Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë ligjvënësit për pasojat e ndërprerjes së ndihmave për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë ligjvënësit për pasojat e ndërprerjes së ndihmave për Ukrainën
AktualitetBote

Agjencitë amerikane të zbulimit paralajmërojnë ligjvënësit për pasojat e ndërprerjes së ndihmave për Ukrainën

Published: March 12, 2024
Shpërndaje

Në raportin e përvitshëm mbi vlerësimin e kërcënimeve ndaj sigurisë, të publikuar të hënën, drejtuesit e agjencive amerikane të zbulimit u thanë ligjvënësve se lufta në Ukrainë është në një pikë, ku rezultati i saj do të varet nga ndihma amerikane. Senatorët amerikanë po i bëjnë thirrje udhëheqësve të Dhomës së Përfaqësuesve që ta miratojnë projektligjin për ndihmat e huaja prej 95 miliardë dollarësh, i cili përfshin edhe ndihmat për Ukrainën.

Ukraina po përballet me mungesa të municionit dhe armëve të tjera dhe është në pritje të një raundi të ri ndihmash nga Shtetet e Bashkuara. Një projektligj, që përfshin afër 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, është miratuar nga Senati, por ende nuk është hedhur për votim në Dhomën e Përfaqësuesve nga Kryetari i saj republikan, Mike Johnson. Disa senatorë thonë se ky është një gabim serioz.

“Kam frikë se vendimi i Dhomës së Përfaqësuesve për të mos marrë në shqyrtim deri më tani projektligjin, që ofron mbështetje për Ukrainën në luftën kundër agresionit të Putinit, ka qenë një nga vendimet e saj më dëmshme për çështjet e sigurisë kombëtare”, tha Kryetari i Komisionit të Senatit për Zbulimin, Mark Warner.

- Publicitet -

Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën në raportin e tyre të përvitshëm mbi kërcënimet ndaj sigurisë në botë se Presidenti rus Vladimir Putin shpreson në lëkundjen e mbështetjes së Perëndimit për Ukrainën.

“Ne jemi në një kryqëzim shumë të rëndësishëm për Ukrainën, sigurinë e Evropës dhe interesat amerikane afatgjata në botë. Mendoj se me një shtim të ndihmave, të miratuara nga Kongresi, krijohet një mundësi reale e çimentimit të një suksesi strategjik për Ukrainën dhe një humbjeje strategjike për Vladimir Putinin”, tha Drejtori i CIA-s William Burns.

Projektligji për ndihmat e huaja përfshin miliarda dollarë për vendet e rajonit të Indo-Paqësorit për të frenuar agresionin kinez. Drejtorja e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines tha para ligjvënësve të hënën se pritet të ketë një rritje të agresionit kinez vitin e ardhshëm.

“Pekini do të vazhdojë të përdorë forcën ushtarake për të frikësuar fqinjët e tij dhe për të përshtatur veprimet e rajonit me përparësitë e tij. Ne presim që Kina të përdorë platforma dhe teknologji më të avancuara për të rritur aftësitë e saj në operacionet në rajon, veçanërisht rreth Tajvanit”, tha ajo.

Por republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se nuk do të marrin në shqyrtim projektligjin mbi ndihmat e huaja para miratimit të ndryshimeve në ligjet e imigracionit, që do të përmirësonin sigurinë në kufirin SHBA-Meksikë.

“Ne po dërgojmë 8 mijë kilometra larg vendit dhe pa kufizime, paratë e taksapaguesve, të fituara me shumë mund. Ndërkohë, kufiri ynë është i hapur dhe qytetarët amerikanë po vriten në rrugët e vendit tonë. Ky është problemi”, tha ligjvënësit republikan Scott Perry.

Demokratët dhe disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve po shqyrtojnë mundësitë alternative të hedhjes në votim të projektligjit mbi ndihmat e huaja, i cili përfshinë edhe 14 miliardë dollarë për Izraelin dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  3. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  5. Anonymous on Kosova shpall non grata drejtorin e Telekomit serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?