Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Arsenali bën ‘pit stop’ në shtëpi me skuadrën e fundit, 6 gola dhe përmbysje e çmendur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Arsenali bën ‘pit stop’ në shtëpi me skuadrën e fundit, 6 gola dhe përmbysje e çmendur
AktualitetSport

Arsenali bën ‘pit stop’ në shtëpi me skuadrën e fundit, 6 gola dhe përmbysje e çmendur

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Arsenal e bën dramë në “Emirates Stadium’ ku barazoi 3-3 me vendin e fundit të Premier Legaue, Southampton. Skuadra e Mikel Artetës dështoi të fitonte në shtëpi dhe rrezikon seriozisht vendin e parë të Premier League, teksa për të tretën dneshje në kampionat nuk arrin dot të fitojë. Ndeshja nisi në dishezë për Arsenal teksa “The Gunners” pëuan gol që në minutën e parë. Një gafë e portierit Ramsdale bëri që Alcaraz të kalonte të tijtë në avantazh. Vetëm 13 minuta më pas, londinezët u ndëshkuan sërish teksa këtë herë ai që shënoi ishte një ish si Theo Walcott.

Megjithatë, topçinjtë u rikthyen në lojë teksa shkurtuan diferencat me anë të Gabriel Martinellit. Në vijim, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta iu afruan golit të barazimit megjithatë miqtë rezistuan duke u futur në dhomat e zhveshjes me avantazhin 1-2. Pjesa e dytë nisi më mirë për Arsenalin, që u fut në fushë me besim se mund të bënte më mirë, por ata që shënuna ishin sërish “shenjtorët”. Në të 66-ën, pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, Ćaleta-Car goditi saktë me kokë, duke shënuar të tretin për Southamton. Në të 88-ën, Odegard arriti që të shënote të dytin për skuadrën e Artetës me një goditje të bukur nga distanca. Një gol që ndezi shpresën se “topçinjtë” mund të merrnin diçka më tepër në këtë ndeshje. Në limitet e kohës së rregullt, Arsenal tregoi forcë karakteri, duke realizuar golin e barazimit, këtë herë Saka insistoi dhe u shpërblye.

Gjyqtari i katërt akordoi 8 minuta shtesë dhe topçinjtë, e rritën ndjeshëm presionin në portën e Southampton, por fati dënoi Trossard, i cili goditi traversën. Në minutat e mbetura Southampton u mbrojt mirë, duke regjistruar një nga surprizat më të mëdha të këtij edicioni, që mund të ndikojë tek fati i titullit kampion. “Topçinjtë” dridhen dhe ndjejnë presionin e Manchester City-t, që ndodhet 4 pikë larg me 2 ndeshje më pak, ndërkohë që ndeshja e radhës për Arsenal do të jetë në “Etihad” ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, që mund të rezultojë dhe takimi më deçiziv për titullin kampion të Premier League, kampionatit më të jashtëzakonshëm në planet, e dëshmaur dhe në këtë përballje të javës së 32-të.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?