Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A pastrohen më pak para? Ja qyteti që mban rekord
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > A pastrohen më pak para? Ja qyteti që mban rekord
EkonomiLajmi i fundit

A pastrohen më pak para? Ja qyteti që mban rekord

Published: April 22, 2024
Shpërndaje

Numri i procedimeve penale të prokurorisë për veprën penale të pastrimit të parave pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas raportit vjetor të Prokurorit të Përgjithshëm, për vitin e kaluar numri i procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale pësoi rënie me 35%, duke zbritur në 158, nga 244 të regjistruara një vit më parë.

Koeficienti i kriminalitetit për 100 000 banorë për këtë grup veprash në vitin 2023 zbriti në 5,72, ndërsa në vitin 2022 ka qenë 8,73. Gjithashtu, në krahasim me vitin 2022 pati ulje të procedimeve të dërguara në gjykatë nga 27 në 14. Rënie pësoi edhe numri i të pandehurve të regjistruar, nga 40 në 15, numri i të pandehurve të cilët janë dërguar në gjykatë (nga 43 në 27) dhe numri i të pandehurve të dënuar nga gjykata (nga 31 në 22). Sipas shpërndarjes gjeografike, qarqet me numrin më të lartë të procedimeve të regjistruara për veprat penale të pastrimit të parave janë Tirana, me 25% të totalit, e ndjekur nga Vlora, me 20%, Lezha, me 11% dhe Fieri, me 10%.

Veprat penale të përfshira në këtë grup në masën dërrmuese dominohen nga vepra penale e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Numri i procedimeve për këtë vepër penale gjatë vitit të kaluar arriti nivelin më të ulët në pesë vitet e fundit. Shifrat që raporton Prokuroria për procedimet penale nuk i përgjigjen perceptimit se pastrimi i parave nga aktivitete të jashtëligjshme vazhdon të jetë një fenomen shumë i përhapur në ekonominë shqiptare.

- Publicitet -

Ndërkohë që kërkesat për justifikimin e burimit të parave që hyjnë në sektorin bankar janë bërë gjithnjë e më të forta, është sidomos sektori i pasurive të paluajtshme vlerësohet se thith investime të mëdha që kanë burim të dyshimtë. Vlerësohet se këto fonde kanë mbështetur në një masë të konsiderueshme ciklin e ri të zhvillimit të këtij sektori, në vitet pas pandemisë. Megjithatë, numri i procedimeve penale të prokurorisë pësoi rënie për të dytin vit radhazi vitin e kaluar, fakt që vë në dyshim angazhimin e zinxhirit të institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave. Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria doli nga statusi i monitorimit të shtuar i Task Forcës për Veprimin Financiar (FATF) ose e ashtuquajtura “lista gri” e pastrimit të parave. Përveç efektit pozitiv reputacional, dalja nga lista gri ndikon pozitivisht kryerjen e transaksioneve në sistemin financiar, sidomos të atyre ndërkombëtare.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?