Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të jetë Lea Ypi pasardhësja e Ramës? Gjergj Zefi: Futja e saj në politikë, e pashmangshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A do të jetë Lea Ypi pasardhësja e Ramës? Gjergj Zefi: Futja e saj në politikë, e pashmangshme
Aktualitet

A do të jetë Lea Ypi pasardhësja e Ramës? Gjergj Zefi: Futja e saj në politikë, e pashmangshme

Published: January 7, 2026
Shpërndaje

Në vijim të intervistës në podcastin “Të Pashoq”, Gjergj Zefi, editor i Pamfletit, është ndalur te emri i Lea Ypit, e përfolur gjerësisht ditët e fundit si kryeministre teknike e mundshme apo si pasardhëse e Edi Ramës në krye të qeverisë.

Zefi kujtoi se “Pamfleti” ka qenë i pari që e ka përmendur publikisht emrin e Ypit si një figurë politike të mundshme, që në mars të vitit 2023, në një kohë kur shumëkush e quante të pamundur ose të pabesueshme një skenar të tillë.

“Kam shkruar për Lea Ypin në mars të 2023-s, kur asnjë nuk e mendonte këtë. Disa më thoshin që ishin budallallëqe ato që shkruaja, por kishte dhe nga ata që më thoshin jeni shumë largpamës”, tha Zefi.

- Publicitet -

Sipas tij, Ypi nuk është një emër që vjen nga strukturat e PS-së apo nga baza politike e kësaj partie, por është një “projekt personal i Ramës”, një lëvizje strategjike për të pasur një figurë që mund të përfaqësojë një tranzicion të kontrolluar të pushtetit ose një rivendosje të imazhit të qeverisë në rrafshin ndërkombëtar.

–Si e shihni të ardhmen e Lea Ypit? Është folur si kryeministre teknike, apo pasardhëse e Edi Ramës. “Pamfleti” ka qenë ndër të parët që e ka nxjerrë si emër.

Gjergj Zefi: Për Lea Ypin, të them të drejtën, kam shkruar në mars të vitit 2023, atëherë kur asnjë nuk e mendonte, sa disa prej njerëzve edhe më thoshin mua, ‘ç’janë këta budallallëqe që shkruan’. Por kishte dhe prej atyre që më thoshin, ‘jeni shumë largpamës’. Kemi thënë që mund të jetë një alterego e kryeministrit të Shqipërisë. Jo si e përzgjedhur e socialistëve, por si e përzgjedhur e vetë Edi Ramës. Madje dhe titulli në atë kohë ishte, “as Lali, as Belinda”. Pasi këtu luhej për alteregon e kryeministrit. Dhe kjo, nuk është se ne jemi fallxhorë, po ideja ishte se, nëse do ta analizoje nga afër situatën, mënyrën se si komportohej në tregun politik, në tregun evropian, mënyrën se si Rama librat e saj po ja jepte dhuratë ish-presidentëve, presidentëve dhe gjithë lidershipit politik në Evropë, bëmë një analizë dhe analiza na çoi këtu dhe tregoi që nuk kemi të gabuar.

–Ju e shihni te ky variant që keni dhënë shumë më herët apo te ky që po diskutohet?

Gjergj Zefi: Unë e shoh të pashmangshme edhe, nga vetë lëvizjet e asaj zonjës, që ajo do merret me politikë dhe që do angazhohet në politikë. Pastaj se ku, alterego e kryeministrit, zëvendëskryeministre, ku e di unë, këto janë çështje pastaj që i takojnë zhvillimeve hap pas hapi që do të ndodhin në politikë. Se momentalisht, nëse Rama nuk vendos që të ketë qeveri teknike, s’ka pse e bën atë kryeministre teknike. Pastaj Rama nuk e ka vetë në dorë edhe qeverinë teknike, se po ta kishte në dorë s’e bënte fare teknike.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës
  • “UÇK lindi si përgjigje ndaj gjenocidit të Millosheviçit”, Kuvendi dënon vendimin për ish-krerët e UÇK

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?