Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të bien normat e interesit në nivelet e para COVID-it? Çfarë parashikon FMN
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A do të bien normat e interesit në nivelet e para COVID-it? Çfarë parashikon FMN
AktualitetEkonomi

A do të bien normat e interesit në nivelet e para COVID-it? Çfarë parashikon FMN

Published: April 11, 2023
Shpërndaje

Normat e interesit në ekonomitë e mëdha pritet të bien në nivelet para pandemisë së koronavirusit, për shkak të produktivitetit të ulët dhe plakjes së popullsisë, bën me dije Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimet e fundit.

Autoritetet e këtij institucioni sqarojnë se rritja e çmimeve të huamarrjes pritet të jetë “e përkohshme”, pasi inflacioni i lartë të vihet nën kontroll.

Bankat Qendrore në Shtetet e Bashkuara, Mbretëri të Bashkuar, Evropë, dhe vende tjera, i kanë rritur normat e interesit për të luftuar rritjen e çmimeve, që ndryshe njihet edhe si inflacion.

- Publicitet -

Në Mbretëri të Bashkuar, inflacioni është në nivelin më të lartë në gati 40 vjet, për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe produkteve ushqimore.

Një numër faktorësh janë duke ndikuar në rritje të inflacionit, përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, e cila ka ndikuar në rritje të çmimeve të energjisë.

“Kur inflacioni të vihet nën kontroll, Bankat Qendrore të ekonomive të avancuara, do të mund të lehtësojnë politikat monetare dhe të ulin normat e interesit në nivelet para pandemisë”.

Ky institucion me bazë në Uashington, ka thënë se plakja e popullsisë do të jetë, po ashtu, një faktor që ndikon në ulje të inflacionit.

Duke sqaruar pse është përmendur ky fakt, George Godber, manaxher në kompaninë Polar Capital, ka thënë se ata kanë tendencë të shpenzojnë më pak.

“Shpenzimet që bëjnë njerëzit kur janë në të 20-at, 30-at dhe 40-at e tyre, janë më të lartat, ndoshta për shkak të blerjes së patundshmërisë, krijimit të çifteve, blerjes së makinës apo çfarëdo tjetër, dhe me kalimin e kohës ulen shpenzimet dhe konsumi”, ka thënë ai për transmetuesin britanik BBC.

Për koronavirusin e ri është raportuar për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin si pandemi më 11 mars të vitit 2020.

Më shumë se 6.7 milionë njerëz kanë vdekur që prej shpërthimit të pandemisë në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të madh të viktimave, të përcjella nga India dhe Brazili.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?