Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!
Lajmi i funditopinion

A mund të jetë 21 janari “në fazë hetimi paraprak” edhe në vitin 2025?!

Published: August 2, 2025
Shpërndaje

Në nëntor të këtij viti do të mbushen gjashtë vjet nga fillimi i funksionimit të Strukturës së Posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ose siç njihet ndryshe SPAK. Megjithatë, edhe pas kaq shumë kohe gjatë të cilës SPAK ka arritur rezultate të pamohueshme në luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, kreu i tij Altin Dumani deklaron se hetimi i vrasjeve të 21 janarit 2011, ngjarjes më të bujshme të dekadës së shkuar, ndodhet “në fazë paraprake”. Në 30 korrik ai deklaroi publikisht se “çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetojë dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”. Me një lexim të vetëm kuptojmë se kemi të bëjmë me një përgjigje shabllon nga ato që jepen për t’i dhënë përgjigje gazetarëve e për të kaluar radhën.

Vrasjet e 21 janarit janë ndër kapitujt më të dhimbshëm e njëherësh më të debatuar, të studiuar e të analizuar në 35 vite tranzicion. Elita politike, mediat e opinioni publik kanë debatuar pafundësisht në lidhje me rrethanat, përgjegjësitë e fajet që prodhuan vrasjen e katër njerëzve të pafajshëm në dyert e selisë së qeverisë shqiptare. Mijëra orë televizive janë harxhuar e kushedi sesa tonelata bojë e letër është konsumuar për të hedhur dritë mbi një ngjarje e cila u konsumua në transmetim të drejpërdrejtë televiziv në sytë e qindra mijë shqiptarëve. Si rrallëherë, teksa gjaku u derdh “live”, krerët e qeverisë dolën dhe u mburrën përsa kishte ndodhur, duke kërcënuar se do ta përsërisnin sjelljen e tyre pikë për pikë nëse do të ishte nevoja.

21 janari me katër të vrarët e tij Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Deda provokoi më së pari  fshirjen gjatë errësirës së natës që pasoi, të të gjitha regjistrimeve video që ndërtesa e kryeministrisë dispononte. Ende nuk ka asnjë shpjegim shterrues sesi kjo ndodhi, kush dha urdhër dhe kush e ekzekutoi këtë fshehje gjurmësh të nilelit të lartë shtetëror. Më tej akoma, kjo është ngjarja e parë e përmasave të mëdha ku qeveria prishi provat dhe ndaloi prokurorin e përgjithshëm të ekzekutojë urdhërat e arrestit për anëtarët e Gardës së Republikës (imagjinoni sikur Rama të rrethonte godinat e shtetit e të mos dorëzonte ministrat e bashkiakët tek prokurorët e SPAK). As për këtë refuzim të shtetit asokohe nuk ka ende asnjë të dënuar, megjithëse urdhëri gjendet shumë lehtë se nga doli dhe sesi u ekzekutua. Njerëzit janë të gjithë gjallë dhe madje vazhdojnë të rrahin gjoksin që shteti të cilin drejtonin derdhi gjak në bulevardin e Tiranës.

- Publicitet -
Në vitin e 14-të që na ndan nga ajo ditë e përgjakshme janari, si dhe në vitin e gjashtë pas fillimit të punës së Prokurorisë së Posaçme, vrasjet e 21 janarit 2011 vazhdojnë të jenë një hetim “në fazë paraprake”. Një tallje cinike dhe një neglizhencë (në rastin më të mirë), e cila vendos një minus të madh mbi punën dhe imazhin e SPAK si bartësi i vullnetit popullor për drejtësi. Sepse kjo strukturë është krijuar pikërisht për të hyrë aty ku drejtësia e djeshme nuk guxoi: tek ngjarjet e bujshme, vrasjet politike, korrupsioni i nivelit të lartë dhe krimi i organizuar.

Është surprizuese sesi SPAK ka mundur të hyjë me kurajo në dy komponentet e fundit, korrupsioni i elitës politike dhe krimi i organizuar, por është stepur me kokëfortësi përballë një ngjarjeje ku shteti vrau në dyert e godinës së tij më të lartë. Një ngjarje e cila nëse do të zbardhej me paanësi, potencialisht mund të ribënte nga e para konceptin që kemi sot mbi shtetin dhe sjelljen e qeveritarëve në këtë vend.

Fakti që SPAK i ktheu pas si padinë e PS në janar 2023, ashtu edhe tentativat e familjarëve të Aleks Nikës për një rihapje të procesit një muaj më vonë (shkurt 2023), duke e kthyer dosjen tek prokuroria e Tiranës, dëshmon vullnetin e qartë për ta mbajtur larg duarve dosjen e vrasjeve më të shëmtuara shtetërore të tranzicionit shqiptar.

Në 14 nëntor 2023 Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i dha një përgjigje të ashpër në distancë këtij refuzimi të SPAK. Teksa dha vendimin për dosjen e Aleks Nikës, gjykata kërkoi kryerjen e një hetimi të plotë mbi ngjarjet e 21 janarit. “Rruga tjetër e korrigjimit të nevojshëm përbëhet nga detyrimi i shtetit për të kryer një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës”, shkruhet në faqen 21 të vendimit të Gjykatës.

Në vazhdën e kësaj kërkese të qartë për të hedhur dritë mbi masakrën shtetërore të 21 janarit, Gjykata e Lartë e detyroi në 12 mars 2024 SPAK që të rimerrte në shqyrtim mbrapsht dosjen e dërguar në prokurorinë e Tiranës, aty ku kishte fjetur për mbi një dekadë. Një gjest logjik dhe normal, në mesin e një bjerrjeje pafund të këtij hetimi.

E megjithatë që nga marsi i vitit 2024 kjo dosje e marrë në ngarkim nga Prokuroria e Posaçme nuk ka prodhuar thuajse asnjë të re. Janë thirrur për dëshmi disa persona, por sërish rrethi i ngushtë i zyrtarëve të nivelit të lartë të lidhur me atë ngjarje mbetet i paprekur dhe sfidues. Kësisoj deklarata e Altin Dumanit se 21 janari ndodhet në fazë paraprake hetimi është konkluzioni logjik i vegjetimit total dhe letargjisë me të cilën SPAK po e trajton prej vitesh 21 janarin. Dhe kjo është dëshpëruese.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump kërcënon nëse Teherani nuk i përmbahet marrëveshjes
  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës

Komentet e Fundit

  1. demo on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. loni on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  3. ¿? on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  4. Vili on Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  5. capi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?