Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Aksioni dhe Qeveria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Aksioni dhe Qeveria
AnalizaLajmi i funditopinion

Aksioni dhe Qeveria

Published: July 28, 2025
Shpërndaje

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

Mendojeni për një çast, qytetari Edi Rama, për më tepër sportisti arrakat dhe artisti rebel Edi Rama, si në përditshmërinë e tij shkon të pijë një kafe te vendi i tij i zakonshëm, të themi te Arena Sportive, ku ka qenë edhe natën e shkuar. Ka lënë një vend të rrethuar, përgjithësisht me vazo të mëdha me lule, pemë dekorative dhe të mbuluar , të shtrirë në një hapësirë të caktuar, dhe, befas, i habitur ose jo, kjo varet nga natyra e tij, shikon se si , në të njëjtin vend, janë po ato karrige, po ai rend i vendosur i tyre, por saksitë dhe vazot e mëdha me lule nuk janë më, hapësira që duket se do të ishte më e gjerë mbetet e njëjtë, veçse tani nuk ka asnjë hije mbi tavolinat bosh, e, për më tepër nuk ka as njerëz.

- Publicitet -

Pyet pse ka ndodhur kjo dhe i shpjegojnë se gjithçka rrjedh nga urdhri i shefit të qeverisë, ta zëmë , kësaj here është Berisha, se vetëm ato alternohen, dhe tani gjithkush e ka të qartë rrokullimën e ulërimave të tij.

Çfarë ka ndodhur? Shefi i qeverisë, tani është ai vetë e askush tjetër, dhe asnjë njeri i politikës nuk ka qenë më gjatë se sa ai në pushtet, ka urdhër të prerë, për lirimin e hapësirave publike. Një nismë interesante, megjithëse në një kohë të gabuar; e nevojshme, por që nuk ishte e domosdoshme të bëhej tani; e shtrirë në të gjithë vendin, aty ku shtrihet dora e pushtetit të tij; e befasishme, si ndodh shpesh me aksionet masive të qeverisë, që, pasi e lënë të bëhet e keqja, pritet urdhri i shefit të qeverisë; e habitshme, pasi gjithë ajo që ndodhi nuk ishte si dalja e kërpudhave menjëherë pas shiut, gjithçka ishte bërë në praninë dhe heshtjen, e shumë herë në yshtjen e pushtetit vendor, komisarëve të policisë, deri te administratorët e komunave; pra, në dritën e diellit.

Mjedise të rrethuar me një ndarje të përkohshme, përgjithësisht me vazo lulesh, shkurre e pemë dekorative, si shenjë e krijimit të mjedisit më të veçantë ka kudo në botë, në të gjithë perëndimin. Në sheshin kryesor të Shtutgartit, në Kënigplatz, tani, në periudhën verore, qendra e një lokali mund të jetë edhe 30 metër larg karrigeve dhe tavolinave të fundit, anash tyre janë vendosur vazo të mëdha me lule, që nuk dëmtojnë askënd në ecjen e tyre. Në Mynih, po ashtu. Dyndja e njerëzve nuk përballohet me hapësirat e ngushta të lokaleve, si ndodh edhe në Shqipëri.

Natyrisht bizneset paguajnë taksë për hapësirën e zënë. Që është atribut i bashkisë. Që në shumicën e rasteve është shumë më e madhe se ajo që ndodh në dimër, kur gjërat mblidhen nga i ftohti. Edhe karriget, edhe vazot me lule, edhe pemët dekorative.

Edhe në Shqipëri paguajnë taksa për hapësirën që kanë zënë. Disa më shumë e disa më pak. Dëgjova një të njohur timin, që ka në pronësi një lokal modest, brenda nuk mund të vendoset asnjë karrige, ndërsa jashtë kishte vetëm 6 të tilla, rrethuar me gjelbërim, një tendë mbi kokë, dhe për këtë hapësirë, pak ditë para shembjes kishte paguar taksën prej 900 mijë lekë të vjetra. Dy ditë më pas kishte marrë urdhrin kryeministror – të hiqet tenda mbi kokë, të hiqen vazot me lule, të hiqen pemët e vogla dekorative.

