Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tre skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro, ja çfarë shërbimesh do të ofrohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tre skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro, ja çfarë shërbimesh do të ofrohen
EkonomiLajmi i fundit

Tre skema SEPA për pagesat ndërkufitare në euro, ja çfarë shërbimesh do të ofrohen

Published: December 26, 2024
Shpërndaje

Në 21 nëntor të këtij viti, Shqipëria u bë zyrtarisht pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përpara se qytetarët të nisin të kryejnë pagesa ndërkufitare në euro, fillimisht duhet që bankat tregtare, apo institucionet e tjera që ofrojnë shërbime pagesash, të aplikojnë individualisht në skemat SEPA.

Por, si funksionon procesi i anëtarësimit individual të bankave dhe cilat janë 3 skemat SEPA?

SEPA përfshin skemën e transferimit të kreditit, e transferimit të menjëhershëm të kreditit dhe debitimit direkt. Skema e transferimit të kreditit lehtëson transferimin e pagesave në euro ndërmjet llogarive bankare në vendet e SEPA, zakonisht brenda 1 dite.

- Publicitet -

Ndërkohë, skema e transferimit të menjëhershëm të kreditit mundëson realizimin e transaksioneve në kohë reale, pra transfertat në euro realizohen brenda pak sekondash. Për sa i përket skemës së debitimit direkt, kjo e fundit i jep mundësi bizneseve, apo institucioneve të caktuara, që të mbledhin fonde direkt nga llogaritë bankare të klientëve, gjithmonë me miratimin paraprak të tyre. Këtu bëhet fjalë zakonisht për pagesa që kryhen rregullisht nga individi, të tilla si pagesat për shërbime utilitare, energji elektrike, ujë, telefoni fikse dhe celulare, abonime, primet e sigurimit dhe të tjera.

Për të aplikuar në skemat SEPA, institucionet e shërbimeve të pagesave duhet të plotësojnë disa kritere paraprake. Vetëm pas plotësimit të kritereve të vendosura nga Këshilli Evropian i Pagesave, një bankë mund të aplikojë për anëtarësim. Në rastin e Shqipërisë, institucionet e shërbimeve të pagesave do të aplikojnë në muajin prill 2025, rreth 6 muaj përpara datës së gatishmërisë operacionale. Momenti në të cilin një bankë është gati të ofrojë shërbimet e SEPA quhet Data e Gatishmërisë Operacionale (ORD), që nënkupton se me 5 tetor do të mund të kryhen pagesa ndërkufitare në euro me vendet anëtare të SEPA-s, me të njëjtat kushte si to, në terma të kostos, shpejtësisë, lehtësisë.

Këshilli Evropian i Pagesave ka njoftuar se në 5 tetor 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për funksionimin e skemave, të cilat do të duhet të zbatohen nga ofruesit shqiptarë të shërbimeve të pagesave, të cilët kërkojnë të aderojnë në këto skema.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?