Faqja e njohur investigative Prapaskena ka publikuar shkelje të rënda lidhur me Aurora Polo, e cila që prej muajit shtator 2024 ushtron kompetencat e Drejtorit të Përgjitshshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Znj.Polo aspiron të marrë zyrtarisht këtë detyrë për pesë vitet e ardhshme.
Por investigimi dëshmon se zyrtarja po përdor pushtetin për të blerë votat e anëtarëve të Këshillit Drejtues, në këmbim të favoreve personale.
Prapaskena ka dokumentuar veprimtari korruptive të Aurora Polos, e cila, vlerëson artikulli, do përfundojë te burgu i grave në Pogradec.
– Elton Metaj, rezulton dhëndri i Edmond Tullumanit, anëtar i Këshillit Drejtues të RTSH. Z.Metaj është emëruar Shef i Kabinetit të Drejtorit, ndërkohë që drejtor nuk ka. Faqja raporton se Metaj ka një të shkuar të dyshimtë në spiunazh.
– Ilir Kekos i është premtuar projekti për realizimin e një dokumentari për babain e tij Endri Keko.
– Gëzim Podgoricën, anëtarin tjetër të këshillit e ka bërë pjesë të delegacionit të Festivalit Europian.
– Vajzës së Milena Selimit, anëtares tjetër, i ka dhënë projekt në Radio.
– Engjell Ndocajn e lejon të punojë privatisht në RTSH për të realizuar dokumentarë.
Të gjitha këto qoka në këmbim të votës pro, pavarësisht se nuk plotëson kriteret ligjore të përcaktuara qartë në Statutin e RTSH.
Meqenëse nuk plotëson kriteret, çdo anëtar i Këshillit që do t’a votojë Polon për drejtuese të RTSH, kryen një vepër penale dhe rrezikon burgun.
Jo vetëm kaq, por edhe emërimi i saj si zëvendës drejtore e RTSH ka qenë i paligjshëm. Për këtë këshilli drejtues është nën hetim për shpërdorim detyre.
Sipas Statutit të RTSH-së, Neni 13, pika 1, germa c, përcaktohet se:
Kandidati për zevendës drejtor të RTSH “duhet të ketë përvojë pune ose drejtuese, drejt për drejt në median e shkruar ose audiovizive, jo më pak se 5 vjet…”
Znj. Polo qartësisht nuk e plotëson këtë kriter pasi vjen nga fushë krejt tjetër, kryesisht me faturat e energjisë.
Duke u mbështetur tek kriteri i përvojës së punës, Këshilli Drejtues për pesë muaj me radhë nuk pranoi të emëronte nën drejtoreshë Aurora Polon të propozuar nga ish Drejtori i Përgjithshëm, por ai, në kundërshtim me ligjin, e emëroi atë gjithsesi.
Nën drejtimin e z. Gëzim Podgorica, nënkryetarit të Këshillit, më 24.7.2024, Aurora Polo u miratua me shumicë votash, megjithëse të gjithë ishin të vetëdijshëm se votonin kundër ligjit.
I njëjti ligj e pengon Aurora Polon të realizojë ëndrrën e saj për t’u emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme – shkruan Prapaskena.
Këshilli Drejtues i RTSH do të mblidhet sot në datë 27 janar për të përzgjedhur me votim të fshehtë kandidatët që kualifikohen për të vijuar garën për kreun e medias publike.
Statuti i RTSH ka përcaktuar qartë kriteret mbi të cilat duhet të bazohen anëtarët e këshillit:
a) të jetë shtetas/e shqiptar;
b) të ketë kryer arsimin e lartë;
c) një individ me ndjenjën më të lartë të integritetit, përgjegjësisë, kualifikimeve profesionale dhe meritave;
ç) të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale;
d) të ketë përvojë të spikatur në menaxhim dhe drejtim;
dh) të dëshmojë njohje të sektorit public audioviziv, misionin dhe zhvillimin e tij në përputhje me standardet europiane.
Aurora Polo sipas CV së publikuar prej asaj vetë, nuk ka asnjë vit punë si drejtuese në media audiovizive apo të shkruar.
Këshilli duhet ta skualifikojë atë në mbledhjen e të hënës, për mospërmbushje të nenit 10, pika ç të statutit të RTSH: Të ketë përvojë pune jo më pak se 10 vjet, nga të cilat 5 vjet pozicione menaxhimi në media, institucione publike (jo administratë), sektori privat, në shkenca komunikimi, teknologji komunikimi dhe digjitale.
Në rast se anëtarët e Këshillit do të vijojnë të shkelin ligjin, i mbetet kryetarit Leka Bungo që t’a mbrojë atë, duke i kërkuar Kuvendit të shkrijë Këshillin Drejtues të RTSH – konkludon analiza e faqes Prapaskena.
Ky eshte ai televizioni per te cilin kryeministri firmos 21 milion dollare por deklaron qe nuk e sheh???
Sikur ta benin diku n Europe kete deklarate prej pafilloje fluturak nuk rrinte më asnje ore ne krye te menaxhimit te taksave te miletit.
Turp per keta deshtak qe jane atje qe me nje lum.parash t popullit nuk dine te bejne nje TV te hajrit qe populli qe e paguan me dhunë ta shikoj te pakten
RTSH përballet me sfida të vazhdueshme, sidomos përsa i përket menaxhimit të financave, objektivitetit editorial dhe përmirësimit të cilësisë së përmbajtjes.
Shumë prej këtyre shqetësimeve lidhen me çështje të korrupsionit dhe paaftësisë në nivele të ndryshme të organizatës.
Keto qe shkruhen jane te verteta dhe nuk duhet te ndodhin sidomos z.Bungo nuk duhet ti lejojë.
Për të fituar besimin e publikut dhe për të ofruar shërbime të cilësisë së lartë duhen profesionistë, jo elektricistë dashnore e njërit apo tjetrit sic eshte bërë zakon
RTSH eshte kthyer ne nje Azil qylerash.