Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje, arrestohet kryeplaku i fshatit në Korçë. Mamaja e vajzës: E gjetëm të zhveshur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje, arrestohet kryeplaku i fshatit në Korçë. Mamaja e vajzës: E gjetëm të zhveshur
KronikeKryesore

Akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje, arrestohet kryeplaku i fshatit në Korçë. Mamaja e vajzës: E gjetëm të zhveshur

Published: April 13, 2023
Shpërndaje

Kryeplaku i fshatit Rehovë të Korçës është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

Në pranga është vënë 29-vjeçari Elvis Rrapo.

Kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, e cila është në gjendje të rënduar psikologjike.

- Publicitet -

Ngjarja ka ndodhur në datën 8 prill.

Deklarata e mamasë së viktimës

Valbona Grozdani, mamaja e vajzës që dyshohet se u përdhunua nga kryeplaku i fshatit Rehovë, Elvis Rrapo, ka zbuluar për mediat dinamikën e ngjarjes.

Grozdani thotë se ishte bashkëshorti i saj që gjeti të zhveshur dhe të dehur djalin në korridorin e banesës.

Sipas saj vajza ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe deklaron se marrëdhënia u krye pa dëshirën e saj.

“Ishim në arrë, çupën e lëmë në shtëpi, erdhi burri e gjeti me djalin të zhveshur në korridor. Kishte pirë ai. Vajza nuk ka probleme mendore, është normale, me 2 klasë shkollë. Edhe vajza më tha që djali e zuri, vajza nuk donte. Nuk takoheshin më parë, hyrje dalje kishim si gjithë fshatarët. E gjeti burri dhe iku me vrap, e ndoqi burri që të flisnin të sqaroheshin, ai na shau. S’kemi patur konflikte. Vajza s’është aq mirë se u trondit”, tha Grozdani.

Deklarata e mamasë së Elvis Rrapos

Nëna e Elvis Rrapos, Ervehe ka mohuar akuzat që janë ngritur ndaj djalit të saj për përdhunim. Ajo thotë për mediat se djali i saj nuk e ka bërë këtë gjë, duke shtuar se Ervisi kishte pirë alkool e më pas kishte shkuar në shtëpi. Ndër të tjera, ajo shton se vajza e cila akuzon djalin e saj nuk është mirë nga mendja.

“Isha në një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i vajzës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje në shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik
  • Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?