Kryeministri Edi Rama, ka publikuar në rrjetet sociale momente nga takimi me studentët që sapo ka përpunuar kurset e edicionit të parë të Akademisë Politikë të PS.
Rama ka zhvilluar një bisedë me grupin e sapo të diplomuarve, ndërsa ata tashmë do të jenë në terren në kuadër të fushatës për zgjedhjet e ardhshme.
“Akademia politike e PS nxjerr në terren studentët që sapo përfunduan me përkushtim e sukses kurset e edicionit të parë”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos.
i.b./dita