Kush rri tani në diellin e kësaj vere? Kryeministri? Ministrat? Deputetët që nuk hapin gojën? Bashkiakët që u tunden zorrët nga një fjalë kryeministrore? Drejtorët e nënkryetarët bashkiakë që dhanë dorëheqjen si tufë delesh, pa thënë asnjëri “ përse?”, atëherë kush?

Përgjithësisht, ata që kishin bërë këtë shkelje “ hapësinore” , janë sipërmarrës të vegjël. Në biznese familjare, e , ku , e shumta kanë punësuar dy a tre vetë. Që llogaritin çdo fitim e bëjnë përpjekje të tërheqin edhe klientin e fundit, përmes një hapësire të afërt, të gjelbër, të mbuluar, të qetë dhe pa frikën se në cilin krah do të zgjodhët sot shefi i qeverisë!

Po tani? Tani vazot e mëdha u hoqën, ajo pjesë hapësire duket si e qethur nga urdhri qeveritar, mbi kokat e njerëzve ka diell dhe , në këtë vapë larg mendsh është të shkosh të pish një kafe apo të freskohesh me fëmijët e nipër e mbesa në atë lukuni vape, trotuaret në shumicën e rasteve nuk janë më të lira se më parë, karriget ishin aty ku edhe qëndronin para aksionit të shembjes.

Por kjo nuk është më e rëndësishmja! Tjetër gjë të trazon.
Në këtë vend ka pushtet lokal dhe është në tagrin e tij të merret me biznesin e vogël, me hapësirat, rrugët, trotuaret, sheshet, tregtarët e vegjël, gjobat, mjedisin për zhvillimin e jetës, mirëpo ky pushtet është asfiksuar dhe mbisundimi i pushtetit qendror.

Nëse kjo ndodh për gjëra të tilla administrative, të zakonshme dhe të përditshme, atëherë përse u janë dhënë të drejtat e detyrat? Përse duhet domosdo të pritet fjala e shefit të qeverisë, të bëhet deri në detaje gjithçka vendos Ai, dhe të mos ketë të paktën dinjitetin e njeriut të zakonshëm, që bashkia, qendra administrative të ketë hapësirën e saj?

Përse duhet shefi i qeverisë të jetë edhe shefi i gjithë bashkive të vendit? Nuk besoj se kjo është detyra primare e tij. Në këtë vend ka institucione të pavarura, se janë gjykatat, të cilat, pas kallëzimit zyrtar, nga cilado njësi qoftë, gjykojnë nëse duhet të shemben 100 ndërtime në Theth dhe, nëse duhet të ndodhë kjo pikërisht tani, në kulmin e sezonit veror.

Nëse edhe për këtë vendos pushteti ekzekutiv, atëherë përse duhen gjykatat administrative? Nuk është e fajshme një prokurore që u bë shkas i zemërimit kryeministror, kur ligji u ka dhënë të drejtën dhe detyrën, pikërisht institucioneve të drejtësisë për të vendosur në ligjshmërinë apo pa ligjshmërinë e një ndërtimi! Kjo e rrit rolin e tyre, por edhe pavarësinë e tyre!

Vetë shteti ka institucione të rëndësishme në përbërjen e tij, që nga tatim – taksat dhe deri në mbrojtjen e territorit. Pushteti i grumbulluar në një dorë, qoftë kjo edhe dora e madhe e shefit të qeverisë nuk është reformim i pushtetit, por deformim i tij.

Nëse pritet gjithçka nga Njëshi, atëherë janë asgjësuar të tjerat! Nëse Njëshi synon të ketë çdo atribut mbi vete, atëherë vetë shteti është asgjësuar! Pushteti ka ndarjet e tij, gjithë secili ka rolin e vet, detyrën dhe të drejtat e tij.

Edhe pse Edi Rama ka qenë ndoshta kryebashkiaku më i suksesshëm, sidomos në dy mandatet e para, “malli” për këtë kohë nuk duhet të përzihet me atë që kanë detyrë të tjerët. Është paradoks, ndërsa Shqipëria po digjet, prioriteti i qeverisë është shembja e disa rrethinave të gjelbra, rreth e rreth disa mjediseve tregtare, të cilat, edhe kur u hoqën, nuk e bënë hapësirën më të lirë, përkundrazi, tani duket sikur dikush i ka qethur keq.

—-

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?