Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç duhet t’i ketë parasysh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > 5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç duhet t’i ketë parasysh
KurioziteteShendetesi

5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç duhet t’i ketë parasysh

Published: July 7, 2025
Shpërndaje

Me kalimin e viteve, gratë fitojnë më shumë vetëbesim, përvojë dhe hijeshi, por trupi (dhe flokët!) fillojnë të kërkojnë një kujdes pak më të madh. Pas të 30-ave, shumë gra vënë re ndryshime si rrallim i flokëve, humbje e volumit dhe natyrisht, shfaqja e thinjave.

Nuk është fundi i botës, është thjesht një fazë e re që kërkon një rutinë më të zgjuar. Për këtë arsye, ekspertët për kujdesin ndaj flokëve ndajnë 5 këshillat kryesore:

1. Fillo nga brenda: ushqimi ndikon direkt në flokë

Pas të 30-ave, flokët mund të duken më të brishtë dhe për këtë arsye, ajo që hamë ka më shumë rëndësi se kurrë. Ekspertët rekomandojnë një dietë të pasur me proteina, karbohidrate të shëndetshme dhe mikronutrientë si zinku, seleni, vitaminat B, D dhe magnezi.

- Publicitet -

5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç

Nëse dyshon për mungesë vitaminash, konsultohu me mjekun përpara se të fillosh suplementet. Shumë gra mendojnë se biotina është përgjigjja për çdo problem me flokët, por e vërteta është se sasia e tepërt mund të dëmtojë, jo ndihmojë.

2. Kujdes me pajisjet e nxehtësisë dhe si i përdor ato

5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç

Stilimi me nxehtësi (si piastrat dhe tharësja) mund të dëmtojë strukturën e flokut me kalimin e kohës. Ekspertët thonë se duhet t’i ndërroni pajisjet çdo 5 vite, pasi pajisjet e vjetra shpesh humbasin kontrollin e temperaturës dhe djegin flokun.

3. Mos u lidh emocionalisht pas një shampoje

5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç

Shampoja dhe balsami që ke përdorur në të 20-at, nuk janë më domosdoshmërisht të duhurat pas të 30-ave. Flokët mund të bëhen më të hollë ose më të thatë, prandaj produktet duhet të përshtaten me gjendjen aktuale të tyre.

4. Përshtat produktet e tjera sipas nevojës

Përveç shampos, duhet të rishikosh edhe produktet si spraji mbrojtës nga nxehtësia, spraji për volum ose produktet për stilim. Çfarë ka funksionuar në të 30-at e hershme, mund të mos funksionojë tani.

5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç

Ekspertët thonë thotë “Mund të duhet të shtoni produkte për volum ose të ndryshoni krejtësisht rutinën. Mos kini frikë të provoni diçka të re.”

5. Mos e shty prerjen – flokët e gjatë e bëjnë më të dukshëm rrallimin

Edhe pas të 30-ave, prerjet e rregullta janë thelbësore. Flokët e gjatë që nuk kanë formë dhe janë të dëmtuar i nxjerrin në pah më shumë ndryshimet që vijnë me moshën, sidomos nëse po përjeton rrallim.

5 këshilla për flokët që çdo grua mbi 30 vjeç

Ekspertët këshillojnë: “Mos u fiksoni pas flokëve të gjatë nëse i keni të rrallë. Prerjet më të shkurtra e bëjnë flokun të duket më i plotë, më i fortë dhe më i shëndetshëm.”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?