Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Analizë / Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Analizë / Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike
AnalizaLajmi i funditopinion

Analizë / Nga fitorja ushtarake, tek izolimi global: Izraeli mes lavdisë dhe ‘kostos’ politike

Published: July 6, 2025
Shpërndaje

Pas mbi 75 vitesh konflikte me fqinjët, Izraeli, një shtet i vogël sa New Jersey, ka arritur të dobësojë ndjeshëm kundërshtarët e tij, përfshirë Hezbollahun në Liban, Hamasin në Gaza, Houthit në Jemen dhe madje edhe Iranin që i mbështet ata.

Ky fuqizim ushtarak i ka dhënë Izraelit për herë të parë që nga themelimi i tij në vitin 1948-ën një perspektivë më të qetë, me rrezikun e një Irani bërthamor të zvogëluar dhe marrëdhënie më të qëndrueshme, megjithëse të tensionuara, me vendet arabe të Gjirit Persik.

Megjithatë, kostoja është e lartë.

- Publicitet -

Reagimi i ashpër ushtarak i kryeministrit Benjamin Netanyahu ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, që shkaktoi 1,200 viktima dhe 250 pengje, ka vendosur Izraelin në një pozitë të vështirë ndërkombëtare, ku shpesh akuzohet për krime lufte dhe gjenocid. Lufta në Gaza ka shkaktuar dhjetëra mijëra viktima dhe më shumë se 1 milion të pastrehë, ndërsa mijëra ushtarë izraelitë kanë humbur jetën dhe pengjet mbeten ende në duart e Hamasit.

Në SHBA, mbështetja për Izraelin është bërë temë shumë e ndjeshme dhe e polarizuar, me përplasje të forta në Kongres dhe protesta të shumta, si dhe rritje të incidenteve antisemitike. Brenda Izraelit, vendimi për të dhënë përparësi fitoreve ushtarake mbi kthimin e pengjeve ka shkaktuar “plagë të thella” dhe tensione në marrëdhëniet me pakicën arabe.

Në planin diplomatik, konfliktet kanë dëmtuar shpresat për normalizim marrëdhëniesh me vendet e Gjirit, sidomos Arabinë Saudite, dhe kanë përshkallëzuar dhunën në Bregun Perëndimor. Megjithatë, ka shenja dialogu me Sirinë dhe mundësi rikthimi të normalizimit me Arabinë Saudite pas përfundimit të luftës në Gaza.

Në skenën ndërkombëtare, lëvizje si BDS (bojkot, divestim, sanksione) kanë fituar impakt të ri, ndërsa opinionet negative për Izraelin janë rritur në shumicën e vendeve, përfshirë vende të rëndësishme evropiane.

Demonstratat pro-Palestinës kanë marrë përmasa globale, shpesh duke përshkallëzuar tensionet dhe përplasjeve, duke përfshirë edhe sulme ndaj hebrenjve dhe muslimanëve.

Ndërsa shumë izraelitë mbështesin këto luftëra për sigurinë e vendit, ndjenja e pasigurisë dhe përçarjet sociale po rriten brenda dhe jashtë Izraelit, duke sfiduar kryeministrin Netanyahu dhe duke ngritur shqetësime mbi të ardhmen e rajonit dhe paqes.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi që po eliminon grupin kriminal me 23 emra, saga e hakmarrjes pas plagosjes së dyfishtë në 2025
  • Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter
  • Zjarret, ministri Demo takim me zjarrfikësit: Përgatitjet për sezonin e ardhshëm duhet të nisin që tani
  • Nga Prizreni në kupolën e NATO-s, kush është gjenerali gjerman që merr një nga postet kyçe të Aleancës
  • FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja

Komentet e Fundit

  1. labi on Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  2. demo on Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet në qendër të qytetit 44 vjeçari, plagoset kalimtari i moshuar
  3. demo on FBI dhe ekspertë të sigurisë anerikane zbarkojnë në Tiranë, zbulohet arsyeja
  4. demo on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?
  5. Gjon on BE-ja shpik “anëtarësimin e asociuar” për Kanadanë, çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?