Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Jam ndjerë si në shtëpi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Jam ndjerë si në shtëpi
AktualitetPolitike

Ambasadori gjerman përfundon mandatin dhe largohet nga Shqipëria: Jam ndjerë si në shtëpi

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka përfunduar mandatin e tij 4-vjeçar në Shqipëri.

Ai ka mbajtur sot dhe fjalimine lamtumirës, ku të pranishëm kanë qen disa ministra dhe deputetë. Gjatë fjalës së tij, Zingraf është shprehur se në Shqipëri është ndjerë “si në shtëpinë e tij”.

Ambasadori gjerman tha se Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe se  do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.

- Publicitet -

Fjala e plotë:

Pas katër vitesh plot ngjarje, fatkeqësisht erdhi koha që ambasadori Zingraf të largohet për të marrë një detyrë të re. Në pritjen e tij të lamtumirës ai falenderoi të gjithë partnerët dhe miqtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen e tyre. Edhe për stafin e ambasadës ky është një moment melankolik. Falenderojmë ambasadorin Zingraf për shërbimet e tij si fytyra e Gjermanisë në Shqipëri, si shef dhe si njeri, dhe presim me padurim të takohemi sërish!

Për 4 vite rresht bashkëshortja ime dhe unë jemi ndier në Shqipëri njësoj si në shtëpinë tonë.

këtu në mes të qytetit, rrethuar drejtpërsëdrejti prej zhurmave të jetës së përditshme të këtij qyteti miqësor dhe shumëngjyrësh

Larmia e kulturës, historisë, peisazheve dhe besimeve fetare të Shqipërisë na kanë pasuruar shumë. Bashkëjetesa paqësore dhe toleranca mes besimeve fetare është një arritje e madhe, për të cilën Shqipëria mund të jetë krenare, dhe të cilën shqiptarët me siguri do ta mbështesin dhe mbrojnë në mënyrë aktive.

Shqipëria dhe rajoni i saj janë pjesë e palëvizshme hartës politike evropiane, bisedimet e anëtarësimit po realizohen, në Tiranë është zhvilluar një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas verës do të kemi kënaqësinë e Ministerialit dhe Samitit të Procesit të Berlinit.

Gjermania dhe Shqipëria janë sot më të lidhura se kurrë, në shumë qytete gjermane ka fluturime direkte, turistë gjermanë janë duke ardhur në shifra të mëdha si vizitorë kureshtarë dhe të hapur.

Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive këtu në vend për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale.

Pikat kryesore[për procesin e anëtarësimit në BE] janë mes të tjerash reforma në administratë, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në veçanti, institucionet e reja të reformës në drejtësi kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme masive në mënyrë që ato të mund të zhvillojnë efektet e tyre në një afat të gjatë. Unë dëshiroj shumë që Shqipëria të ecë e vendosur në këtë rrugë.

Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Faleminderit Shqipëri për mikpritjen tënde!“

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?