Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Argjentina në ekstazë/ Messin s’e lënë rëhat as të hajë darkë, mijëra tifozë e rrethojnë dhe i këndojnë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Argjentina në ekstazë/ Messin s’e lënë rëhat as të hajë darkë, mijëra tifozë e rrethojnë dhe i këndojnë!
AktualitetSport

Argjentina në ekstazë/ Messin s’e lënë rëhat as të hajë darkë, mijëra tifozë e rrethojnë dhe i këndojnë!

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Argjentinasit jetojnë në radhë të parë për futbollin, pastaj për të tjerat… Është një çmenduri e vërtetë ajo çfarë ndodh në Argjentinë kur Lionel Messi del për të darkuar. Ndërsa kombëtarja grumbullohet për dy miqësoret me Panamanë dhe Kuraçaon këtë javë, për herë të parë që pas ngritjes së trofeut të Kupës së Botës më 18 dhjetor 2022, që u vendosi yllin e tretë në fanelë, tifozët kanë kaluar në ekstazë. Këto dhjetë ditë pritet të jenë vetëm festë, pasi skuadra nuk ka angazhime në kompeticione, por po shfrytëzon dy datat e lira për të kënaqur mbështetësit. Dhe në këtë kuadër ka qenë çmenduri ajo që ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në kryeqytetin argjentinas Buones Aires.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain doli për të darkuar jashtë, por ky lajm me sa duket u përhap me shpejtësi. Brenda pak minutave një turmë bllokoi trafikun edhe në lagjen Palermo të Buenos Aries, pasi donin të shihnin nga afër kampionin e tyre të Botës. Me mijëra tifozë rrethuan restorantin, madje mësynë edhe brenda tij, pak metra larg tavolinës ku darkonte Messi me familjen e tij.

- Publicitet -

Darka kaloi me ‘serenata’ e këngë patriotike që iu kënduan yllit të kombëtares, që nga koha e Maradonës, vetëm e vetëm pse u solli trofeun e tretë të Kupës së Botës në shtëpi, atë që e prisnin prej 36 vitesh. Dhe për më keq akoma, pas përfundimit të darkës, Messit i është dashur e gjithë mbështetja e Komisariatit të Policisë për ta nxjerrë nga turma gjigante, sepse në të kundërt s’do të kishte dalë dot… Messi ndodhet në Argjentinë me kombëtaren e tij, ku të premten do të luajë një ndeshje miqësore kundër Panamasë në “Monumental”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?