Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Antibiotikët nuk funksionojnë më si dikur, mjekja paralajmëron për rrezikun e rezistencës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Antibiotikët nuk funksionojnë më si dikur, mjekja paralajmëron për rrezikun e rezistencës
AktualitetShendetesi

Antibiotikët nuk funksionojnë më si dikur, mjekja paralajmëron për rrezikun e rezistencës

Published: September 13, 2025
Shpërndaje

Shqipëria, ashtu si pjesa tjetër e botës, po përballet me një rrezik gjithnjë e më të madh: mikrobet që nuk i prek më asnjë antibiotik. Mjekja infeksioniste Dr. Alma Hoxha, në një intervistë për Apostrof Podcast, thekson se përdorimi pa kriter i antibiotikëve po na çon drejt asaj që quhet “epoka post-antibiotik”.

“Ajo vjen nga përdorimi pa kriter i antibiotikëve. Shumë njerëz marrin antibiotikë edhe për viroza, që nuk kurohen me antibiotikë. Shumë pacientë i ndërpresin sapo u bie temperatura, duke menduar se janë shëruar. Në fakt, kjo vetëm e qetëson përkohësisht sëmundjen, e cila kthehet më e rëndë,” shpjegon Hoxha.

Sipas saj, rezistenca nuk është problem individual, pasi nuk bëhet rezistent trupi i njeriut, por mikrobi vetë, i cili qarkullon më pas në ajër, në ushqime dhe në të gjithë zinxhirin biologjik. Kjo krijon një rrezik për gjithë komunitetin.

- Publicitet -

Mjekja thekson gjithashtu se përdorimi masiv i antibiotikëve tek kafshët dhe shpendët ndikon drejtpërdrejt edhe tek njerëzit, përmes mishit, ujit dhe tokës. “Nuk mund të themi kjo tokë është e kontaminuar dhe kjo jo. Është një zinxhir që prek të gjithë,” shton ajo.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse kjo tendencë nuk frenohet, shumë nga sëmundjet e zakonshme që sot trajtohen lehtësisht mund të kthehen në kërcënime të rënda për jetën.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  • Policia e Kosovës, aksion i gjerë në lokalet e natës, kontrollohen edhe 155 vajza nga Shqipëria
  • Shtrenjtim deri në 4-fish! ERRU miraton çmimet e reja të ujit sipas fashave, preken familjarë dhe biznese
  • Drejtuesit e PD sulmojnë aktivistët që refuzojnë të rreshtohen pas tyre
  • Kur e Majta tradhton vetveten, lind një e Majtë e re

Komentet e Fundit

  1. Xhemilja on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  2. Vl on Shqipëria firmosi kontratën 6 miliardë dollarë, Kongresi i ri njofton hetime për korrupsion për ish-ambasadoren e SHBA në Greqi
  3. Lili on Kundër investimeve apo kundër korrupsionit?
  4. Dajti on Refuzimi i shfuqizimit
  5. Lili on FOTO: Samiti në Kinë, Trump e quan Putinin “miku im”, kamerat fiksojnë oficerin rus me valixhen bërthamore

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?