Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Shqipëria të shpallë Hamasin organizatë terroriste
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Shqipëria të shpallë Hamasin organizatë terroriste
AktualitetKryesore

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Shqipëria të shpallë Hamasin organizatë terroriste

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka kërkuar nga Shqipëria, por dhe nga vendet mike të Izraelit, që të shpallin Hamasin organizatë terroriste.

Në një intervistë për gazetaren Sidorela Gjoni, ajo theksoi se Izraeli kërkon që vendet mike të mbështesin Izraelin dhe ndërkombëtarët t’i japin kohën e duhur për të reaguar ashtu siç e shohin ata të përshtatshme.

“Ne jemi duke kërkuar ndihmë nga miqtë tanë në pozicione të rëndësishme, në vende të mëdha si SHBA dhe anëtare të BE. Ne jemi duke kërkuar dy –tre gjëra kryesore. Ne duam që këto shtete të vazhdojnë të mbështesin Izraelin dhe ta deklarojnë hapur këtë mbështetje dhe e dyta duam të na japin kohën dhe legjitimitetin për të reaguar në mënyrën se si e shikojmë të përshtatshme për të reaguar.

Nuk do të përpiqemi që të cenojmë civilët në Gaza, por do të synojmë të targetojmë organizatën e Hamasit dhe liderët e Hamasit të vuajnë. Duam që ndërkombëtarët të na lejojnë të përballemi me Hamasin. Asgjë nuk është e balancuar deri sa ne të shkatërrojmë infrastrukturën e Hamas-it. Kërkojmë mbështetjen e vendeve mike që të na mbështesin për këtë. Presim nga vendet mike ndaj Izraelit, përfshirë Shqipërinë që të shpall Hamasin si organizatë terroriste”, tha ajo.

- Publicitet -

Ajo theksoi se askush në Izrael nuk është i sigurt duke theksuar se do të hetojnë se nga erdhi sulmi.

E pyetur se përse Mossad që është agjencia e dytë më e madhe e spiunazhit në Perëndim pas CIA-s, nuk arriti të dallojë paraprakisht sulmin, tha se për këtë do të përgjigjet në një moment të dytë.

“Familja ime për fat të mirë është mirë, por që askush nuk është i sigurt. Jemi vend shumë i vogël. Kam disa miq, djali i të cilëve ka humbur. Më duhet të them se në këtë kohë, kur kemi kaq jetë të humbura, kemi më shumë se 700 persona të vdekur dhe më shumë se 2200 persona në gjendje kritike dhe më shumë se 130 persona janë rrëmbyer. Është një lloj sulmi ndryshe nga sulmet e tjera. Nuk mendoj se kemi aktualisht një përgjigje për këtë pyetje, Është diçka që duhet ta hetojmë. Do të shikojmë se si duhet të përgjigjemi. Ajo që është e rëndësishme është të kujdesemi për personat që janë në gjendje kritike. Për pyetjen do të përgjigjem në një moment të dytë”, tha ajo.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kompania me ish-aksioner vëllain e Belind Këlliçit fiton 800 mijë euro tender nga Porti i Durrësit
  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen për zjarrin që përfshiu Himarën, Policia shoqëron dy persona të tjerë pas çobanit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?