Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i babait të kandidates së PSD, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestimi i babait të kandidates së PSD, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota
AktualitetPolitike

Arrestimi i babait të kandidates së PSD, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota

Published: May 12, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje të reja lidhur me precedentin e Fierit, ku në pranga përfundoi babai i kandidates së Partisë Social Demokrate, Limonera Bozha.

SPAK bën me dije se 63-vjeçari Pandeli Bozha ka qenë i dyshuar nga policia në Fier për blerje votash dhe është arritur të provohet me metoda proaktive të hetimit se tre ditë para zgjedhjeve ka marrë mbështetje për vajzën e tij nga një person në këmbim të parave.

SPAK bën me dije se babai i kandidates Limonera Bozha në bazë të procedimit të nisur më 8 maj akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/b të Kodit Penal.

- Publicitet -

“Procedimi është regjistruar mbi bazën e materialit referues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ndërsa hetimet janë zhvilluar me metoda proaktive të hetimit. Mbi bazën e hetimeve të kryera, deri tani është krijuar dyshimi i arsyeshëm, se më datë 08.05.2025, rreth orës 10:00,  shtetasi me inicialet P.B. është takuar me shtetasin V.L në banesën e këtij të fundit dhe i ka kërkuar mbështetje për vajzën e tij – kandidate për deputete e një subjekti politik në zgjedhjet e 11 Majit 2025. Në këmbim të mbështetjes, shtetasi P.B i ka ofruar shtetasit V.L një shumë parash dhe një fletë të ngjashme me atë të votimit, ku me ngjyrë portokalli, ishte shënuar emri i kandidates që duhej të votohej”, sqaron SPAK.

Në vijim sqarohet se gjatë kontrolleve të kryera është sekuestruar fleta e ngjashme me atë të votimit dhe një kartmonedhë.

“Nga hetimi rezulton se shtetasi V.L. ka konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, ndërsa shtetasi P.B. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”. Më datë 12.05.2025, në orën 02:00 është ekzekutuar urdhri i prokurorit të posaçëm për ndalimin e shtetasit, P.B, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë shtetasi, V.L. Hetimet vijojnë për të verifikuar raste të tjera të shitblerjes së votës nga shtetasi, P.B.”, informon SPAK.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK: Hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen
  • Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Komentet e Fundit

  1. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  3. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  4. Epiri on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. ¿? on Çfarë dimë për shqiptarët pas Skënderbeut?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?