Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ankesa për Këshillat Bashkiakë, 5 parti të vogla kërkojnë hapje kutish në Gjirokastër, Pukë, Tropojë e Memaliaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Ankesa për Këshillat Bashkiakë, 5 parti të vogla kërkojnë hapje kutish në Gjirokastër, Pukë, Tropojë e Memaliaj
KryesorePolitike

Ankesa për Këshillat Bashkiakë, 5 parti të vogla kërkojnë hapje kutish në Gjirokastër, Pukë, Tropojë e Memaliaj

Published: May 22, 2023
Shpërndaje

Pasi kanë parë rezultate partitë e vogla vijojnë të dorëzojnë kërkesa për rinumërim të votave për këshillat bashkiakë në bashki të ndryshme pasi nuk u kanë dalë rezultatet e pritshme.

KQZ njoftoi sot se pesë parti kanë dorëzuar ankesat në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve duke kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit për këshilla bashkiakë.

Bëhet fjalë për ankesën e Frymës së Re Demokratike dhe LZHK që kundërshtojnë rezultatet në këshillin bashkiak në Memaliaj.

- Publicitet -

LZHK kërkon rinumërim edhe në Pukë ndërkohë Bindja Demokratike ka kundërshtuar rezultatin në Tropojë.

Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultateve në këshillin bashkiak të Gjirokastrës, ku vetëm për një votë, Partia Republikane ka arritur të marrë një mandat.

Memaliaj

Fryma e re Demokratike kërkon rinumërimin e kutive të votimit për këshillin bashkiak në Memaliaj pasi thotë se janë vërejtur parregullsi në 15 kuti votimi. Ajo thotë se në këto kuti votimi është tjetërsuar vota e subjektit të tyre elektoral. Madje në ankesën e saj shkruan se një numërues u tërhoq kur pa parregullsitë. Një tjetër problematikë që konstaton është se numëruesit në grupet e numërimit kanë qenë në konflikt interesi me listat e kandidatëve për këshilla bashkiakë, si vëlla, motër, burrë, grua me kandidatët e parë dhe të tjerë në listat respektive.

Edhe LZHK kundërshton rezultatin e zgjedhjeve për këshillin bashkiak në Memaliaj dhe kërkon rinumërimin e kutive të votimit.

LZHK thotë se numërues ishte burri i kryetares së PS-së, dhe motra e saj.

Ankimimi për Pukën

Në KZAZ Pukë gjatë votimit për Këshillin Bashkiak, LZHK pretendon se vëzhguesit e tyre kanë konstatuar se në 7 kuti, në ekranin e numërimit të votave, kanë dalë më shumë vota për këtë subjekt sesa janë pasqyruar në procesverbal. Po ashtu, sipas tyre, në po këto kuti, i janë hequr vota Partisë Republikane dhe i janë shtuar partive të tjera. Në ankimim, LZHK pretendon edhe se në 6 kuti të tjera në Pukë, janë evidentuar më shumë vota të pavlefshme sesa janë pasqyruar në procesverbal, duke shtuar se këto vota i janë kaluar subjekteve të tjera. LZHK pretendon për një mandat në Këshillin Bashkiak Pukë, teksa thotë se diferenca me PD për këtë mandat është vetëm 35 vota, ndërsa shuma e votave të devijuara, sipas tyre të hequra nga LZHK dhe të shtuara për PD janë më shumë se 35.

Tropojë

Bindja Demokratike ka kundërshtuar rezultatin në Tropojë sa i përket Këshillit Bashkiak, duke pretenduar se vëzhguesit e tyre, në kutinë e votimit nr 0522 kanë konstatuar se në ekranin e numërimit atyre i kanë rezultuar 99 vota, ndërsa në procesverbal janë pasqyruar vetëm 86 vota. Po ashtu, BD pretendon se gjatë numërimit të 4 kutive të tjera, votat nuk janë shfaqur në ekran për shkak të problemeve me sistemin, duke i konsideruar rezultate e tyre si të dyshimta. Ata kërkojnë rinumërim të votave në këto kuti, duke pretenduar për një mandat në Këshillin Bashkiak Tropojë.

Gjirokastër

Në Gjirokastër diferenca për një votë i dha PR një këshilltar bashkiak për të cilin ADSH thotë se i takon asaj.

“Duke qenë se mandate jonë është marrë nga PR për 1 votë kërkojmë nga ana juaj rinumërimin e votave të vlefshme dhe të pavlefshme në QV 4242, lagjja Lunxhëri dhe 4262,Lazarati dhe 4310

Dhe ndryshimin e tabelës për rezultatin e këshillit bashkiak në Gjirokastër duke përfshirë procesin e rivlerësimit dhe rinumërimit të votave pasi na mungojnë 8 vota me të cilat përkthehen në marrjen e mandatit të këshillit bashkiak Gjirokastër” thuhet në ankimimin e tyre”

Po përse është i rëndësishëm përfaqësimi në këshillin bashkiak?

Ndonëse duket pak “sipërfaqësor” ky përfaqësim në raport me kryetarin e Bashkisë, rëndësia e këshilltarëve është shumë e madhe, pasi ata përbëjnë autoritetin e qartë të këshillit për të vepruar në emër të banorëve të komunitetit që përfaqësojnë.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?