Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksidentet në mars u ulën me 10%, mbetet problem sjellja e shoferëve në timon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Aksidentet në mars u ulën me 10%, mbetet problem sjellja e shoferëve në timon
AktualitetKronike

Aksidentet në mars u ulën me 10%, mbetet problem sjellja e shoferëve në timon

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

Aksidentet rrugore janë ulur me 10 për qind në muajin mars. Shifrat e Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë muajit të tretë të vitit u regjistruan 91 aksidente rrugore nga 101 të ndodhura në muajin mars 2022.

“Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 9,9 % . Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 118 persona nga 145 në muajin Mars 2022”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Shkak për aksidentet kryesisht mbetet sjellja e drejtuesve të mjeteve ku për marsin në, në 80,2 % të rasteve, aksidenti ka ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

- Publicitet -

“Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 30,8% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 6,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në muajin Mars 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Premte, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të Shtunave. Në muajin Mars 2023, 41,8% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 17:00-24:00”, raporton INSTAT.

Publikimi ka bërë edhe një vlerësim të situatës së aksidenteve rrugore si tremujor i parë i vitit ku rezulton se në janar-mars 2023 numërohen 263 aksidente rrugore nga 285 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në këtë hark kohor numri i aksidenteve rrugore është ulur me 7,7%.

“Numri i të aksidentuarve është 360 persona nga 392 persona të aksidentuar në tremujorin e parë të vitit 2022. Aksidentet rrugore, në 19,4 % të rasteve, në tremujorin e parë të vitit 2023 kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur me 41,7 %”, vlerëson INSTAT.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shkon në 90 numri i të helmuarve në Vlorë, dyshime për probleme me ujin e pijshëm
  • SPAK kërkon 2 vite burg për Benet Becin: Dënimi të konvertohet në 4 vite shërbim prove
  • Pse votuesit në mbarë botën po dynden drejt kutive të votimit?
  • Biden rrëfen betejën me kancerin: Sëmundja më ka ngadalësuar
  • ​Tërmet politik në Hungari: Vëllai i Viktor Orbán arrestohet me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore

Komentet e Fundit

  1. Jugori on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  2. demo on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. Humoristi on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Humoristi on Pse humbi Trump, sipas vetë Trump: Pjesë nga intervista që po konsiderohet si “më e sinqerta” dhënë ndonjëherë prej tij
  5. MH on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?