Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Adriatik Llalla në arrati, apartamenti i tij i sekuestruar kthehet në qendër arti për të rinjtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Adriatik Llalla në arrati, apartamenti i tij i sekuestruar kthehet në qendër arti për të rinjtë
KronikeLajmi i fundit

Adriatik Llalla në arrati, apartamenti i tij i sekuestruar kthehet në qendër arti për të rinjtë

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Një prej apartamenteve të sekuestruara të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Durrës, është kthyer në një qendër arti dhe aktivizimi për të rinjtë.

Gjatë inaugurimit të kësaj qendre ka marrë pjesë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, që tha se ky apartament është sekuestruar nga një zyrtar i lartë, pasi është përfituar në mënyrë të paligjshme, ndërsa nuk e përmendi emrin e Llallës.

“Sot jemi, do ta quaja si qershi mbi tortë, në një pronë që është sekuestruar me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ndaj një zyrtari të lartë shtetëror, i cili këtë apartament nuk e justifikonte dot me të ardhurat e veta.

Ky është një rezultat i prekshëm i reformës në drejtësi dhe një mesazh i qartë kundër gjithë skeptikëve dhe kundërshtarëve të reformës në drejtësi, sepse e vërteta është se sot, në Shqipëri ka dy palë: një palë që mbështet reformën në drejtësi dhe një palë tjetër që është kundër.

Ky apartament sot është shembulli më kuptimplotë ndaj gjithë skeptikëve se ja pra, se pasuritë e krijuara për shkak të përfshirjes në grupe kriminale apo për shkak të korrupsionit, po sekuestrohen. Lajmi më i mirë që ne mund të japim është që, e para, ne kemi marrë një vendim.

Drejtori është këtu, që asnjë prej pasurive të sekuestruara apo të konfiskuara, nuk do të privatizohet më. Kemi mësuar ne, edhe unë u desh të mësoja nga prokurorët antimafia javën e kaluar në Itali, se nëse do të shkonin për privatizimin e tyre, shanset që ato të rikthehen te ish-poseduesit, janë shumë të mëdha”, tha Balla në ceremoninë ku ishte i pranishëm dhe ambasadori i BE-së.

Adriatik Llalla ndodhet në arrati prej 2021. Ai u dënua me dy vjet burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pranverë të vitit 2021 por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë.

- Publicitet -

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • I shpëtoi operacionit të RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika
  • Kryeministria për “shkarkimin” e Ristanit: Veliaj është kryetar i Tiranës, nuk ka hapësirë për interpretim
  • Zjarret përpijnë bjeshkët e Dibrës, flakët dalin jashtë kontrollit në Sllatinë
  • GJKKO e la në burg, Ergys Agasi transferohet në paraburgimin e Bradasheshit
  • Aksidenti me monopatinë i mori jetën, 13-vjeçari stërnip i At Gjergj Fishtës

Komentet e Fundit

  1. tom on Disa pyetje dhe përgjigje për paqen me Rusinë
  2. Ethem Lalaj on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  3. Precizim on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  4. Vl on Tetë muajt e arratisë së Ergys Agasit, nën mbrojtjen e krimit dhe të policisë
  5. Aldrin on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?