinë se do të votonin kundër projektlugjit të qeverisë,dmth nuk do të kalinte projektligji.U detyrua qeveria të bënte një kthesë 180 gradë duke bër lëshime e duke premtuar se ata që kanë qënë në skemën e ndihmës nuk do të prekeshin,pra kështu kaloi projektligji.Po aty a ndodh që të kundërshtohet nga deputetët e PS apo PD nqse qeveria hedh për votim një projektligj apo reformë ?Kurrën e kurrës,të gjithë vihen në rresht e votojnë si skllever pa bër zë.Vetëm ndonjëherë Erion Braçja çoku kundërshton me të drejtë,por pranvera nuk vjen me një lule….

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
  • Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
  • Ndeshja e fundit për Tomas Myler, Mateus këshillon Bajernin!
  • Martini zgjedh skuadrën e Europës, ja ku ka balotazh në rreshtimin e Vllaznisë për ndeshjen e parë
  • Kryekomisari Robin Hud, që zhvaste trafikantët shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam?!
  2. TRENI në Korrupsioni në kufirin shqiptaro-grek, zbardhen bisedat e doganierëve grekë: Nëse vaji peshon mbi 10 litra, duhet të lesh një kafe që…
  3. TRENI në Dasma e Alex Soros bën bashkë demokratët e SHBA, Rama dhe Hillary Clinton, fjalime për çiftin
  4. TRENI në VIDEO: “O Edi”, e moshuara përplaset me truprojat e Ramës, kryeministri: Ça ke që bërtet!
  5. Patriot në Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë! Prek Kodra u akuzua se do vriste Albin Kurtin, në kërkim edhe nga SPAK
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?