Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Administratori i NASA-s: Alienët ekzistojnë, por jetojnë në…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Administratori i NASA-s: Alienët ekzistojnë, por jetojnë në…
KryesoreKurioziteteTeknologji

Administratori i NASA-s: Alienët ekzistojnë, por jetojnë në…

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Ne kemi qenë prej kohësh të magjepsur nga ideja e jetës jashtëtokësore.

Të dhënat më të hershme të shkruara që paraqesin idenë e “alienëve” shihen në veprën satirike të shkrimtarit asirian Lucian të Samosatas, që daton që në vitet 200 pas Krishtit.

Në një roman, Lucian shkruan për një udhëtim në Hënë dhe jetën e çuditshme që ai imagjinon të jetojë atje, nga shkaba me tre koka, deri te pleshtat e madhësisë së elefantit.

- Publicitet -

Tani, rreth 2000 vjet më vonë, ne jemi ende duke shkruar histori të aventurave epike përtej Tokës, ku njerëzit ndeshen me qenie jashtëtokësore.

Histori të tilla sigurisht që na argëtojnë, por edhe frymëzojnë një komunitet të madh shkencor, që heton në mënyrë metodike ekzistencën e jetës në planetë të tjerë. Dhe që së fundmi ka arritur në disa përfundime.

Administratori i NASA-s Bill Nelson tha ditën e djeshme në një konferencë për shtyp, se ai beson se mund të ketë alienë, që jetojnë në një planet tjetër si i yni. Nelson pranoi se në miliarda yje në miliarda galaktika atje tej në errësirën e padijes sonë, një Tokë tjetër mund të ekzistojë.

“Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”, tha ish-astronauti Bill Nelson.

Në një raport prej 33 faqesh, një ekip i pavarur i porositur nga NASA, i kërkoi Agjencisë Hapësinore Amerikane të rrisë përpjekjet për të mbledhur informacion mbi UFO-t dhe për të ndihmuar Pentagonin në zbulimin e tyre.

Paneli prej 16 anëtarësh vuri në dukje se teknologjitë si inteligjenca artificiale do jenë thelbësore për identifikimin e dukurive të rralla.

NASA tani po emëron një drejtor të kërkimit UAP (Fenomene Anormale të Paidentifikuara), për të drejtuar një projekt të ri që shqyrton të dhënat dhe heton praninë e alienëve në tokë.

Shpresohet se përfshirja e NASA-s do të ndihmojë në uljen e stigmës rreth UAP-ve. – “Ne duam ta zhvendosim bisedën rreth UAP-ve nga sensacionalizmi në shkencë”, tha zoti Nelson.

Ai premtoi një qasje të hapur dhe transparente. Kur u pyet nga gazetarët nëse SHBA-ja ose qeveritë e tjera po fshehin alienë ose anije kozmike të botës tjetër, Nelson u përgjigj: Më trego provat.

NASA ka thënë se nuk kërkon në mënyrë aktive për pamje të pashpjegueshme. Por ajo ka një flotë anijesh kozmike që rrotullohen rreth tokës që mund të ndihmojnë në përcaktimin, për shembull, nëse është moti që qëndron pas një objekti apo ngjarjeje të çuditshme.

NASA i përkufizon UAP-të si vëzhgime në qiell ose gjetkë që nuk mund të identifikohen lehtë ose të shpjegohen shkencërisht.

p.k. / kola

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  • Dekalog për Kryeministrin
  • Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast
  • Deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën Kryeministri?
  • 17 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  2. Mollosi on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. . on VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  4. nastradini on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  5. Phoenix on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?