Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A do të ketë luftë midis SHBA dhe Venezuelës?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > A do të ketë luftë midis SHBA dhe Venezuelës?
AktualitetBote

A do të ketë luftë midis SHBA dhe Venezuelës?

Published: November 3, 2025
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbutur retorikën për një përplasje të mundshme ushtarake me Venezuelën, por njëkohësisht ka lënë të kuptohet se ditët e Nicolás Maduros në pushtet mund të jenë të numëruara.

I pyetur nga CBS “60 Minutes” nëse Shtetet e Bashkuara do të nisnin një luftë kundër Venezuelës, Trump tha: “Nuk mendoj kështu. Nuk besoj se do të ndodhë. Por ata janë sjellë shumë keq me ne.”

Prej më shumë se dy muajsh, ushtria amerikane ka rritur praninë e saj në Detin e Karaibeve, duke vendosur anije luftarake, avionë luftarakë, bombardues, marinsa, dronë dhe avionë zbulues — një dislokim ushtarak më i madh në rajon në dekada.

Sipas administratës së Trump, operacionet kanë për qëllim goditjen e rrjeteve të trafikut të drogës që, sipas Uashingtonit, furnizojnë tregun amerikan.

- Publicitet -

Deri më tani, të paktën 64 persona janë vrarë nga sulmet amerikane në Karaibe dhe Paqësorin lindor që prej fillimit të shtatorit, sipas raportimeve të CBS News, partneri amerikan i BBC-së.

Trump hodhi poshtë akuzat se fushata ushtarake ka për qëllim rrëzimin e regjimit të Maduros, duke deklaruar se aksionet kanë të bëjnë me “shumë gjëra”.

Nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, Florida, ai shtoi: “Çdo varkë që ne shkatërrojmë ndalon 25 mijë doza droge dhe shpëton familje në të gjithë vendin.”

Megjithatë, kur u pyet nëse SHBA mund të ndërmerrte sulme tokësore ndaj Venezuelës, Trump nuk e përjashtoi mundësinë, duke u shprehur: “Nuk do të isha i prirur të thoja se do ta bëja… por nuk do t’ju tregoj se çfarë do të bëja ose jo me Venezuelën.”

Në sfond të këtyre zhvillimeve, tensionet midis SHBA-së dhe regjimit të Maduros mbeten të larta, ndërsa Venezuela vazhdon të përballet me krizë ekonomike dhe izolim ndërkombëtar.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 27 tetor 2026
  • Fatos Tarifa: Autoritarizmi nuk vjen gjithnjë me çizme
  • ​Analiza e BBC: Izraeli dhe SHBA-të po i drejtohen kutisë së votimit. Pasojat do të jenë globale
  • Botën e ndryshojnë idetë, jo paratë: Çfarë i mëson Beogradi Tiranës
  • Kremlini pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhje: Shpresojmë të ruajmë akoma marrëdhëniet me Serbinë

Komentet e Fundit

  1. per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Katiu on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Vili on Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  4. As shahist, as poet... on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Fjalë me vend on Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?