Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Alibeaj: Berisha e ka marrë peng PD-në, që ta përdorë kundër SHBA-ve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Alibeaj: Berisha e ka marrë peng PD-në, që ta përdorë kundër SHBA-ve!
Politike

Alibeaj: Berisha e ka marrë peng PD-në, që ta përdorë kundër SHBA-ve!

Published: April 30, 2023
Shpërndaje

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka akuzuar sërish Sali Berishën se ky i fundit, kërkon të marrë peng forcën e djathtë politike, për interesa personale. Këtë, ai e veçoi gjatë një takimi elektoral në Fushë-Krujë, ku ka kërkuar edhe votën në zgjedhjet vendore të 14 majit. Sipas Alibeaj, kjo është një kohë e vështirë për partinë që ai drejton, pasi ajo jo vetëm është nën agresion nga pushteti, por edhe brenda strukturave (duke iu referuar Berishës). Tre qëllime, i ka ish-kreu i PD-së, në kërkim për të rimarrë juridikisht drejtimin e partisë, në fjalët e Alibeajt: “Ta përdorë për t’u mbrojtur ndaj masave të SHBA, të krijojë një opozitë me vetëm atë vetë figurë opozitare, si edhe të asgjësojë përfundimisht PD-në pas zgjedhjeve dhe të krijojë një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri. Njëri ka kërkuar ta shpopullojë Shqipërinë dhe kjo është plaga më e madhe në fakt që Shqipëria, por dhe kjo bashki, është pikërisht shpopullimi, largimin, dëbimi i shqiptarëve nga vendi i tyre. Tjetri ka 30 e kusur vite që vjedh, e vjedh dhe do ta vjedh akoma. Dhe tjetri është ai që do ta zbraz Partinë Demokratike për të mbushur partinë e vet”. Kështu i është referuar ai tre aktorëve kryesorë politikë në Shqipëri, kryeministrit Edi Rama, kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta si edhe vetë Berishës. Pavarësisht kësaj, ai ka treguar se “shpirti i demokratëve do të jetojë” dhe se kjo forcë politike do të mbetet e fortë edhe pas 14 majit. Të gjitha, përkundër faktit se PD-ja nuk garon në të gjitha bashkitë për kryetar, po as edhe në të gjithë territorin e vendit për postet e këshilltarëve bashkiakë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
  • Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, nuk pranojmë shtyrje afati

Komentet e Fundit

  1. Oldman on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  2. Ervin on Eurodeputeti gjerman: Rama ndërhyri që Ballukut të mos i hiqej imuniteti, Shqipëria drejt BE-së me një qeveri kujdestare
  3. Ervin on Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  4. Ervin on Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  5. info analitike on Rama flet në Paris për protestat në Tiranë: Ka mbetur një grup i vogël i dhunshëm, janë si tenxhere

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?