Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 10 gënjeshtrat e mediave pranë Berishës për Erion Veliajn
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > 10 gënjeshtrat e mediave pranë Berishës për Erion Veliajn
opinion

10 gënjeshtrat e mediave pranë Berishës për Erion Veliajn

Published: January 8, 2025
Shpërndaje

Nga Adriatik Doçi

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, njeriu i dytë më pushtetshëm në vend pas Edi Ramës, është prej disa muajsh objekt i një fushate akuzash dhe protestash, të mbushura me gjysmë të vërteta, por edhe gënjeshtra, lehtësisht të verifikueshme.

Duke qenë kryetari i bashkisë më të madhe në Shqipëri, tre herë fitues në Tiranë dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Socialiste, nuk është e panatyrshme që Erion Veliaj të shndërrohet në qendër graviteti të akuzave politike, sulmeve, inflacionit të kallëzimeve etj.

- Publicitet -

Megjithatë, në këtë tymnajë akuzash dhe pretendimesh, është e rëndësishme që publiku të dallojë të vërtetën nga gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat, luftën politike dhe interesin publik, sharlatanët nga gazetarët, mediat serioze nga mediat e llogore politike etj.

Janë gënjeshtra sa vulgare aq edhe fyese, të cilat i ka luksin t’i prodhojë dhe shesë një opozitë me medias e saj, e cila ka 12 vjet që humbet çdo palë zgjedhje në Shqipëri.

1. Veliaj nën hetim nga SPAK për 4 akuza

Gënjeshtër e mirëfilltë. E vërteta është se Erion Velian nuk është nën hetim për asnjë vepër penale. Erion Veliaj nuk ka status të personit nën hetim, por të personit që ka dijeni për një vepër të dyshuar penale. Ndryshimi është thelbësor. Kjo gënjeshtër përsëritet çdo ditë si e vërtetë.

2. Veliaj leje ndërtimi mikut të tij Emal Abule

Një gjysmëm e vërtetë e barasvleshme me një gënjeshtër e madhe. Lejet e ndërtimit jepen përmes aplikimit dhe plotësimit të kritereve. Leja e ndërtimit miratohet automatikisht nëse bashkia nuk kthen përgjigje brenda një fati të përcaktuar kohor. Jamarbër Malltezi e di shumë mirë se si merren lejet e ndërtimit. Madje edhe prokurori Olsi Dado e njeh shumë mirë këtë procedurë!

3. Veliaj nën hetim për dosjet 5D dhe inceneratorin e Tiranës

Rrokurorët Klodian Braho dhe Dritan Premçi kanë kryer verifikime dhe nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, që implikon Veliajn në këto dy çështje. Për të dyja janë mbyllur hetimet. Veliaj nuk ka qenë kurrë dhe nuk është person nën hetim për 5D dhe inceneratorin e Tiranës. I vetmi rol i Veliajt për inceneratorin e Tiranës është një aprovim në parim për trajtimin e mbetjeve.

4. GJKKO ka vendosur që Veliaj t’i bllokohet pasaporta

Është fake news i fabrikuar dhe i rikthyer disa herë nga mediat pranë Sali Berishës, të cilat kanë kontribuar në thellimin e mosbesimit të publikut te opozita, krerët e të cilës sipas sondazheve janë njerëzit më të pabesueshëm në Shqipëri.

5. Rama bllokoi lëshimin e urdhër-arrestit ndaj Veliajt

Gënjeshtër e artikuluar nga Sali Berisha dhe e përhapur nga rrethi i tij mediatik. Si mund të ketë masë sigurie ndaj një shtetasi, kur ai nuk është as person nën hetim?!

6. Veliaj do arratiset në Zvicër

Është një tjetër gënjeshtër e artikuluar disa ditë më parë nga Belind Këlliçi, po aq vulgare dhe fyese sa fake news-i për bllokimin e pasaportës, një gënjeshtër e përhapur më pas nga mediat pranë Sali Berishës. Kujtojmë se Këlliçi humbi përballë Velajt në Tiranë me diferencë 60 mijë vota, duke shënuar disfatën më të thellë në historinë e PD-së, ndërsa SPAK i ka hapur një çështje penale.

7. BKH kontroll në banesën e Veliajt

Është një tjetër gënjeshtër e kamufluar me një gjysmë të vërtetë. GJKKO ka miratuar kërkesën për kontrollin e personal të zonjës Ajola Xoxa, kontrollin e biznesit dhe banesën e vëllait të Velaijt. Nuk ka asnjë autorizim nga gjykata për kontrollin e banesës së Erion Veliajt.

8. Ajola Xoxës iu gjetën 230 mijë euro

Është një tjetër gënjeshtër përhapur nga Sali Berisha dhe rrethi i tij mediatik, i financuar nga segmente të pushtetit dhe oligarkë, që kanë përfituar para dhe pasuri publike. Një shifër e tillë është ndryshuar edhe nga vetë fabrikuesit e saj.

9. Veliaj depozita të mëdha në Dubai

Gënjeshtër e artikuluar nga Sali Berisha dhe e përhapur nga rrethi i tij mediatik. Nga verifikimet e kryera në kuadër të çështjeve 5D, inceneratori i Tiranës dhe çështja e fundit në bazë të një kallëzimi anonim, nuk është gjetur asnjë llogari dhr asnjë pasuri fshehur apo e paligjshme në emrin e Erion Velaijt dhe familjarëve të lidhur me të.

10. Nesti Angoni, qartazi është Rama

Një tjetër pretendim i pambështetur në asnjë evidencë. Pas 12 viteve në opozitë, kjo e fundit shpreson tek një konlikt mes Ramës dhe Velaijt, si mundësi për të ardhur në pushtet. Në vend të rikthimi të besimit të humbur të votuesve, PD-ja investohet në një diversion banal për një krisje mes Ramës dhe Veliajt. Ky diversion mori një tjetër përgjigje nga Rama në konferencën e fundvit, i cili konsideroi akuzat ndaj Veliajt si thashetheme dhe çorbë derrash.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Mazniku nga Korça: Reforma që po bëjmë sot impakton dekadat e ardhshme, synojmë zhvillim të ekuilibruar të bashkive
  • Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  • Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  2. 1 on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  3. Ethem Lalaj on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Bravo DITA !!! on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  5. oikoi on K.E – BELA MAFIA

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?