Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Antikorrupsioni, Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Antikorrupsioni, Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën
Lajmi i funditPolitike

Antikorrupsioni, Fatmir Xhafaj: Kur nisi fillimisht pati dyshime dhe spekulime, por provuam të kundërtën

Published: December 11, 2024
Shpërndaje

Në takimin e sotëm foli edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj.

Teksa dha shifrat e punës së deritanishme, që e krahasoi me të njëjtin sukses të Reformës në Drejtësi, Xhafaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në përgatitjen e këtij procesi, me qëllim rrugën e Shqipërisë drjet BE brenda vitit 2030 pas hapjes së negociatave dhe grupkapitujve.

Xhafaj u shpreh i bindur se me punën që po bëhet kjo do arrihet, teksa theksoi edhe dyshimet që lindën në fillim për këtë proces të Komisionit Antikorrupsion në lidhje me reformat dhe mirëfunksionimin e të gjithë sektorëve.

- Publicitet -

Madje ai theksoi se “pati edhe shumë spekulime”, njëlloj si me Reformën në Drejtësi.

Edhe brenda mazhorancës kishte debate dhe dyshime për këtë reformë, por Xhafaj tha se nëpërmjet konsultimeve, bisedimeve edhe me kryeministrin Rama që e ka mbështetur këtë proces, u arrit të shkohej deri këtu dhe ata që spekuluan morën të njëjtin rezultat si në rastin kur spekuluan për Reformën në Drejtësi.

Fjala e Fatmir Xhafajt:

“Më 27 maj të këtij viti u hartua rezoluta për reformat mirëqeverisjen për Shqipërinë 2030 në BE. Në pak muaj kemi ndërtuar proces reformimi shumëdimensional në 4 parime të rëndësishme, me standarde të mira europiane. Zgjodhëm rrugën më të gjatë e të vështirë, por të sigurtë për rezultat.

Përcaktim të nevojave për ndërhyrje me masë ligjore institucionale. Kanë kaluar vetëm 6 muaj dhe në sot mund të theksojmë aspekte kyçe. Së pari në këto 10 vjet Kuvendi bëhet hapësira kushtetuese e institucionale e promotori për realizimin e dy reformave të rëndësishme.

Reforma në drejtësi, realitet i prekshëm dhe reformë kaq komplekse që është tregues domethënëse për rolin reformator të kuvendit, edhe për shkak të peshës së funksioneve kushtetuese që bart. Por edhe përfshirja e misioneve të rëndësishme si faktori ndërkombëtar, institucione, biznesi, shoqëria publike etj. Pavarësisht qëndrimeve që kanë, pozicionit kritik.

Vendi ynë ka kapacitete profesionale, ekspertizë e standarde dhe europiane. Rreth 70 ekspertë të nivelit të lartë të propozuar nga organizata të pavarura, janë angazhuar në këtë proces. Rreth 35% e tyre mbajnë tituj shkencore, 40% ekspertë të organizatave të shoqërisë civile dhe shumica kanë eksperiencë në fusha brenda e jashtë e brenda. Edhe 40 ekspertë të jashtëm, pjesa më e madhe shtetas shqiptarë që shërbejnë edhe në vende të ndryshme të botës, apo ekspertë ndërkombëtarë, rezultat ky i diasporës së kualifikuar.

Ne jemi në përmbyllje të analizës me dokument me 700 faqe për mirëqeverisje, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. I mbështetur edhe në rezultate ndërkombëtare. I pari dokument analitik i këtij lloji me ekspertizë shqiptare. Jemi në fazë konsultimi të draftit analitik. Kanë marrë pjesë 600 profesionist të fushës, institucioneve, shoqërisë civile, të pavarura, që kanë dhënë mendime dhe rekomandime me vlerë të pavarura.

Sot keni nisur forumet qytetare, në qarqe me bisedime për qytetarët në fushën e qeverisjes qendrore dhe lokale, se si e shohin qytetarët çështje të tilla dhe se çfarë mund të bëhet me mirë në këto fusha.

Sapo kemi nisur punën për planin kombëtar. Do i jepet rrugë edhe rekomandimeve të Bashkimit Europian në disa fusha. Mund të kordinojnë më mirë institucionet në vend e të bashkëpunojnë, të gjitha pushtetet, sic e thekson edhe progres raporti i fundit i bashkimit evropain.

Shpreh falënderimet për pjesëmarrësit që kanë bërë punë të jashtëzakonshme në këtë proces të debatit dhe hartimit të dokumenteve përkatës.

Partnerëve tanë strategjikë, BE dhe SHBA, ambasadorit Gonzato, Uisnerit fillimisht dhe tani VanHorn për mbështetjen dhe ekspertizën e veçantë. Por edhe të tjerë si PNUD, OSBE, ambasadat e Francës, Zvicrës etj. Por edhe ekspertëve të nivelit të lartë.

Kur e nisëm këtë proces më shumë se një vit më parë u desh të qartësoheshim mes nesh, fillimisht si mazhorancë. Edhe në bisedimet dhe diskutimet me Edi Ramën, së pari për t’u dakordësuar mes nesh për t’i dhënë rrugë projektit me reforma, që u shoqëruar edhe me dyshime dhe spekulime ku ende s’ishte bërë publik asnjë dokument i vetëm.

Koha po provon të kundërtën, ashtu sikurse ndodhi edhe me reformën në drejtësi. Sepse edhe si me reformën në drejtësi ne kemi një projekt për ta realizuar për transfrormime të reja shtetndërtuese. U përballur me këto sfida për ta bërë rrugën e lehtë të Shqipërisë në be më 2030. Kjo është rruga jo në interes të fëmijëve tanë të ardhmes së tyre për të konsoliduar demokracinë dhe shtetin e të drejtës”.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?