Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet djali i Princeshës së Norvegjisë, akuzohet për përdhunim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arrestohet djali i Princeshës së Norvegjisë, akuzohet për përdhunim
AktualitetBote

Arrestohet djali i Princeshës së Norvegjisë, akuzohet për përdhunim

Published: February 2, 2026
Shpërndaje

Vetëm pak ditë përpara se të ulej në bankën e të akuzuarve për akuza të rënda përdhunimi, policia e Oslos arrestoi të dielën Marius Borg Høiby, djalin e adoptuar të trashëgimtarit të fronit norvegjez.

Ai akuzohet për sulm ndaj një gruaje, kërcënime me thikë dhe shkelje të masave kufizuese.

Distrikti Policor i kryeqytetit norvegjez konfirmoi arrestimin përmes një deklarate të publikuar të hënën, duke bërë të ditur se 29-vjeçari u ndalua mbrëmjen e së dielës.

- Publicitet -

Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi vetëm dy ditë para nisjes së gjyqit të tij për disa raste të dyshuara përdhunimi.

Høiby pritet të dalë të martën para Gjykatës së Shkallës së Parë në Oslo, përballë gjithsej 38 akuzave, mes tyre katër raste të dyshuara përdhunimi dhe sulme ndaj ish-partnereve të tij.

Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e tij për katër javë, duke përmendur rrezikun e përsëritjes së veprave penale.

I akuzuari ka pranuar disa akuza dytësore, por mohon akuzat më të rënda, përfshirë ato që lidhen me dhunën seksuale.

Disa nga ish-partneret e tij janë paraqitur si palë civile në proces, ndërsa një urdhër gjykate i ndalon atij çdo formë komunikimi me to.

Në rast dënimi, Høiby rrezikon një dënim me burg deri në 16 vjet. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë deri në mesin e muajit mars dhe ka ngjallur interes të madh publik në Norvegji.

Çështja zhvillohet në një klimë veçanërisht të tensionuar për familjen mbretërore norvegjeze, pasi dokumente të deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë zbuluan se nëna e të akuzuarit, princesha trashëgimtare Mette-Marit, kishte mbajtur komunikime të shpeshta me Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale, gjatë periudhës 2011–2014.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pacolli padit Ramën në Arbitrazh: Po na merr aeroportin e Vlorës për t’ia dhënë Ron Yeffet
  • Pyetja që mbetet
  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic
  • Rama reagon sërish për pagat e gjyqësorit: Pavarësia ka rrëshqitur në papërgjegjshmëri
  • Zjarr në një anije në Ngushticën e Hormuzit, u godit nga një predhë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH-ja jonë e ushqimeve është ndër më të lartat në Europë
  2. Zdromsi on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  3. xxx on ​“Bed & Breakfast… Kemi hequr dorë nga numërimi i turistëve”
  4. Israel Gomez on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  5. Ethem Lalaj on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?