Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Anëtarësimi i Suedisë në NATO pasqyron realitetin e ri të sigurisë në Evropë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Anëtarësimi i Suedisë në NATO pasqyron realitetin e ri të sigurisë në Evropë
Bote

Anëtarësimi i Suedisë në NATO pasqyron realitetin e ri të sigurisë në Evropë

Published: March 8, 2024
Shpërndaje

Suedia iu bashkua zyrtarisht NATO-s të enjten, një vendim që zyrtarët thonë se u nxit nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainës. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, ky njoftim u bë ndërsa aleanca po bën stërvitje në shkallë të gjerë mbi rrethin e Arktikut për të demonstruar fuqinë dhe unitetin.

Të enjten, Suedia u bë vendi i 32-të i NATO-s. Njoftimi zyrtar u bë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Para sulmit të dytë të Putinit ndaj Ukrainës në shkurt 2022, anketimet tregonin se më pak se një e treta e suedezëve mbështesnin anëtarësimin në NATO. Pas sulmit, tre të katërtat e suedezëve e bënë të qartë dëshirën për t’iu bashkuar aleancës. Suedezët kuptuan diçka tepër të rëndësishme – që nëse Putini e ka dëshirën për të fshirë një vend fqinj nga harta, atëherë ai mund të mos ndalet me kaq”, tha Sekretari Blinken.

- Publicitet -

Kryeministri suedez Ulf Kristersson paralajmëroi se situata e sigurisë në Evropë nuk ka qenë kaq serioze që nga Lufta e Dytë Botërore, por se vendi i tij mund të ndihmojë.

“Kemi kapacitete unike me të cilat mund të kontribuojmë në tokë, ajër dhe det. Mbështetja jonë për Ukrainën është thelbësore. Ukraina po lufton me guxim për lirinë e saj, por po mbron edhe lirinë evropiane”, tha kryeministri suedez.

Ai ishte ndër të ftuarit e nderit të presidentit amerikan Joe Biden gjatë fjalimit për gjendjen e vendit në Kongres.

“Sot e bëmë NATO-n më të fortë se kurrë. Mirëpritëm Finlandën në aleancë vitin e kaluar. Dhe pikërisht sot paradite, Suedia u anëtarësua zyrtarisht dhe kryeministri i saj është tani këtu. Ngrihuni në këmbë. Mirëserdhët!”, tha presidenti Biden.

Lajmi u mirëprit edhe nga presidenti ukrainas Zelenskyy.

“Një vend më shumë në Evropë është bërë më i mbrojtur nga e keqja ruse. Kur siguria e një vendi është e garantuar dhe kur ai vend vërtet mund të forcojë sigurinë e përbashkët, të gjithë fitojnë”, tha presidenti ukrainas.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov foli për reagimin që do të bëjë Rusia ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO duke përforcuar praninë e saj ushtarake në rajonet Moskë dhe Leningrad.

“Armatime të reja do të vendosen, stacionohen dhe dislokohen, që do të jenë të mjaftueshme ndaj rreziqeve që mund të shfaqen nga territori i Finlandës dhe Suedisë”, tha zoti Lavrov.

Duke demonstruar fuqinë dhe unitetin, NATO filloi stërvitje ushtarake në Arktik të hënën, në kuadrin e manovrave më të gjera që do të vazhdojnë për disa muaj.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?