Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Antikorrupsioni’, prezantohet Dokumenti Analitik, Xhafaj: Me interes në procesin e integrimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > ‘Antikorrupsioni’, prezantohet Dokumenti Analitik, Xhafaj: Me interes në procesin e integrimit
Politike

‘Antikorrupsioni’, prezantohet Dokumenti Analitik, Xhafaj: Me interes në procesin e integrimit

Published: February 26, 2025
Shpërndaje

Është prezantuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, dokumenti analitik për shtyllën e III-të të objektit këtij komisioni.

Kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ka vënë në pah se dokumentet analitike i janë nënshtruar një procesi të gjerë konsultimi si dhe konsulencës ndërkombëtare të atashuar pranë këtij komisioni.

Sipas asaj që ai deklaroi, dokumentet analitike i janë nënshtruar një procesi të gjerë konsultimi si dhe konsulencës ndërkombëtare të atashuar pranë këtij komisioni.

- Publicitet -

Xhafaj vlerësoi se ky është një dokument tejet i rëndësishëm edhe për shkak të çështjeve që trajton është padyshim në interes të madh të procesit të integrimit.

Sipas tij, dokumenti analitik reflekton qartë angazhimet dhe rekomandimet e BE-së në kuadër të procesit të integrimit, por është edhe një interes i madh qytetar që dëshirojnë padyshim ligje më të mira, përfaqësim më të mirë të interesave të tyre nga personat e zgjedhur prej tyre, institucione të pavarura më të përgjegjshme, llogaridhënëse dhe eficiente në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

“Kur flas për institucione të pavarura, në rastin konkret nuk kam parasysh institucionet e  drejtësisë siç gjykohet rëndom por shteti shqiptar ka një mori institucionesh të pavarura, të cilat i japin llogari dhe i nënshtrohen kontrollit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së Kuvendit, në rastin konkret po flasim më së shumti për këto institucione”, shtoi ai.

Për sa i takon çështjeve që lidhen me institucionet e drejtësisë, Xhafaj sqaroi se janë kapitull më vete që do të shqyrtohen në një fazë të mëvonshme kur të përgatitet dokumenti nga ekspertët.

“Dokumenti parashtron një sërë masash për edukimin më të mirë të qytetarëve, veçanërisht të rinjve dhe fëmijëve me frymën e respektimit të ligjeve. Ndaj është i rëndësishëm ky dokument në thelbin e tij sepse shpeshherë keqkuptohemi apo deformohemi në gjithë këtë proces që po bëjmë”, shtoi Xhafaj.

Më tej ai sqaroi se procesi është në interes të integrimit të vendit në BE, sepse është interesi i lartë qytetar për çështje të tilla sensitive që ka bërë bashkë këtë grup ekspertësh, që në përfundim t’i bëjmë këto institucione më të përgjegjshme në raport me përgjegjësitë e tyre.

“Fakti që ne po guxojmë t’i qasemi me një sens vetëkritik përmes një analize reflektimi dhe zgjidhjeve konkrete besoj se ne na bënë krenarë dhe të përgjegjshëm për misionin dhe punën tonë në këtë proces”, tha Xhafaj.

Xhafaj ftoi të gjithë ata që paragjykojnë procesin që të fokusohen te këto dokumente duke i lexuar ato, ndërsa ftoi edhe ata që duan të kontribuojnë të bëhen pjesë e konsultimit publik për Planin Kombëtar të Veprimit.

“Dua të kuptohet se ky dokument ka të bëjë me fushën e sundimit të ligjit. Në kapitullin e parë flasim për funksionet e Kuvendit, rolin mbikëqyrës dhe monitorues, efektivitetin, transparencën dhe llogaridhënien e Kuvendit dhe deputetëve të tij. Flet për zgjedhjen e institucioneve të pavarura dhe e sqarova për cilat institucione të pavarura flasim; për mbrojtjen, respektimin e mekanizmave garantues të të drejtave themelore të njeriut; mbrojtjen dhe garantimin e të drejtës së pronës; të drejtës për informim dhe të dhënave personale; për institucionet e pavarura, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për edukimin ligjor të publikut. Kjo është lënda që kemi ne këtu, nëse quhet herezi dhe mëkat pranojmë ta marrim përsipër, por është një gjë shumë e dobishme që ne me një sens vetëkritik dhe reflektues mbi situatën aktuale po ngrihemi për të parë se cilat janë arritjet, por edhe problemet që shqetësojnë dhe zgjidhjet që ne mendojmë”, përfundoi Xhafaj.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  • Pse dështoi CIA në rrëzimin Enver Hoxhës? Historiani britanik rrëzon mitin e Kim Philby
  • Vrasje në Shkodër: Dyshime për hakmarrje, i vëllai në 2017-ën vrau për një borxh dhe “çështje nderi”
  • (no title)
  • Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?

Komentet e Fundit

  1. K R on Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht, ofron 50 mijë euro garanci
  2. Luan on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  3. L.H on Për kryeministrin, politika është mbi të gjitha spektakël dhe estetikë?
  4. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Shqiptarishte on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?