Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ACREM shpallet kampioni i edicionit të 10-të të Balfin Volley
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > ACREM shpallet kampioni i edicionit të 10-të të Balfin Volley
Ekonomi

ACREM shpallet kampioni i edicionit të 10-të të Balfin Volley

Published: June 27, 2023
Shpërndaje

Acrem, kompania që menaxhon asetet e Grupit BALFIN, si TEG, QTU, dhe të tjera, fitoi finalen e edicionit të 10-të të BALFIN Volley Championship, në sfidën klasike të luajtur ndaj rivaleve të përjetshëm të Neptun Albania, me rezultatin 3-2 (20-25, 25-23, 28-26, 17-25, 16-14).

Në një atmosfere, si zakonisht të ndezur nga tifozët/kolegë të ekipeve përkatëse dhe fëmijët e tyre, të shumtë nëe numër si gjithnjë, Acrem ia doli mbanë të ngrinte ne qiell kupën e kampionëve, që është e dyta për ta në këtë dekadë të kampinatit të volejbollit të Grupit BALFIN.

Sfida mes “tigrave” të Acrem dhe bluve të Neptun, u karakterizua nga agonizmi, rivaliteti dhe fair play. Loja ishte e ekuilibruar, dhe u desh që të luhej edhe seti i pestë, për të përcaktuar ekipin fitues.

- Publicitet -

Acrem e kishte fituar titullin e tij të parë në vitin 2019, po në një finale të luajtur ndaj Neptun.

Neptun Albania mbetet gjithsesi ekipi më i titulluar, me 6 kampionate të fituara dhe një kupë ndërkombëtare.

Drejtoresha Ekzekutive e Grupit BALFIN, Edlira Muka, ju dha medaljet dhe kupat ekipeve finaliste, dhe në përshëndetjen e saj, u shpreh: “Sot përgëzoj lojtarët e dy skuadrave, që treguan të njëjtin mentalitet fituesi që kanë edhe në punë.
Treguan shpirtin e sakrificës dhe të besimit tek njeri-tjetri. Kapitenët treguan liderin brenda tyre; ju si tifozë dhatë gjithë mbështetjen e nevojshme. Këto janë dhe cilësitë që na dallojnë në kulturën e punës të BALFIN. Shumë urime ekipit fitues! Një bravo e madhe edhe për vajzat dhe djemtë finalistë!” – tha ajo.

U nderuan me çmime në këtë event nga drejtori i Burimeve Njerezore, Elvin Nosi dhe Drejtori i Departamentit të Komunikimeve Agim Fjolla, Spar Albania, si ekipi Fair Play, Enxhi Reveli e Neptun Albania, si lojtarja më e mirë femër, dhe Ageljos Zhillma i Acrem, si lojtari më i mirë mashkull.

Gjithashtu, shoqata Superior Volley, me te cilin BALFIN ka një bashkëpunim 8 vjeçar, u vlerësua me çmimin e mirënjohjes, i cili iu dorëzua profesor Artan Pogonit, arbitrit të këtij kompeticioni.

Kapiteni i ekipit te ACREM, Artan Picari, u shpreh për këtë fitore: ‘Rrugëtimin e nisëm me mentalitet fituesi dhe punuam si skuadër duke evidentuar pikat e forta te gjithësecilit për të arritur qëllimin tonë të vetëm. Finalja e djeshme në vitin e dhjetë të Kampionatit të Volejbollit Balfin ishte si një ëndërr, deri sot në mëngjes kur sa hapa sytë dhe pashë përsëri Kupën”.

Grupi BALFIN njeh rëndësinë e aktiviteteve të tilla sportive në mirëqenien e përgjithshme, argëtimin, socializimin, shpirtin e ekipit dhe nxitjen e konkurrencës së shëndetshme. Sponsorizimi i këtij kampionati për një dekadë ka qenë një nga arritjet më të spikatura të Grupit për sa i përket angazhimit të punonjësve.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?