Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 7 zakone financiare që i konsiderojmë normale, por në fakt s’janë fare!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 7 zakone financiare që i konsiderojmë normale, por në fakt s’janë fare!
EkonomiKuriozitete

7 zakone financiare që i konsiderojmë normale, por në fakt s’janë fare!

Published: July 27, 2025
Shpërndaje

Nëse e sheh veten pa lekë pothuajse çdo fund muaji dhe s’e kupton ku ikin, ka shumë të ngjarë që nuk është vetëm faji i pagës tënde. Shpesh janë zakonet e përditshme që i kemi bërë të zakonshme, edhe pse në të vërtetë janë financarisht të dëmshme.

Ja cilat janë disa nga zakonet që shumica prej nesh i bëjnë, pa e kuptuar që janë sabotim i pastër ndaj vetes

1. Kursen vetëm nëse mbetet gjë në fund të muajit

Në vend që të vendosim një shumë fikse mënjanë sapo marrim rrogën, shumë prej nesh presim të na mbetet diçka në fund. Spoiler: zakonisht nuk na mbetet asgjë. Zgjidhja? Vendos menjëherë një shumë (edhe 1.000 lekë të reja në muaj janë më mirë se zero) në një llogari kursimi dhe menaxho pjesën tjetër për shpenzime.

- Publicitet -

2. Nënvlerësimi i shpenzimeve të mirëmbajtjes

Blerja e një shtëpie apo makine është thjesht hapi i parë. Ato duan mirëmbajtje dhe kjo shkon shumë më tepër seç mendojmë. Nëse nuk planifikon që në fillim për këto shpenzime, pas një viti mund të përfundosh me borxhe ose probleme të pazgjidhura.

3. Mosplanifikimi për situata emergjente

Një fond emergjence është domosdoshmëri. Edhe nëse nuk mund të grumbullosh 3 muaj shpenzime menjëherë, edhe 10.000 apo 20.000 lekë janë një ndihmë e madhe në raste të papritura. Në vend që të hysh menjëherë në minus, ke një hapësirë sigurie.

4. Thjesht se ke mundësinë për të blerë diçka, s’do të thotë që e përballon

Jo çdo para që ke në dorë është për t’u shpenzuar. Nëse një blerje do të thotë që do të futesh në kredi ose do të zbrazësh llogarinë, nuk është diçka që realisht e përballon. Mund ta kesh shumën, por jo luksin për ta harxhuar.

5. Rritja e stilit të jetesës sa herë që të rritet rroga

Kur fillon të fitosh më shumë, instinktivisht rrit edhe standardin: ushqime më të shtrenjta, rroba më të mira, pushime më luksoze. Ky është gabimi klasik që quhet “inflacion i stilit të jetesës”. Në vend që të kursejmë më shumë, thjesht harxhojmë më shumë.

6. Ushqimi i hedhur përkthehet në para të hedhura

Të gjithë kemi bërë ndonjëherë blerje të uritur”në supermarket, për të përfunduar duke hedhur zarzavate të kalbura në kosh. Por herën tjetër, mendoje: po hedh para në plehra.

7. Kredi afatgjata sepse “pagesa është më e vogël”

Një pagesë mujore më e ulët mund të duket e përballueshme, por në realitet do të paguash shumë më tepër me kalimin e viteve, sidomos nëse merr kredi për një makinë që humbet vlerë çdo ditë. Në vend që të zgjasësh pagesën për ta bërë më të lehtë, ndoshta është më mirë të zgjedhësh diçka më të lirë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?