Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 4.7 milionë dalje deri në korrik, ku i kaluan pushimet verore shqiptarët?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > 4.7 milionë dalje deri në korrik, ku i kaluan pushimet verore shqiptarët?
AktualitetEkonomi

4.7 milionë dalje deri në korrik, ku i kaluan pushimet verore shqiptarët?

Published: August 29, 2025
Shpërndaje

Vetëm në harkun e muajve janar-korrik kanë dalë nga vendi mbi 4.7 milionë shqiptarë… sigurisht që pjesa më e madhe e tyre më shumë se një herë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në krahasim me janar-korrikun 2024, daljet nga vendi për pushime janë zgjeruar me 9 për qind.

4.7 milionë dalje deri në korrik, ku i kaluan pushimet verore

“Ka një tendencë gjithnjë e më të dukshme të shqiptarëve për të kaluar pushimet jashtë vendit. Shkak janë paketat më të lira dhe shërbimet ‘all inclusive’”, thotë për A2 CNN Elvis Kukeli, operator turistik.

- Publicitet -

“Një nga arsyet kryesore pse shqiptarët zgjedhin të pushojnë jashtë vendit lidhet me raportin çmim–cilësi. Shërbimet ‘all inclusive’ që ofrojnë vendet fqinje i bëjnë pushuesit të ndihen më të qetë, sepse dinë paraprakisht sa do të shpenzojnë dhe çfarë do të marrin. Kjo është diçka që ende mungon në pjesën më të madhe të ofertës sonë turistike”, tregon Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik Shqiptar.

Po ku i kaluan pushimet shqiptarët këtë verë? “Destinacionet më të preferuara këtë verë kanë qenë Turqia dhe Greqia, sidomos zonat bregdetare ku shqiptarët gjejnë oferta të paketuara me fluturim, hotel dhe ushqim të përfshirë. Ka pasur interes të shtuar edhe për Malin e Zi dhe Italinë, ndërsa për udhëtime më të gjata janë zgjedhur Dubai dhe Egjipti. Në thelb, shqiptarët kërkojnë komoditet dhe çmime të leverdishme, gjë që shpesh e gjejnë më shumë jashtë se brenda vendit”, to

“Turizmi vendas ka potencial të madh, por duhet të orientohemi drejt standardizimit të shërbimit dhe uljes së sezonalitetit. Nëse nuk ofrojmë paketat e plota, me çmime të arsyeshme dhe cilësi të garantuar, shqiptarët do të vazhdojnë të shohin përtej kufirit për të kaluar pushimet e tyre”, thotë Kasa.

Çdo shqiptar që i kaloi pushimet jashtë vendit në fillim të vitit shpenzoi mesatarisht 297 euro. Në krahasim me një vit më parë, shpenzimet rezultojnë të jenë rritur me 15 euro. Kjo edhe si pasojë e rritjes së çmimeve të paketave.

“Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në paketat turistike. Nëse vitin e kaluar një pushim jashtë vendit mund të gjendej me më pak kosto, këtë vit mesatarisht shqiptarët kanë shpenzuar më shumë – rreth 15 euro më tepër për person. Megjithatë, krahasuar me çmimet brenda vendit, shumë prej tyre e shohin ende më të leverdishme të udhëtojnë jashtë, ku shërbimi është më i plotë dhe i garantuar”, thotë Kukeli.

4.7 milionë dalje deri në korrik, ku i kaluan pushimet verore

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se në harkun e  muajve janar-korrik në vend hynë mbi 6.5 milionë të huaj, rreth 1.8 milionë më tepër se shqiptarët që dolën jashtë. (A2 Televizion)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protestë edhe në Korçë, studentët dhe gjimnazistët sulmojnë Drejtorinë e Arsimit
  • Tirana në gjendje lufte, reagon Brukseli: Ndalni dhunën, dialogu është e vetmja rrugë
  • Protesta e të rinjve, arrestohen 55 persona, 98 të tjerë procedohen penalisht
  • Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  • VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  2. Kokpalari 21 janarit on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  3. Me mirë von se kurrë on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  4. alba on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme
  5. prehistoriku on Fatos Tarifa: Ky është fundi i palavdishëm i Ramës, zgjidhja janë zgjedhjet e reja të parakohshme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?