Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Ankohej se ishte në rrezik”, mediat keniane për 22-vjeçaren: U përndoq nga shoferi i kazinosë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Ankohej se ishte në rrezik”, mediat keniane për 22-vjeçaren: U përndoq nga shoferi i kazinosë
AktualitetKronike

“Ankohej se ishte në rrezik”, mediat keniane për 22-vjeçaren: U përndoq nga shoferi i kazinosë

Published: February 14, 2023
Shpërndaje

Mediat keniane i kanë kushtuar artikull vdekjes së Joy Aokos, së resë e cila u dhunua në mënyrë brutale në Shqipëri e më pas vdiq në vendlindjen e saj.

‘Tuco.co.ke‘ shkruan se Joy u sulmua në mënyrë të egër në Shqipëri, e më pas u kthye në vendlindjen e saj aty ku u kujdes nga familjarët, deri në frymën e fundit.

“Ishte një ëndërr që do të kthehej në një makth pasi ajo e gjeti veten në koma pas një sulmi të egër. U kthye në shtëpi nga qeveria keniane”, shkruhet në artikull.

- Publicitet -

Ata theksojnë se Joy u gjend më 13 gusht 2022, e shtrirë pa ndjenja poshtë pallatit ku banonte në Tiranë. Sipas nënës së saj Ruth Aoka, vajza e saj ishte viktimë e përndjekjes afatgjatë nga shoferi i kazinosë dhe ajo gjithmonë ankohej se jeta e saj ishte në rrezik. Sipas tyre, Joy ka rënë nga ndërtesa, ngjarje e cila ka çuar në protesta.

Sipas ‘Tuco.co.ke’, dëshmitarët treguan se Joy u sulmua pasi u kthye në shtëpi nga puna nga burri që po e linte në banesë.

Nëna e 22-vjeçares Joy Ayoko, Ruth Abongo tha se Joy humbi jetën për shkak se mori një infeksioni. Ajo tregoi se do kërkojë drejtësi për vajzën e saj e cila u dhunua në apartamentin ku jetonte në Tiranë.

Në Tiranë vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë. Hetuesit janë rikthyer për të dytën herë dhe kanë kryer eksperiment hetimor në hotelin prej nga dyshohet se pasi u dhunua u hodh nga lartësia Joy. Në dhomën ku qëndronte vajza si dhe në katin e tretë të hotelit janë marrë fije floku dhe janë çuar për ekspertim.

Policia e Prokuroria janë duke pritur edhe përgjigje nga kompanitë celulare pasi iu kanë sjelle tabulatet. Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh.

Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.

Oficerët e policisë kanë ripyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.

E para që u ripyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë. Deri më tani s’ka asnjë person në pranga të lidhur me ngjarjen.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Beleri tërheq pas reagimeve “lavdërimin” për ish-deputetin e Agimit të Artë: Ishte e pavend
  • Vdekja e gruas së ish-portierit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për dy mjekët
  • Humb jetën në spital 27-vjeçari në Tiranë, dyshohet se u vetëhelmua me pesticide
  • Qeveria i jep leje të re në Jalë biznesmenit të protestave në Rrjoll
  • Komiteti i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në 21 dhe 22 shtator

Komentet e Fundit

  1. SEHIRXHI on Avokatët e huaj të Veliajt reagojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  2. P S E ? on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  3. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. K O R C A on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  5. ela on PS do të miratojë me votat e veta Hartën e re Territoriale, më 8 tetor shkrihen 15 bashki

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?