Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “21 Janari”, Rama – SPAK-ut: Zgjohu nga gjumi dhe bëj detyrën, ose do mbash njollën e pashlyeshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “21 Janari”, Rama – SPAK-ut: Zgjohu nga gjumi dhe bëj detyrën, ose do mbash njollën e pashlyeshme
AktualitetPolitike

“21 Janari”, Rama – SPAK-ut: Zgjohu nga gjumi dhe bëj detyrën, ose do mbash njollën e pashlyeshme

Published: January 25, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i drejtojë një mesazh Prokurorëve të SPAK-ut për të bërë detyrën dhe të çojnë para drejtësisë përgjegjësit e 21 janarit 2011, ku gjatë protestës së opozitës së asaj kohe, u vranë 4 demonstrues.

Nga podcasti “Flasim”, Rama ka rikthyer në vëmendje ngjarjen e 15 viteve më parë, për të cilën tha se shqiptarët presin ende drejtësinë.

Më 21 janar 2026, Kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe PS-së, organizuan homazhet e rradhës në kujtim të 4 viktimave, sikundër përsëritën pothuajse të njëjtin mesazh drejtuar drejtësisë për të zbardhur atë që konsiderohet si një krim shtetëror.

- Publicitet -

SPAK ka nisur hetimet lidhur me dosjen, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, por edhe Strasburgut, ndërsa ka marrë në pyetje zyrtarë të asaj kohe, qoftë në poste politike apo administrative, përfshi edhe ish-drejtues të policisë dhe strukturave të sigurisë.

“Kjo ishte edhe java e trishtë e 21 janarit, 15 vite pas krimit shtetëror, vrasjes së katër burrave të pafajshëm protestues, tërësisht paqësor, me pushkët e shtetit në bulevard dhe përsëri 21 janari erdhi me hijen përqeshëse të padrejtësisë.

Kjo mbeti një plagë e hapur, jo thjesht për familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, por kjo mbeti një plagë e hapur për moralin e drejtësisë në Shqipëri dhe për themelet e drejtësisë së shtetit shqiptar.

Ne përsëri u mblodhëm dhe e bëmë ritin e nderimit në kujtim të katër Dëshmorëve të Atdheut në praninë e familjarëve të tyre, të cilët presin, presin, presin drejtësi.

Dhe 21 janari është në llojin e atyre krimeve që unë i kam thënë qysh krye të herës: Janë krime shtetërore për të cilat drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron. Krimet shtetërore duan kohë të zbardhën, por koha nuk i zhbën dot nga kujtesa. dhe nga tryeza e njerëzve të drejtësisë.

Uroj, shpresoj që SPAK-u, i cili prej gjashtë vjetësh ka marrë jetë dhe gëzon mbështetjen e padiskutueshme dhe ka pasur gjatë gjithë kohës inkurajimet më të sinqerta për të shkuar përpara, për të luftuar për të vendosur drejtësinë përfundimisht në binarët e rinj të barazisë para ligjit për të gjithë, të zgjohet dhe të bëjë më në fund punën e vet mbi këtë krim, që është një njollë për drejtësinë shqiptare dhe nuk duhet lejuar që të bëhet njollë, sepse do të jetë e pashlyshme, për vetë SPAK”, u shpreh Rama.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse ka kaq shumë makina luksoze në Shqipëri?
  • Ç’synon “Mburoja e Akilit”, sistemi mbrojtës që Greqia po ndërton me ndihmën e Izraelit?
  • BKH, kontrolle dhe sekuestrime në Bashkinë e Tiranës
  • “Protestat nisën për mjedisin, por u kthyen politike”, “Flamingot” në raportin e DASH për Shqipërinë
  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit

Komentet e Fundit

  1. Riçhard on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  2. Kola on ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  3. demo on Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  4. 1thundrak on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  5. 1thundrak on Pse heshtin artistët?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?