Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestimi i Berberit për korrupsion dhe pastrim parash, VOA: Asnjë reagim nga Balluku për bashkëpunëtorin më të ngushtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Arrestimi i Berberit për korrupsion dhe pastrim parash, VOA: Asnjë reagim nga Balluku për bashkëpunëtorin më të ngushtë
EkonomiLajmi i fundit

Arrestimi i Berberit për korrupsion dhe pastrim parash, VOA: Asnjë reagim nga Balluku për bashkëpunëtorin më të ngushtë

Published: March 14, 2024
Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Evis Berberi, është arrestuar mbrëmë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ai dyshohet për “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”. Me dyshimet për të njëjtat vepra penale, nën arrest kanë përfunduar po ashtu dhe dy sipërmarrës, të lidhur me të, Valter Begaj, dhe Ervis Lamaj, ndërsa në gjendje të lirë po ndiqet dhe Brunilda Bulo, bashkëpunëtore e tyre.

Gjithshka është vërtitur rreth dy kompanive “Net Group” në zotërim të Begajt, ku zoti Berberi ka qenë i punësuar, dhe kompanisë tjetër “Daam”, të blerë më pas nga ky i fundit, prej sipërmarrësit Begaj. Kompania “Daam” u shit më vonë nga zoti Berberi në momentin e angazhimit të tij në strukturat shtetërore, pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kur drejtimin e saj e mori zonja Belinda Balluku. Ai do të shfaqet si një bashkëpunëtor i ngushtë i ministres, pranë së cilës ai punoi fillimisht si këshilltar, për të marrë më pas, drejtimin, si i komanduar, të Agjencisë për Efiçencën e energjisë. Ndërsa në vitin 2021, emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit rrugor, një prej strukturave më të rëndësishme, për nga projektet dhe vlera e lartë e fondeve që administron.

Kompania “Daam” e blerë nga Berberi me një shumë simbolike, shitet prej tij, me një çmim të shumëfishuar, ndërsa ndryshon pronësi dhe administrim disa herë, mes Bulos, Begaj dhe Lamajt. Por sipas Prokurorisë së posaçme, zotëruesi indirekt i saj, ka mbetur zoti Berberi.

- Publicitet -

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave. Transaksione nga “net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.

Mësohet se nga kontrolli i ushtruar në banesën e zotit Berberi, janë gjetur piktura të shtrenjta si dhe vlera monetare që kapin shumën e 4 milion lekëve.

Nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka patur ndonjë reagim mbi arrestimin e zyrtarit të lartë të saj.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
  • Klevi Metaj rrëfen me pranga nga spitali përballjen me 6 policët: Më qëlluan të parët
  • VIDEO: “Më kërcënove se do më hiqje nga shkolla”, studentja përballet në avion me Bledi Çuçin dhe bashkëshorten e tij
  • “Na rrahën me shkopinj e shkelma”, dëshmia e 15-vjeçarit: Na mbajtën të shtrirë në dyshemenë e Ministrisë së Arsimit
  • “S’të bën burrë ajo rrobë që ke veshur, edepsëz. Nuk llogarisni as jetë fëmijësh”, gruaja u kthehet policëve në rrugë – VIDEO

Komentet e Fundit

  1. shqiptar on Dëshmia e një shtetasi amerikan në Ambasadë: Çfarë më ndodhi në Sheshin Skënderbej
  2. ¿? on ​”Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912″
  3. demo on Elisa Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike për krizën
  4. Shqiptar on Ky djalë ju mundi
  5. Phoenix on ​Teatri i lotëve mbi gërmadha

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?