Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “200 mijë euro një event, ku i gjejnë lekët?” Alibeaj akuza Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “200 mijë euro një event, ku i gjejnë lekët?” Alibeaj akuza Berishës
AktualitetPolitike

“200 mijë euro një event, ku i gjejnë lekët?” Alibeaj akuza Berishës

Published: April 16, 2023
Shpërndaje

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe kandidati për kreun e Bashkisë së Tiranës, Roland Bejko kanë zhvilluar këtë të dielë një takim me një grup demokratësh.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit.

“Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë  momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve”, tha Alibeaj.

- Publicitet -

Më tej, Alibeaj tha se Rama, Berisha e Meta kanë bashkëpunuar për të asgjësuar Partinë Demokratike. Sipas tij, PD është e vetmja forcë politike që ka mbështetjen e partnerëve perëndimor.

“Kjo situatë është me delikatja për demokratët. Dua ta kuptoni thellë sinqeritetin e kësaj që po them. Ajo që është në lojë, është pozita e PD. Së dyti është në lojë ekzistenca e së djathtës, është në lojë ekzistenca e vetë Shqipërisë, do ngelet pjesë e së shkuarës të këtyre 32 viteve, apo do hapë një epokë të re për shqiptarët, për tu kthyer në një vend siç Europa e kërkon. Është një moment historik, ka vështirësitë e veta, të mos e fshehim. Vështirësia është që vijmë pas 1 viti e gjysmë betejë, betejë e cila ka qenë deri betejë fizike, kujtojmë 8 janarin, por edhe më tej betejë ka qenë, vlerat e PD dhe bartësit e saj kemi qenë ne agresion, nga pushteti po e po. Donin të shihnin PD që të asgjësohej, kanë bërë ca ka qenë e mundur. Krimi më i madh që ka bërë pushteti ka qenë bashkëpunimi me Berishën dhe Metën. Është një bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Ramës, Berishës dhe Metës për asgjësimin i demokratëve, PD, asgjësimi i forcës së vetme të djathtë dhe forcës së vetme që ka mbështetjen e perëndimit, SHBA, BE dhe Britanisë, vetëm ne. Të gjithë i tremben. I keni parë publikisht edhe qëndrimet e tyre, e keni parë ca duan ata. Armiku kryesor për të cilin ata nuk bëjnë asnjë lloj kompromisi është korrupsioni. Dhe ky ku jetojmë sot është një regjim shtetëror i korruptuar. Ai i djeshmi që e kanë përcaktuar qartë është regjim i korruptuar. Ata duan partneritet vetëm më pati politike që s’kanë lidhje me korrupsionin e djeshëm, ne e kemi këtë avantazh”, u shpreh Alibeaj.

Ai ka komentuar çeljen e fushatës së Berishës dhe Metës në stadiumin Air Albania. Sipas tij, ai event iu kushtoi 200 mijë euro dhe ngriti pyetjen se ku i marrin paratë, duke pasur parasysh që Berisha nuk ka fond nga KQZ për zgjedhjet vendore.

“200 mijë euro dje vetëm për një event. Pyetja është e thjeshtë, ku i gjejnë këto paratë. Ku i gjejnë paratë, fare e thjeshtë. O partë që kanë vjedhur dje, o paratë që iu jep Rama sot. S’ka mënyrë të tretë. Prandaj them se janë bashkë, për dy arsye, kanë kusure ata të djeshmit, kanë kusure ata të sotshmit. Duan të mbrojnë veten nga drejtësia dhe perëndimi. Për këtë arsye janë duke bashkuar forcat. 200 mijë euro për të bërë atë event. Në fund ikën të gjithë, normal ashtu përfundon kur i blen”, tha Alibeaj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Haga i dënoi me 81 vite burg, Kurti reagon pas vendimit për ish-krerët e UÇK-së
  • Ringrihet sërish Bordi i Transparencës
  • “Sot u dënuan çlirimtarët”, vajza e Jakup Krasniqit shpërthen pas vendimit në Hagë
  • Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  • Vendimet e Hagës për ish-krerët e UÇK, vjen reagimi i parë nga qeveria Kurti

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?