Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arabia Saudite ngrin dialogun me Izraelin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Arabia Saudite ngrin dialogun me Izraelin
BoteKryesore

Arabia Saudite ngrin dialogun me Izraelin

Published: October 14, 2023
Shpërndaje

Arabia Saudite vë në pauzë dialogun me Izraelin për normalizimin e marrëdhënieve. Një burim i afërt me palët e përfshira në dialog i tha AFP-së se në lidhje me këtë vendim janë informuar edhe zyrtarët amerikanë.

“Arabia Saudite ka vendosur të ndalojë diskutimin për normalizimin e mundshëm dhe ka informuar zyrtarët amerikanë”, citohet burimi.

Arabia Saudite, vendi ku ndodhen vendet më të shenjta të Islamit, nuk e ka njohur kurrë Izraelin dhe nuk iu bashkua Marrëveshjeve Abraham, të ndërmjetësuara nga SHBA në vitin 2020. Falë këtij ndërmjetësimi, fqinjët e Gjirit Bahrein, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Maroku krijuan lidhje me Izraelin.

- Publicitet -

Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden, i ka shtuar presionet ndaj Arabisë Saudite muajt e fundit, në mënyrë që edhe ajo të ndërmarrë të njëjtin hap. Princi i Kurorës Mohammed bin Salma, i njohur ndryshe si MBS, i ka përcaktuar kushtet për normalizimin, mes të cilave edhe garancitë e sigurisë nga Uashingtoni dhe ndihmën për zhvillimin e një programi bërthamor civil.

Pak javë më parë, në një intervistë për Fox News, Bin Salman tha se “çdo ditë i afrohemi” një marrëveshjeje, megjithëse ai gjithashtu këmbënguli se çështja palestineze ishte “shumë e rëndësishme” për Riadin. “Ne duhet ta zgjidhim atë pjesë. Ne duhet të lehtësojmë jetën e palestinezëve“, tha ai.

Lajmet për pezullimin e diskutimeve për normalizimin vijnë në prag të vizitës së sekretarit të shtetit, Antony Blinken, në Arabinë Saudite. Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit nxiti reagimin e menjëhershëm të Riadit, i cili u shpreh i shqetësuar për fatin e palestinezëve në Rripin e Gazës.

Arabia Saudite propozoi angazhimin e diplomatëve të saj “për të ndaluar përshkallëzimin e vazhdueshëm“. Të enjten, media shtetërore saudite raportoi se Bin Salman ka diskutuar “situatën aktuale ushtarake në Gaza dhe rrethinat e saj” me presidentin iranian Ebrahim Raisi. Kjo ishte telefonata e parë midis dy liderëve që kur vendet e tyre njoftuan një afrim të befasishëm të ndërmjetësuar nga Kina në mars, pas shtatë vitesh ndërprerje të lidhjeve.

Në lidhje me urdhrin e lëshuar dje nga Izraeli për zhvendosjen e civilëve të Gazës, Arabia Saudite reagoi me një deklaratë të ashpër. Riadi dënoi thirrjet “për zhvendosjen e detyruar të popullit palestinez nga Gaza dhe shënjestrimin e vazhdueshëm të civilëve të pambrojtur atje”. / Respublica

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë e Natë i bashkohet Wolt në Shqipëri, duke sjellë mijëra produkte farmaceutike për klientët në gjashtë qytete
  • Skandal sigurie në Britani: Kryeministri Burnham mashtrohet nga “shefja e stafit” të Trump
  • Gary Kokalari: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane
  • Arrestohet në Krujë i shumëkërkuari Ylli Zalla
  • Europa në alarm për zjarret, edhe Shqipëria mes vendeve në fokus të Copernicus

Komentet e Fundit

  1. Ekonomisti on Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës; Shqipëria me zëvendësimin më të ulët në Europë
  2. plazhisti on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar
  3. L on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. brunilda on ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën
  5. Precizim on ​Incident i rëndë në Sarandë: Dhunohet kreu antikrim në një lokal nate, 6 të arrestuar, 2 efektivë të pezulluar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?