Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Apeli i Alfred Moisiut: Koha për një strategji të përbashkët të mbrojtjes Shqipëri-Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Apeli i Alfred Moisiut: Koha për një strategji të përbashkët të mbrojtjes Shqipëri-Kosovë
Politike

Apeli i Alfred Moisiut: Koha për një strategji të përbashkët të mbrojtjes Shqipëri-Kosovë

Published: May 8, 2025
Shpërndaje

Në emisionin “N’xhiro me Syçin”, një produksion i gazetarit Ilir Demalia, i ftuar këtë javë ishte ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Me një karrierë të gjatë si ushtarak dhe drejtues i lartë shtetëror, Moisiu dha një intervistë me tone kritike dhe vizionare për të ardhmen e sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rajon.

Duke folur për situatën aktuale të mbrojtjes në vend, Moisiu theksoi se Shqipëria duhet të ketë një strategji serioze dhe afatgjatë në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën. “Duhet të kemi një strategji kombëtare për mbrojtjen e kombit si një i vetëm, edhe pse jemi dy shtete,” u shpreh ai.

Moisiu theksoi se marrëveshjet me shtete si Kroacia dhe Austria janë hapa pozitivë, por jo të mjaftueshëm. Sipas tij, vendi ynë ka nevojë për një strategji të mirëfilltë, të mbështetur në përvojë profesionale dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me Kosovën në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

- Publicitet -

“Është koha të mendojmë për mbrojtjen kombëtare jo vetëm përmes ushtrisë, por përmes një platforme strategjike që mbështetet te përvoja, vullneti politik dhe vizioni afatgjatë,” u shpreh ish-Presidenti.

Në intervistën me Demalian, Moisiu kritikoi gjithashtu faktin që institucionet shqiptare shpesh nuk i konsultojnë figurat me përvojë, si ish-presidentë, ish-ministra apo drejtues ushtarakë. “Askush nuk më ka thirrur për këshilla. Ndërkohë që në shumë vende përvoja vlerësohet, këtu lihet pas dore. Kjo tregon mungesë vullneti dhe ndoshta edhe një kompleks inferioriteti,” tha ai. Sipas Moisiut, shteti nuk ndërtohet me improvizime, por “tullë pas tulle”, duke respektuar përvojën dhe dijen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  • Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
  • E enjte e zezë në Wall Street, tregjet amerikane humbasin 3.2 trilionë dollarë
  • Çmimi i naftës rritet në 100 dollarë, paralajmërohet përshkallëzim i ri ushtarak SHBA – Iran
  • Trump nënshkruan urdhrin, u ndalon presidentëve të ardhshëm të bëjnë ndryshime në Zyrën Ovale të SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  2. [email protected] on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  3. L on 06 nëntor 2026
  4. Detari on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. Edi on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?