Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
AktualitetEkonomi

Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme

Published: November 7, 2026
Shpërndaje

Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit. Analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë zbuluar tejkalim të kufirit të lejuar të migrimit të një substance kimike në një spatul kuzhine, duke rikthyer në vëmendje efektivitetin e kontrolleve të sigurisë së produkteve në tregun vendas. Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, bëhet fjalë për produktin “Nylon Serving Spatula 33cm”, të tregtuar nga ARTEG GROUP.

Përmes sistemit europian të alarmit RASFF, autoritetet belge kanë raportuar se substanca 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA) migron nga materiali i produktit në nivele mbi kufirin e lejuar. Megjithatë, rasti është klasifikuar si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se konstatimi i tejkalimit të normave nuk duhet interpretuar automatikisht si provë e dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve.

Alarm nga sistemi europian RASFF/ Spatula e kuzhinës çliron

- Publicitet -

Rasti vjen në një kohë kur të dhënat e mbikëqyrjes së tregut tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri u kryen 2.445 inspektime dhe u kontrolluan 5.794 produkte, nga të cilat 74 rezultuan me jokonformitete, ose 1,27% e totalit. Sipas raportit vjetor të ISHMT-së, në vitin 2024 ishin evidentuar 118 jokonformitete nga 8.684 produkte të kontrolluara.

Ndërkohë, numri i masave urgjente zbriti nga 3 në vitin 2024 në 2 gjatë vitit 2025. Nga ana tjetwr, numri i produkteve të kontrolluara në Shqipëri ra me rreth 33% gjatë vitit 2025. Këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e produkteve të tërhequra nga tregu, por rastet e mospërputhjeve të konstatuara gjatë kontrolleve.

Për krahasim, në Bashkimin Europian, sistemi Safety Gate regjistroi 4.671 alarme për produkte të rrezikshme joushqimore gjatë vitit 2025, 13% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin të gjithë rrjetin europian dhe nuk është drejtpërdrejt e krahasueshme me jokonformitetet e evidentuara nga ISHMT në Shqipëri. Për produktin e identifikuar në Belgjikë, kompania ARTEG GROUP ka njoftuar tërheqjen nga tregu.

Konsumatorët që kanë blerë spatulën me barkod 5413821079684 duhet të ndërpresin përdorimin e saj në kontakt me ushqimin dhe mund ta kthejnë në dyqanet e kompanisë për të marrë rimbursimin e plotë. Autoritetet shqiptare nuk kanë publikuar numrin e njësive të shitura apo sasinë e produktit të tërhequr, duke lënë të paqartë përmasat e qarkullimit të tij në tregun vendas.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SPAK dërgon për gjykim “kokat” dhe ushtarët e klanit ‘Çopja-Çela’
  • Alarm nga sistemi europian RASFF, spatula e kuzhinës çliron substancë të rrezikshme
  • Sot protestë kombëtare, studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit
  • “Kam ekzekutuar dy veta në Shqipëri”, zbardhet dëshmia e vrasësit serial të arrestuar në Greqi
  • Kriza politike në Paraguai, pasi u shkarkua nga posti i presidentit, vendoset në “arrest shtëpie”

Komentet e Fundit

  1. L on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Valbona on Shën Votuesi!
  3. Pensionisti i Muradijes on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  4. AI on Shën Votuesi!
  5. Nasti on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?