Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 9.34 mld lekë për aksin Elbasan–Qafë Thanë, shpallen fituesit për 4 faza. Sa është fondi limit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > 9.34 mld lekë për aksin Elbasan–Qafë Thanë, shpallen fituesit për 4 faza. Sa është fondi limit?
EkonomiLajmi i fundit

9.34 mld lekë për aksin Elbasan–Qafë Thanë, shpallen fituesit për 4 faza. Sa është fondi limit?

Published: June 10, 2024
Shpërndaje

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka përmbyllur fazën e shpalljes së kompanive fituese për 4 lotet e rrugës Elbasan-Qafëthanë. Ndërtimi i tyre do të kushtojë rreth 9.34 miliardë lekë.

Rreth 9.34 miliardë lekë, pa TVSH do të kushtojë ndërtimi i 4 loteve të rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit 8. Autoriteti Rrugor Shqiptar përmbylli fazën e shpalljes së kompanive fituese për lotet V, VI, VII dhe VIII, që përfshijnë 14 km rrugë, teksa fondi limit i vënë në dispozicion ishte rreth 10 mld lekë, pa TVSH. Punimet në këto segmente do të kryhen nga kompanitë: Gjoka Konstruksion, Alb – Star, A.N.K. dhe Fusha.

Sipas hartave treguese në dokumentet e tenderit, faza VIII përfshin ndërtimin e rrugës deri pas qytetit të Prrenjasit, ku do të bëhet dhe shmangia e kalimit nga pika doganore e Qafë – Thanës. Autoritetet kanë bërë me dije se është arritur dakordësia me palën maqedonase për pikën e re doganore dhe lidhjen e 2 shteteve përmes një tuneli me gjatësi 5.8 km, që do të shkurtojë rrugën me 24 km.

- Publicitet -

Por, praktikisht shpallja e fiituesve për 4 faza sugjeron se tashmë në të gjithë aksin nga Elbasani deri në Prrenjas do të ndërhyhet për ndërtimin e këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.

Gjithsesi 4 lotet e parë janë në fazë më të avacuar, teksa njëri prej tyre u hap pak ditë më parë për qarkullimin e automjeteve. Ndërkaq, ndërhyrje parashikohen edhe në pjesën tjetër të këtij korridori, nga Rrogozhina deri në Elbasan, por aktualisht për këtë segment është duke u hartuar projekti e më pas do të duhet t’i nënshtrohet procedurave tenderuese.

Korridori 8 është një nga rrugët më të rëndësishme për qarkullimin e udhëtarëve dhe mallrave, duke qenë se lidh portet e Italisë, me ato të Bullgarisë, duke kaluar përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ora më e mirë e vitit mban emër shqiptar, mund të shitet deri në 4 milionë euro
  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?
  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin

Komentet e Fundit

  1. Detari on Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  2. Gjergj on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. blendi ...ziu on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. ANA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Detari on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?