Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arrestohet për shpifje dhe dhunë në familje drejtuesi i portalit “Shkodra.news”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Arrestohet për shpifje dhe dhunë në familje drejtuesi i portalit “Shkodra.news”
KronikeKryesore

Arrestohet për shpifje dhe dhunë në familje drejtuesi i portalit “Shkodra.news”

Published: October 8, 2023
Shpërndaje
Në Shqipëri policia arrestoi pronarin e portalit “Shkodra.news” Robert Staka nën akuzën e fyerjes, shpifjes dhe ndërhyrjes së padrejtë në jetën e të tjerëve. Sipas policisë, 37 vjeçari Robert Staka menaxhonte llogaritë që kishte në Facebook dhe në WEB, të cilat i keqpërdorte për të fyer dhe për të shpifur për shtetas të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.
Robert Staka akuzohet edhe për një numër veprash të tjera penale si kanosje, dhunë në familje, prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive si dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Arrestimi i tij u krye nga policia e Shkodrës pas kanosjes dhe dhunës së ushtruar ndaj babait të tij, i cili me datën 7 tetor ishte i pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje nga gjykata. I kontaktuar nga mediat vendore babai i tij pretendon se është goditur nga i biri për shkak të mosmarrëveshjeve për problemet e pronësisë së shtëpisë ku banojnë. Në portalin e tij “Shkodra.news” Robert Staka kishte publikuar njoftimin për shitjen e shtëpisë, sipas tij për ta shndërruar në një qendër të portalit dhe ” për të bërë drejtësi “.
Policia e Shkodrës, gjatë kontrollit në banesën e tij, sekuestroi një armë imituese të armës së zjarrit, 2 kompjutera, 2 celularë dhe pajisje të tjera elektronike.
Robert Staka ka punuar për një kohë të gjatë si montazhier në një nga televizionet e qytetit të Shkodrës, ndërsa muajt e fundit ai ishte shumë aktiv në portalin e tij “Shkodra.news”, përmes të cilit ai shprehej se kërkonte të vinte drejtësi.

Ky është rasti i parë i arrestimit të drejtuesit të një prej portaleve të shumta në Shqipëri. Të dhënat jo zyrtare flasin për një numër prej më shumë se 900 portalesh, ku më shumë se 400 prej tyre drejtohen nga gazetarë apo punonjës të mediave.

 

p.c. / dita

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?