Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A u rrëzua nga Senati ambasadori ri amerikan në Tiranë? Vjen sqarimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > A u rrëzua nga Senati ambasadori ri amerikan në Tiranë? Vjen sqarimi
Lajmi i funditPolitike

A u rrëzua nga Senati ambasadori ri amerikan në Tiranë? Vjen sqarimi

Published: January 4, 2024
Shpërndaje

Emërimi i diplomatit David J. Kostelancik për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, pasi Senati gjatë sesionit që u mbyll në fund të vitit të kaluar nuk futi në rend dite brenda afateve, votimin për konfirmimin e zotit Kostelancik dhe të dhjetra të emëruarve të tjerë. Emërimet e diplomatëve janë bllokuar nga disa senatorë republikanë.

Kandidatura e zotit Kostelancik u kthye të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, në bazë të një klauzole të rregullave të Senatit sipas së cilës “emërimet që as nuk janë konfirmuar, as nuk janë hedhur poshtë nga Senati në kohën kur mbyllet sesioni legjislativ”, i kthehen Presidentit.

“Nëse një emërim i kthehet Presidentit, ai nuk mund të shqyrtohet më nga Senati. Presidenti mund të paraqesë një emërim të ri për të njëjtin kandidat, ose për një kandidat të ri”, thuhet në rregullat e Senatit.

 

Nuk dihet ende se si dhe kur do të veprojë Shtëpia e Bardhë lidhur me emërimet e kandidaturave të rikthyera. Presideti mund të ridërgojë të njëjtat emra, ose mund t’i zëvendësojë ata.

 

Nëse ridërgon të njëjtën kandidaturë, procesi në senat fillon nga e para, por komisioni përkatës që shqyrton kandidaturën ka kompetenca të gjera dhe mund ta thërrasë sërish për dëshmi ose jo. Në të kaluarën, për shumicën e riemërimeve, komisionet nuk i rithërrasin kandidaturat për dëshmi.

 

Diplomati i karrierës Kostelancik, u emërua për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri në janar të vitit të kaluar. Zoti Kostelancik dëshmoi për përparësitë e tij para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë në mars të vitit të kaluar. Në prill, Komisioni votoi pro konfirmimit të tij, por votimi i plotë i Senatit nuk u bë.

 

Republikanët kushtëzojnë konfirmimin e të emëruarve të Presidentit Biden

 

Emërimi i zotit Kostelancik, është mes 43 kandidatëve për poste diplomatike që mbetën peng i bllokimit nga disa senatorë republikanë që e kanë kushtëzuar konfirmimin me lëshime ndaj disa politikave që ata mbështesin.

 

Departamenti i Shtetit ka thënë se kjo rrezikon sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Mes atyre që nuk janë konfirmuar është edhe Kurt M. Campbell, i cili është emëruar për postin e zëvendës sekretarit të shtetit.

 

Edhe një senator i vetëm mund të bllokojë një emërim.

 

Senatorët republikanë, të cilët kanë vendosur bllokime për të emëruarit për ambasadorë përfshijnë J.D. Vance nga Ohajo, Ted Cruz nga Teksasi dhe Rand Paul nga Kentaki. Zëri i Amerikës ka mësduar se kandidatura e zotit Kostelancik është bllokuar nga senatori J.D.Vance.

 

Bllokimet e kandidaturave që kanë nevojë konfirmimi nga Senati janë një praktikë e zakonshme e betejës politike në Uashington.

 

Senatori republikan nga Alabama, Tommy Tuberville, për muaj të tërë vitin e kaluar, nuk lejoi konfirmimin e të paktën 425 ushtarakëve të lartë të Pentagonit. Ai e bëri zhbllokimin vetëm pas këmbënguljes së senatorëve nga partia e tij që të tërhiqej.

 

a.c./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Situata alarmante në Gjirin e Lalzit ridëshmon problemin sistemik të dështimit në infrastrukturë
  • Pse vazhdojmë të ikim? Një inskenim në Durrës rikthen historitë e viktimave të emigracionit
  • “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  • “Më urdhëroi të pastroja dyshemenë duke u zvarritur”: Ish-punonjësi akuzon Sara Netanyahun për keqtrajtim
  • Deklaratat e Zelenskyt në Beograd për Kosovën, deputeti ukrainas: Gaboi rëndë

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on “I mbushja arkat bosh me libra që të ruhej pesha”! Si vidheshin paratë me kile brenda Bankës së Shqipërisë, vijimi i një procesi
  2. Arratisur on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Alo Athina on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  4. Xha Teme analisti on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut
  5. Kokpalari 21 janarit on Pas Dhërmiut, vilë edhe në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime si pasuri e fshehur e Ballukut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?